Aktivist i denjë i çështjes kombëtare në trojet e Skandinavisë

Shemsi Rukovci mërgoi në Suedi në fillim të viteve të 90-ta si i ri, si shumë shqiptarë tjerë në atë kohë, të detyruar nga represioni i regjimit serb mbi popullatën mazhoritare të Kosovëa. Shemsiu para së të migronte ishte aktivist i dalluar, sidomos në pajtimin gjithëkombëtar në aksionin a Anton Çetës, por me të arritur në Suedi, ai i ngarkoi vetes disa detyra tjera që i pa si prioritet. Ishte koha kur në Suedi kishin arritur përafërsisht 90.000 shqiptarë nga Kosova, të cilët nuk ishin të organizuar aspak. Përkundrazi, ata ishin për çdo ditë pjesë e ballinave të shtypit ditor suedez për aktivitetet e tyre kriminale. Kishin ardhur shumë të rinjë pa prindër, të cilët kishin dezertuar nga thirrjet për shërbim ushtarak, dhë këta të rinjë u keqpërdorën shumë nga rrjetet subverzive që i regrutuan në aktivitete kriminale, sigurisht edhe të infiltruar nga shërbimi sekret serb, i cili punoi shumë që shqiptarët të prezantohen sa më këq në Suedi.

Si prioritet Shemsiu i kishtë dhënë aktivitetit në shuarjen e këtyre rrjeteve kriminale dhe përmirësimin e imazhit të popullit shqiptar në Suedi. Duke marrë iniciaiativa të ndryshme, Shemsiu arriti të formojë një komitet në bashkëpunim me shumë miq në vendstrehimin e komunës së Askersundit, ku ishte i vendosur. Vlen të ceket së në këtë komitet u angazhuan Flamur Kastrati, Vedat Ibishi, Nuredin Sahiti etj. Aktiviteti i tyre ndikoi që kriminaliteti i shqiptarëve të zvoglohet në minimum. Suksesi i tyre në komunën e Askersundit bëri që ky grup të fitojë reputacion dhe të aktivizohen gjithandej në Suedi në luftimin e kësaj dukurie negative, duke i demaskuar bashkëpunëtorët e regjimit serb që ishin infiltruar me parrollat e tyre, gjoja se „këtu në Suedi, atij që nuk vjedh nuk ia kapin lejeqëndrimin”. Parollë që i kishte bindur shumë të rinjë të merren me vjedhje… Pas një ativiteti 6 mujor të këtij komiteti, gazeta e migracionit njofton për këtë sukses duke treguar që kriminaliteti në rradhët e shqiptarëve ishtë minimizuar.Ne Uddevall te Suedise gjate nje aktiviteti:Shemsi Rukovci,Flamur Kastrati etj

Përveç kësajm Shemsiu u kujdes që ta përvetsojë gjuhën suedeze dhe në kontakte me suedezët të tregohet realiteti i gjendjes së mjerueshme në Kosovë, për të cilën suedezët nuk ishin të informuar. Në këtë aspekt, Shemsiu arriti të punojë shumë edhe nga fakti se ishte shahist i mirë dhe u angazhua në njërin nga klubet më të njohura të regjionit Kumlla Hallsberg Alianssen. Në këtë klub ai arriti të kontaktojë shumë intelektualë dhe njerëz të njohur. Rezultatet e Shemsiut në lojën ë shahut i mahnitën të gjithë, nga se ai arriti të ngritet nga 0 në 22.00 reijting, një nivel që atë kohë ishin vetëm 4-5 shqiptarë. Nuk kishte vend dhe tubim që Shemsiu nuk e kishte vizatuar hartën e Kosovës dhe që nuk u kishte spjeguar për situatën e mjerueshmë në Kosovë. Inciativat e tij që të organizohen tubime me suedezë sa më shumë dhe që aty të prezantohet kultura shqiptare patën jehonë në atë rrethinë.Shemsiu me miqet suedez te klubit te shahut KH Alianssen nga Hallsbergu-Suedi

Në njërën nga tubimet e organizuara ku morrën pjesë mbi 300 suedezë prezantimin e shqiptarëve e bëri në mënyrën më të mirë miku i shqiptarëve, albanologu Ullmar Qvick, për të cilën Shemsiu thotë se ishte befasia më e këndshme në Soedi. Ullmari arriti që suedezëve t’ua spjegojë në detajre çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjitësi. Shemsiu me Ullmarin nuk i ndërpreu kurrë konatktet dhe nga ai u frymëzua shumë që të angazhohet edhe më shumë që kombin e vet ta prezantojë sa më mirë në Suedi.

Përveç këtyre dy prioriteteve që i kishte dhënë Shemsiu vehtes ishin: zhdukja e kriminalitetit në rradhët e shqiptarëve dhe puna në teren me suedezë, që të njihet populli suedez me çështjen e Kosovës. Shemsiu kishte punuar shumë edhe në grumbullimin e mjeteve për ndihmë Kosovës. Duke qenë njëri ndër më të bësueshmit në atë rrethinë, Shemsiu u zgjodh Kryetar i Fondit të Qeverisë së Kosovës për atë rrëthinë (fondit të ashtuquajtur 3%). Vlen të theksohet se gjatë kësaj përiudhe për këtë fond u tubuan diku mbi 150.000 marka gjermane.

Shemsiu në vitin 1996 e morri lejeqëndrimin në Suedi, kurse për këtë çështjë njoftoi edhe gazeta më e njohur e rëgjionit “Nerkes Alihanda” me artikullin e saj prej dy faqesh të plota me titullin “Paqartësia për Shemsiun morri fund”, ai morri lejeqëndrimin. Ky shkrim kishte inspiruar shumë suedezë t’i dërgojnë Shemsiut buqeta me lule në shenjë respekti për punën dhe për sjelljet e tik që shumë herë punoi në mënyrë vullnetare, sidomos në firmën Askim Bosteder, firmë kjo që Shemsiut i dhuroi banesë falas për banim gjatë qëndrimit kur nuk kishte lejeqëndrim, në mënyrë që të mos jetojë në kushtet e vendstrehimores që nuk ishin aq të kënaqshme duke e marrë parasysh numrin e madh të azilkërkuesve në atë kohë. Shemsiu për shkak të punësimit u shpërngul në Norvegji në fund të shekullit të kaluar. Edhe atjë nuk e ndali aktivitetin e tij, varësisht nga koha dhe rrethanat. Ai në ndërkohë u martua me shoqen e studimeve, Bahrije Ramaj.

Edhe ne Norvegji Shemsiu u dallua me aktivitet e ti kombetare dhe aktivitetin e lojes se shahut.Vlen te theksohet se Shemsiu pat nderin te luan me talentin norvegjez Magnus Carlsen remi.Magnusi tani eshte shahisti numer nje ne bote./Shkrim i huazuar nga Radio Zeri i Arberit/

Ne foto:Shemsi Rukovci,Magnus Carlsen kampion i botes ne shah

Disa nga kupat dhe mirenjohjet e Shemsiut

KLIKI KETU PER INTERVISTE NE R.KOSOVE

 

Categorised in: Lajme, Norvegji

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: