GJASHTËDHJETËETETA – DASMË E MADHE LLAPJANE II

Edhe një herë për organizimin e demonstratave ’68 në Podjevë Shkruan Abdullah Nishefci
(Me rastin e 41-vjetorit)

Babai im, Haliti, Ismail Ajeti-Bushi dhe Sabri Novosella (Letra që planifikohej të lexohej dhe lotët e babait, spitali, foshnja 3 ditshe që tani e përgjithmonë do të quhet BENI)

Gjersa ishim në hotel, nuk e di se cili propozoi të dalim pak në shëtitje gjer te Kisha. Kërkova falje se nuk mund të shkoja, meqë isha vërtetë shumë i lodhur dhe tmerrësisht i dërmuar edhe fizikisht edhe shpirtërisht, dhe i gjithë nerva, por edhe më vinte turp të dilnja-dilsha në rrugë. Më kishte kapluar një shqetësim dhe dëshprim i tmerrshëm. Kurrë s’kisha mundur t’i fsheh as gëzimet as shqetësimet, mosdisponimi gjithëherë vërehej lehtë tek unë, por sot vërehej më shumë se kurrë. Në shtëpi, pas një ngjarjeje që më kishte ndodhur me babain tim nuk më shkohej.
Nga pakujdesia më “humbi” teksti-letra që duhej të lexohej në miting, kot e kërkoja nuk mund ta gjeja. Dal nga dhoma dhe pyes se mos kanë gjetur njëfar letre në dhomë? Pyetja se si më bëri im atë se çfarë letre qenka ajo, më bëri të dyshoi se ai e kishte marrë. Ka qenë aq i sinqertë sa që me të vërtetë, ashtu si shumica e katundarëve tanë, nuk dinte të gënjent. Të lutem ma jep se nuk është e imja, i them. “Çka është tha ajo letër qi aq fort je ba merak n’të”? Po ti me siguri e paske lexuar dhe tash po e di se çka asht.
Kohën e fundit, përveç Musafit (Kur’anit), që deri vonë ka qenë i vetmi libër në shtëpinë tonë, lexonte edhe literaturë tjetër fetare që ia kishin prurë shokët e tij, e që ishin botime të viteve të tridhjeta në Tiranë.
Një ditë i pata dhënë veprën e Naimit, duke i thënë se Naimi ka qenë bektashi që është shumë i afërt me tarigun-sektin e juaj kaderi, sekt të cilit i përkiste ai. E mori e lexoi dhe i pëlqeu shumë. Një ditë tjetër i them pse s’po e merr librin e Nazmiut (Malësorja) me pa se çka shkruan kojshia ynë. Kur ma ktheu më tha “Po kush ia ka kallxue të gjitha ato atij dhe kush asht ajo Hajria”. Askush i them, si askush, po ai pra koka njeri i mbrrijmë-evlija, shtoi. Dy-tri ditë më parë, pasi dolën Xhela dhe Sabiti nga dyqani, më tha: “Kush ken qita dy qi ma përpara nuk janë ardh këtu, dhe qe sa ditë po due me të vetë diçka jeni tue pshtjellë, po çka s’po di. Shumë po flasin për do farë demonstratash, mos je edhe ti aty? Nuk munda ta gënjeja. Fillova shkurtimisht t’i tregoj, natyrsiht duke u munduar t’ia zbusi pak frikën që e kishte kapluar. I thash se disa të ri po përgatiten që atë ditë kur të flas Ali Shukrija në miting, do t’i thonë bollë më na rrejtët dhe nuk mundemi më të dëgjojmë rrenat e jueja, se jo Rankoviqi, jo Dushani, paskan faj pse janë rreh shqiptarët, pse janë përzënë nga Kosova… Unë mendoj se edhe ti pajtohesh që këtyre të rinjëve duhet edhe na dikusht t’u ndihmojmë e mos t’i lamë vetëm. Po ju more, tha, a e dini se kush është Alija, paj për ta Serbija krejt shqiptarët i jep bile veç nji kime e flokut me i mungue kanë me ju vra e sakatos. Jo me na vra nuk na vrasin e me na rreh pak s’bahet nami, ndoshta edhe na burgosin pak. “Po ju bre bal hala nuk e disi se çka asht shkau dhe çka janë burgjet e shkijeve”. Po ti qysh je hallëlig as ni natë nuk munesh me qinrue dhe kurrë vetja s’ka me t’vye gja”. (Ai këtë e kishte nga përvoja meqë ashtu si shumë llapjan edhe ai kishte përjetuar torturat dhe burgun Jugosllav). Jo bre bal i them nuk asht krejt qashtu ti i pe Bushin (Ismail Ajetin) dhe Sabriun (Novosella) shnosh si molla dhe pse ka disa vjet janë kanë nëpër idrizova e goliotoka e ku jo.
Bushi dhe Sabriu pak ditë përpara kishin qenë mysafirë tek ne. Dhe pothuase tërë natën nuk fjetëm duke bërë muhabet. Sabriun e kisha parë për herë të parë ato ditë të verës së 1968. Shumë kisha dëgjuar për te por edhe pse e kisha koleg, (me profesion ishte rrobaqepës), nuk më kishte rënë rasti ta njihja. Rininë më të mirë të jetës së tij e kishte kaluar në kazamatet e Goliotokut… Bushi ishte dënuar dy herë me vdekje e herën e tretë më burgim të përjetshëm, dëshmitar i gjallë i tradhtisë dhe njëri ndër të parët që pat hetuar hilet e komunistëve të rrejshëm shovenistë edhe pse ishte gati fëmijë si pjesëmarrës i LNÇ. Dëshmitar i masakrimeve të shqiptarëve në Gjilan, Ferizaj e mbarë Kosovën. Më 1950, si gardian burgu në Mitrovicë ua kishte hap dyert e burgut, i kishte armatosur të burgosurit, dihet, shqiptarë, dhe me gjith ata ia kishte dhënë malit.
E kaluara e Bushit nuk mund të përshkruhet as në disa romane e jo më me disa fjali. Ajo është një histori në vete. E shoh të nevojshme ta përmend këtu vetëm një epizod të jetës së Bushit në Idrizovën e llahtarshme. Pak para se të lirohet nga burgu, në kohën kur po vuante ditët e fundit, e kishin helmuar për vdekje dhe vetëm falë Zotit, gjeturisë së tij dhe të një ëndërreje të së ëmës, kishte shpëtuar nga vdekja e sigurtë.
Për Alinë serbia krejt shqiptarët i jep…

“Më mirë e më e vlefshme është me kërkue dije një orë se sa me u falë 70 vjet

(Nga ajo natë, që ishte hera e parë, e sa më kujtohet edhe e fundit me Sabriun, (Sabriu ishte arratisur, për t’i ikur burgosjes në vitete e 70-ta, ku edhe sot gjendet), se si më ka mbetur në kujtesë një ide e tij që edhe sot (1992) do të ishte shumë aktuale.
Në vërejtjen e babit tim se ne të rinjtë e kemi lëshuar pak rrugën e Zotit, të fesë, Sabriu, më kujtohet iu pat përgjigjur disi kështu. “Kam lexuar diku, më duket se Muhameti e ka thënë se më mirë e më e vlefshme është me kërkue dije nji orë se sa me u falë 70 vjet. Pra dija, e dija dihet merret në shkollë, koka për Muhametin në rend të parë e masanej të tjerat. Më duket se as ju pa ne as ne pa juve s’jem kurgja. Edhe shkolla, kuptohet krahas edhe do punëve tjera na ndihmon që të lirohemi prej shkaut. E masi të lirohem e të bashkohemi, krahas shkollave do të ndërtojmë edhe xhamia, po edhe kisha, se disa vëllazën tonë i luten Zotit në gjuhën tonë. Bile në Prishtinë, Shkup e në Tiranë do ta ndëtojmë nga një ndërtesë të madhe me nga tri dhoma. Në njanën dhomë do të falën myslmanët, në tjetren të krishterët, e në atë më të madhen do të bashkohem e të rrijmë e bajmë muhabet të gjithë së bashku, edhe myslimanët, edhe të krishterët edhe komunistët.

Këshu kishte thënë Sabriu para plot nëzet e katër vjetësh, por unë dua t’i kthehem letrës që ishte bërë shkak i ngjarjes për të cilën jam duke folur dhe shkak që tani nuk më shkohej në shtëpi.
Pasi bindem se letrën e kishte marrë im atë, i them të lutem ma kthe atë letër se nuk është imja dhe se duhet të lexohet në miting. Kush e ka shkrue dhe kush e lexon? Më pyeti. Nuk di, ndoshta unë, ndoshta Hamiti e mundt edhe ndonjë tjetër.” (Vërtetë Hamiti ishte këmbëngulës që vetëm ai se ai ta lexonte, duke thën se “Duli” (Vetëm Hamiti dhe Xhela më quani “Dul”) ka fëmjë e grua, kurse unë as grua, as fëmijë e as nënë, dhe as ka kush të mërzitet e as të qaj). Kur e pashë se nuk e ka ndërmend të ma kthejë, ishim në oborr, se si për dreq më shkojnë sytë në sëpatën e ngulur në cung të drunjve, dhe aty për aty më lind një ide e tmerrshme, e një të çmenduri, dhe pa menduar fare i them “Nëse nuk ma jep letrën unë do ta shkurtoj dorën në atë cung, duke bërë me dorë nga cungu, dhe vërtetë isha në gjendje ta bëja në budallallëk të tillë, pa menduar fare për pasojat dhe torturat që ia shkaktoja babait. Unë nuk kam fytyrë t’u dal përpara shokëve pa atë letër, shtova. Vetëm atëhere shkoj dhe e nxori letrën nga muri i çarë i shtëpisë së vjetër, ku e kishte fshehur të mbështjellë me një gazetë mu si ndonjë libër të shenjtë, “Sigurisht të mos dëmtohej” mendova në atë çast. Duke ma lëshuar në dorë se si na u përpoqën sytë, i pashë sytë e tij të përlotur, ata sy aq shumë të dashur e të njohur ngjyrë gështenje. Deshi të thotë diçka por nuk mundi dhe përnjëher ia plasi vajit. Njeri vërtetë është qenie e çuditshme, i gjithë ai mllef, i gjithë ai zemrim, i gjithë ai hidhërim, për një çast u shua dhe filluan të mbizotërojnë ndjenjat e arsyes së shëndoshë të cilat ua çelën rrugën ndjenjave të dhembëshurisë dhe dashurisë prindërore, iu afrova, mora letrën dhe duke e përqafuar i kërkova falje dhe dola…
Ku të shkoja?! Isha shumë i tronditur. Me Sabitin dhe Bahriun e kishim lënë të takoheshim në dyqan, por ishte ende herët. Se si këmbët, kushedi nga ç‘ndjenjë e brendshme të urdhëruara, më quan drejtë në spital, ku ishte shoqja pas lindjes së Benit. Nuk di as vetë se si më kishte lindur ideja që ta shihja Benin e posalindur. Kur ia thash këtë shoqës ajo u çudit. “Po ti dy të tjerët nuk ke dashur t’i shohësh edhe pas disa javësh, ç‘të gjeti tash!? Ishte e vërtetë. Edhe tashti kur më kujtohet disi skuqem. Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem. Duke mosdashur që të më shikonte me lotë në sy, ia kthejë shpinën dhe zbres shkallëve teposhtë, pa e parë fare bebën e posalindur, që tani do të quhet Arben, dhe duke menduar “A thua sa vjeç do të jetë Beni kur të kthehem nga …. Mos edhe Beni im do të rritet e do të bëhet burrë pa e parë të atin, ashtu siç ishin rritur shumë bena të tjerë? Mos vallë e edhe Beni im do të rritet jetim ashtu siç kishte lindur dhe ishte rritur babai im, Haliti, pa babë, meqë katilat, siç thoshte gjyshja ime e ndjerë, ia kishin marrë ende pa lindur dhe kurrë nuk ia diti kush as varrin, ashtu siç kishte ndodhur me shumë shqiptarë të tjerë që nuk u dihej as varr as nishan. Edhe unë isha rritur jetim, pa nënë. Qenka e vërtetë ajo që thuhet në popull “Jetimi sjell jetim”.
&. Pas pak gjendem te dyqani. Para dyqanit më presin Sabiti dhe Bahriu, ashtu siç ishim marrë veshë. Bahriut ia jap çelësin dhe ai e hap derën… I shikoj dhe mendoj çka i shtynë këta dy të rrezikojnë kaq shumë… Pse edhe këta nuk janë atje ku ishin shumica e të rinjve.. (Tani veç kishte filluar tubimi për mitingun e Ali Shukrisë…. Përsër truri im: Pas sa kohe do të shihemi, dua t’i përqafoj, por vetëm ua shtri dorë… Vetëmevete them: Zoti u ndihmoftë, dhe dal…. Isha i sigurtë se ose do të vritemi ose do të burgoseshim….

Është më se e vërtetë, edhe pse për shumë kend e pabesueshme, edhe në mëmgjesin e 8 Nëntorit 1968, edhe në mëmgjesin e 27 Nëntorit 1968, që të gjithë anëtarët e Grupit, kanë dalë nga shtëpia, por nuk kan menduar se si dhe kur – pas sa vjetësh do të kthehen! Madje, edhe vetëvetes ia kishin caktuar minimumin e viteve të burgimit, minimumi ishte pesë vjet!!!

Dasmorët dhe dasma e madhe llapjane

Të gjitha këto i kisha menduar sa isha ulur në hotel “Llapi” dhe rrugës gjersa shkoja për në shtëpi. Sa e gjatë mu duk ajo rrugë! (largësia diku 200-300 m). Mu duk se takova rrugës të gjithë podujevasit, të njohur e të panjohur, dhe se vetëm mua më kishin pritur dhe se vetëm për mua flitnin?? Ecsha kokëulur. Më vinte turp t’i shikoja. Më bëhej se të gjithë më pyetnin: Hë, ç’u bë? Pse kështu? Ç’ndodhi? Si ishin fjalët, e të tjetra e të tjera. Kurrë në jetën time nuk e kisha ndier vetën më ngusht. Kurrë nuk mu kishte dukur vetja më qyqar. Kur shkova në shtëpi, hyra drejtë në dhomën time, u mbylla dhe ia krisa të qarit me ngashërim. Im atë më kishte dëgjuar dhe menjëherë hyri në dhomë. U ngrita dhe e përqafova duke e shtrënguar me sa fuqi që kisha dhe njëherit duke i kërkuar falje për gjithë ato mundime e tortura që ia kisha shkaktuar, pa dashje, në mëngjes. Qaja me dënesje të papërmbajtura që tani më kishin shpërthyer gardhin që i kishte mbajtur gjer më tani. Vetëm pasi më shtrëngoi për gjoksin e tij më tërë forcën që kishte dhe ndjeva erën e tij të ndjersës aq shumë të njohur e të dashur të prindit, disi u qetësova. Pasi u qetësova filloi të më tregoi se gjatë tërë kohës së mitingut paska qëndruar në parkun e qytetit që atë ditë paska qenë i mbushur përplotë me njerëz të njohur e të panjohur dhe se paska dëgjuar duke folur se Llapi sot paska një dasmë të madhe, aso dasme sa kurrë s’ishte parë në Llap, e që do të mbahet mend për shumë kohë; se si e kishte ndier vetën krenar meqë edhe i biri i tij ishte dasmor i asaj dasmeje të madhe llapjane; se si iu kishte kujtuar një miting i mbajtur dikur para njëzet e shtatë vjetësh, në të cilin kishte folur patrioti i kësaj ane Bajram Ajvazi, dhe fjalët e tija që i kishte thënë në atë miting të parë në Llap në kohën e “pushtimit”, “Qerrja e jonë nuk guxon të lidhet për qerren e sllavëve kjo do të ishte një vdekje për popullin tonë edhe si shqiptar edhe si besimtarë.
Shihej haptas se edhe ai ishte shumë i mërzitur për këtë dështim, po për të më ngushlluar mua më pat thënë “Hiç mos u bë marak se kështu asht shkrue e nashta edhe ma mirë që nuk pat kurgja”.

MARRËVESHJA VENDIMTARE E 24 NËNTORIT 1968

Në Podujevë nuk ishin demonstrata të studentëve, dhe lirisht mund të thuhet ato ishin të organizuara nga mësuesit, zejtarët dhe nxënësit e gjimnazit “8 Nëntori”

Pas dështimit të përpjekjes për t’iu kundërvu mitingut të 8 Nëntorit, pra të organizimt të demonstratave më 8 nëntor 1968, në Podjevë, përkohësisht qe hequr dorë nga organizimi i tyre, nga frika se mos po dështojmë përsëri. Kështu edhe ishte vendosur nga Grupi Organizues i demonstratave.
Natyrisht, me këtë ide nuk jemi pajtuar as unë, as Xhaferi, as Hamiti, as Hakifi, as Hasani. Megjithate, pas këtij vendimi, Grupi i Podjevës qe orientuar në organizimin e shkuarjes sa më masive të llapjanëve për në Prishtinë.
Më 24 nëntor, pas orës 17, Xheladin Rekaliu informon Grupin e Podjevës për vendimin që është marrë që edhe në Podjevë të organizohen demonstratat më 27 nëntor, dhe po atë mbrëmje u mbajt mbledhja në shtëpinë e Muharrem Berberit, axhës së Hamit Abdullahut.
Vendimi që të organizohen demonstrata edhe në Podjevë qe marrë vetëm dy tri ditë para se duhej të organizoheshin ato. Për këtë unë qesh informuar nga Hamiti.
Edhe pse kanë kaluar 24 vite, si sot më kujtohet ajo mbrëmje, aty rreth orës 18, më 24 nëntorit 1968. Më thonë se Hamiti po të kërkon. Ngritem nga shtrati ku kisha qëndruar i shtrirë tërë ditën, dhe dal. Hamiti më thotë se Xhela paska njoftuar për vendimin e ri që paska marrë Grupi Organizues i Prishtinës, që mundësisht të organizohen demonstrata edhe nëpër qendra të tjera të Kosovës e jo vetëm në Prishtinë, dhe se duhet sonte të tubohen në shtëpinë e axhës së tij dhe të vendosim se çdo të bëjmë. I them po sheh se si jamë, dhe se nuk mund të vij. Ti e di se si ia kemi pas nisur kësaj pune dhe se prej fillimit kam qenë që këtu të organizojmë e jo të shkojmë për Prishtinë. Përsëri jamë, natyrisht nëse jeni edhe ju, për një përpjekje të re që këtu të organizohen. Mendoj se edhe pa mua mund të vendosni, pra nëse ti, Xhaferi, Xhela e Hakifi jeni për këtu edhe unë jam për këtu, nëse rastësisht ndodhë që të ndahen mendimet unë do të përkrah mendimin e Xhaferit, tëndin dhe të Hakifit…
… Sihariqin – lajmin e parë, për vendimin e marrë në mbrëmjen e 24 në shtëpinë e Hamitit, se ëshë vendosur që edhe në Podjevë të organizoheshin demonstratat më dha të nesërmen heret, në mëngjesin e 25 nëntorit 1968, Shaqir Shala. Shaqa më tregoi se, përveç meje (autorit të këtij shkrimi), në mbledhje kishin marrë pjesë të gjithë shokët që kishin qenë më 6 nëntor nëhtëpinë ton. Po ashtu më tregoi se ai (Shaqa) dhe Skënderi kishin shprehur njëfarë rezerveje nga frika se mos po dështohet si herën e parë (më 8 nëntor). I thash se është krejt normale që nganjëherë të mos pajtohemi dhe të mendojmë ndryshe… por, meqë shumica janë për organizimin e demomnstratave edhe në Podjevë, atëherë as ju nuk duhet të ndaheni, besoj se edhe nuk do të ndaheni, dhe vërtetë ashtu edhe ndodhi, edhe Skënder Hoxha edhe Shaqir Shala, bashkë me organizuesit tjerë u vunë në ballë të demonstratave të 27 nëntorit 1968, jo vetëm në Podjevë por edhe në Prishtinë.

Sabit Syla: Mulla Hysen Statofci & Bajram Ajvazi I Para 20 Viteve

Në mbledhjen 24 Nëntorit, (sipas kujtimeve të shokëve), morën pjesë: Hasan Shala, Xheladin Rekaliu, Hakif Sheholli, Sabit Syla, Bahri Shabani, Skënder Hoxha, Xhafer Ejupi, Shaqir Shala dhe Hamit Abdullahu.
Mbledhjen e kryesoi Hakif Sheholli.
Pas një diskutimi të gjerë, dhe, në fillim, një rezerveje të disa anëtarëve, më tepër nga frika se mos po dështohet si herën e kaluar, Grupi përkrahu plotësisht propozimin e Grupit të Prishtinës dhe u mor Vendimi:
I Që më 7 nëntor 1968, në shenjë të Ditës së Flamurit, të organizoheshin demonstrata edhe në Podjevë;
II Demonstratat të fillojnë nga oborri i gjimnazit “8 nëntor”, në orën 13,00:
– të shkruheshin dhe brohoriteshin këto parulla: “Duam vetëvendosje”, “Duam Kushtetut”, “LNÇ nuk na solli barazi”,
– Transparentet të përgatiteshin në Teqen e qytetit,
– Marshuta e demonstrimit të bëhet drejt rrugës kryesore – qendrës të qytetit deri te hoteli “Llapi”, ku edhe duhej të lexohej fjalimi i përgatitur që më parë,
– Që të gjitha detyrat u morën vullnetarisht – Hamiti dhe Bahriu përgatitjen e transparenteve, bashke me Sabitin i cili kishte marrë përsipër leximin e fjalimit (ishte i njejti, me disa korigjime të vogla, ai i 8 nëntorit, i përgatitur në Prishtinë),
– Flamujt ishte zotëruar se do t’i siguronte Hasani me Hamitin të cilët do t’i bartnin gjatë demonstrimit,
– Xhaferi kishte marrë përsipër lidhjen me nxënësit e Gjimnazit, Hakifi me mësuesë, ndërsa Hamiti me zejtarë.
Përveç kësaj atë natë qe vendosur: Xhela të mos marri pjesë në demonstratat e Podjevës, meqë ishte i anagazhuar me detyra të caktuara në Prishtinë dhe mundësisht të mos përmendet emri i Xhafer Ejupit dhe as ky të mos marrë pjesë në demonstrata;
Të demonstrohej në mënyrë të qetë dhe kurrsesi të mos përdorej dhuna, edhe nëse ndërhyn policia, por as të mos ndalet pa përfundar demonstrimi ashtu siç ishte paraparë-planifikuar;
Demonstrimi të mos zgjatë shumë, meqë ishte parapar që sa më shumë të shkojmë për në Prishtinë;
Në hetuesi të thuhet se ishim tubuar për të përgëzuar Hamitin që kishte hyrë në shtëpi të re, ndërsa ideja për organizimin e demonstratave kishte lindur aty për aty, pasi që ishim njoftuar me një letër anonime, kinse të dërguar në adresë të Hamitit, e me të cilën thirreshin llapjanët që me rastni e Ditës së Flamurit të organizoheshin demonstrata edhe në Podjevë, ashtu siç do të organizoheshin në tërë Kosovën.

KRYEKËRKESA ISHTE VETËVENDOSJA!

(Pse nuk u kërkua Republika e Kosovës? Koha kur lindi ideja për republikën e Kosovës…
Vetëvendosja ishte më e madhe, dhe synonte bashkimin gjithëkombëtar) sa di unë, në fillim, më shumë kan qenë për republikë poltikanët llapjanë se sa ish të burgosurit dhe intelektualët… Ndoshta pse republika ishte në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Bunjajt an) Sipas Selatin Novosellës, kërkesa për republikë u hoq nga rendi, me propozimin e Hyrie Hanës, (!!! An); sipas disave, ishte Enver Hoxha, këtë e vërteton edhe Nexhmia, e shoqja, në një shkrim, kundër republikës së Kosovës, gjoja se, nëse shpallet Kosova Republikë, është më vështirë të realizohet kërkesa gjithëshqiptare, për bashkimin kombëtar…. (!!!) (Nuk di nga e kam marrë këtë citat, e di se e kam lexuar diku, por ku? an)
Më kujtohet Gjykatësi, Sali Gashi, gjatë procedimit, pasi më pyet se ç’kuptoj me vetëvendosje, unë u mundova praktikisht t’ia spjegoj, duke zdeshur pallton e dimrit, meqë në zyrë bënte shumë nxehtë, “Kjo është e imja dhe mund ta veshë dhe ta zdeshi kur të dua e ku të dua” ai në vend që të diktojë fjalët e mia, filloi t’i diktojë daktilografit: Me vetëvendosje kupotojë që Kosova të bëhet republikë. Unë reagova, (natyrisht nuk i thashë ashtu siç e lypi: veç pse po ta kana a?), por iu përgjegja: askund nuk bëhet fjalë për republikë…
Viktor Meier (Majer) në librin: Fundi i Jugosllavisë Goditja në Kosovë, Lubjan: Liria, 2007, përveç tjerash shkruan: Është e vërtetë se kërkesa për ngritjen e Kosovës në rangun e republikës federative nuk u theksua kurrë zyrtarisht… dhe se kërkesat e demonstratave të 68-shit, gati në tërësi, u miratuan në pranverën e vitit 1969!!! … Kërkesat e 68-shit, vazhdon Majer, dihen… ndërsa për ato të viteve të 80-ta, autori “nuk e ka të qartë as në ditën e sotme…!!!
& Koha kur lindi ideja për republikën e Kosovë: Konsulta gjuhësore e Prishtinës e vitt 1968 i papriu aktiviteteve të ndryshme, që e çuan përpara procesin e emancipimt të përgjithshëm të shqiptarëve të Kosovës… Ajo u mbajtë në rrethanat e një entuziazmi të përgjithshëm popullor, që kishte krijuar iluzionin se edhe shqiptarët, më në fund, do të jenë të barabartë me të gjithë popujtë e Jugosllavisë. Nga ky iluzion i krijuar për mundësitë e pakufizuara të lirisë, në vitin 1968 lindi ideja për republikën e Kosovës, e cila u manifestua haptas në verën e atij viti edhe brenda struktutrave politike në disa mjedise të Kosovës. Mirëpo e verteta se shqiptarët nuk ishin liruar, doli në shesh qysh në vjeshtën e atij viti, kur në instancat më të larta partiake e shtetërore të Jugosllavisë u tha shkurt se Kosova nuk mund të jetë republikë… Sadri Fetiu. Zëri 10 maj 2008.

DEMONSTRATA SI NJË DASMË E MADHE LLAPJANE

Ishte vërtet ditë feste në Llap &. Haptas e pa frikë u kërkua vetëvendosja
Nisja – Ishte një Hap i pamatur, i nxituar, vonuar, i gabuar, apo i qëlluar?

Prinin Gjimnazistët

Që nga mëngjesi, i datës së 27 nëntorit të vitit 1968, rrugëve të Podjevës kishin vërshuar llapjanët mu si lumenjtë, edhe nga katundet më të largëta. Dita ishte si e porositur, e bukur e me diell, si të ishte pranëverë e jo vjeshtë e vonë.
Demonstratat filluan dy-tre minuta pas orës 13, nga oborri i gjimnazit “8 Nëntori”. Ora 13 ishte caktuar meqë në këtë kohë takoheshun dy ndërrimet, ai i paraditës me atë të pasditës. Organizuesit erdhën më flamuj kombëtar e tranparente të përgatitura, në Teqen e qytetit, vetëm disa metra larg gjimnazit. Ato u shpërndanë brenda pak sekondash, vërtetë u rrëmbyen nga duart e organizuesve. I pari ndër të parët, Dasmën e madhe llapjane e nisi Hasan Shala, i vëllai i dëshmorit Shaban Shala, duke valëvitur Flamurin me shqiponjën dykrenare, shumë i emocionuar e me lot në sy, me këto fjalë: “Hajde na qoftë me hajër e na priftë e mbara”. Dëgjohet një zë nga masa “Për hajr o Hasan, përhajr”. Disa zëra si në kor “Përpara o bijtë e Skënderbeut” dhe filluan të këndojnë Marshin e Skënderbeut, “Frynë murlani me stuhi/ Qielli ç’bumbullonte/ Nën Flamurin kuqezi/ Skënderbeu luftonte”. Dallohet një zë baritoni i Esad Mehmetit, birit të atdhetarit të kësaj ane Xhafer Meta, i cili një pjesë të rinisë e kishte kaluar në burgjet jugosllave, “Për ku jeni nisur o burra? “Atdheun ta çlirojmë” përgjigjet masa si në kor. Në kryqëzimin e parë të kolonës i bashkaqngjiten nxënësit e shkollës fillore “V. Bashkimi” me gjithë mësuesit etyre.
Nisja qe e mbarë. Frika dhe shqetësimi më i madh, që vazhdimisht na kishte munduar, se mos do të pengoheshim që në fillim, kaloi. Fillimi i mbarë thonë është gjysma e punës.
Në kryqëzimin e dytë, para Spitalit të vjetër e të tregut të qytetit, priste masa e përbërë nga mësuesë, zejtarë, punëtorë, tregtarë etj., të ardhur nga të gjitha katundet llapjane. Posa masa doli në rrugën kryesore, tani e përbërë nga disa mijëra demonstruesë, filloi brohoritja e parullave, me të cilat shprehnin kërkesat llapjanët, që njëheri ishin kërkesa të të gjithë shqiptarëve…. për herë të parë haptas e pa frikë: “Duam vetëvendosje”, “Duam Kushtetutën tonë”, “Duam Universitetin tonë“, “LNÇ nuk na solli barazi”, etj. Nga Parku i qytetit doli një grup bukur i madh i përbërë nga më të vjetrit, i cili që nga mëngjesi kishte pritur si në ankth se ç’do të bëhet e si do të zhvillohet situata.
“Nuk kërkojmë as më shumë as më pak seç kanë popujt tjerë
Masa u ndal përballë hotel “Llapi” ku edhe ishte caktuar vendtubimi kryesor. (Ishte vendi prej nga më 28 Nëntor 1941, Jahja Fusha, Hoxhë Visoka, Bajram Ajvazi dhe Mulla Hysen Statofci iu ishin drejtuar llapjanëve, kishte mbetur i paharruar recitimi i vjershë “Ti o dielli i Shqipërisë”, nga Mulla Hyseni…
Aty për aty u improvizua “Bina”- një kontejner i sjellë nga Xhafer Salihu me një tjetër të cilin nuk e njihja dhe as sot nuk e dij se cili ishte, gjë që më vjen shumë keq.
Masës së tubuar nga “Bina” iu drejtua Sabit Syla me këto fjalë: “Vëllezër e motra shqiptare, jemi tubuar sot këtu prej nga do t’i drejtohemi opinjonit të brendshëm e të jashtëm, që në këtë mënyrë t’i paraqesim disa kërkesa, që njëherit janë kërkesa të të gjithë kosovarëve”. Nuk di se si, instiktivisht, gjindem në anën e Sabitit, përballë masës. Shikoj masën e madhe, nuk u besoj syve. Shikimi më ndalet te Hasani, i cili në njëren dorë mban Flamurin kombëtar, ndërsa me tjetrën fshin lotët. Mendja më fluturon te Shabani, i vëllai, që dha jetën për këtë flamur. Truri im rikthen fjalët e Shaban Shalës të thëna para 10-15 vjetësh; “Fillimi, hapi i parë do të jetë më i vështiri, e ai që e nisë e ka më së rëndi, po dikush duhet ta nisë, dikush duhet të jetë i parë..” Po, po hapi i parë u bë, sikur i përgjigjem Shabanit pas sa vitesh. Lumi u zgjua, tash doli nga shtrati dhe nuk do të ketë më forcë që ta kthejë në shtratin e gjumit. Brohoritjet e masës më kthejnë në tokë. Sabiti mu si një bilbil, tash i kishte mundur emocionet, vazhdonte të fliste qetas: “Nuk kërkojmë as më shumë as më pak seç kanë popujt tjerë në Federatën Jugosllave, ate për të cilën shqiptarët liftuan dhe dhanë shumë viktima në të ashtuquajturën LNÇ, idealet e të cilëve, si të Meto Bajraktarit, Emin Durakut etj., u tradhtuan. (Ajo që u tha për herë të parë në Podjevë më 1968, se LNÇ-ja nuk na solli lirinë e pritur… se u mashtruam etj. Në Slloveni, Kroaci, Maqedoni etj. u tha vetëm pas 15-20 vjetësh, e më në fund edhe nga intelektualët e politikanët kosovarë.)
Kërkojmë të vendosim vetë për fatin tonë, pra vetëvendosje”, masa si në zë brohorit “Vetëvendosje, Vetëvendosje, Kushtetutë, Kushtetutë”, Kërkojmë kushtetutën tonë, vazhdoi Sabiti, Universitetin tonë, kërkojmë vende pune këtu në Kosovën e pasur e të varfëruar. Kërkojmë që të kthehen baballarët dhe vëllezërit tanë të punojnë këtu në Kosovë e jo të sillen rugëve të Beogradit dhe të qyteteve të tjera jugosllave për një kafshatë bukë. Këtij tubimi dhe këtyre kërkesave nuk i bashkohen vetëm frikacakët, vetëm qyqarët e tradhtarët e popullit shqiptar”. Masa brohoriste poshtë frikacakët, poshtë tradhtarët e heshtakët.

Në demonstrata me tupan -(edhe plaku 80-v.)

Në demonstratat e Podjevës morën pjesë i madh e i vogël, djemë e vajza, madje edhe tetëdhjetëvjeçarët, si Mulla Hajriz Bradashi, gjyshi i Bahri Shabanit, njërit nga organizuesit e demonstratave. Demonstratat i kishte bërë edhe më madhështore bashkangjitja e një tupanxhiu, i cili i binte daullës mu sikur të ishte daulle kushtrimi. Ishte vërtet ditë feste në Llap.
Pjesa më e madhe e demonstruesve në Podjevë kanë qenë nxënës të gjimnazit “8 Nëntori”, në Podjevë, të cilët dhanë ndihmesën e tyre edhe rreth organizimit të demonstratave, si: Ramadan Paçarada, motrat Sherife e Nazife Blaku, Ajshe Ahmeti, Xhemile Gashi, Sabit Ejupi, Zejnullah Rrahmani, Ejup Sheholli, Safet Nishefci, Fatmir Sejdiu, Naip Zeka, Esad Mehmeti, Fehmi Zymeri, Nexhmi Rerxhepi, Selatin Seta etj.
Demonstratës iu kishin bashkangjitur edhe shumë mësuesë të shkollave të Podjevës dhe fshatrave: Sveçël, Bajçinë, Gllamnik, Ballofc etj. si Bajram Shala, Adem Ajeti, Qazim Musa, Azem Çitaku, Ejup e Shefki Xhata, Idriz Gashi, Nazif Lepaja, Selim e Selatin Vokrri, Sallah Ademi, Hilmi Nishefci, Daut Ajvazi etj.
Nga profesorët e gjimnazit dhe intelektualë të tjerë, ndihmë të madhe kanë dhënë, si me konsultime, këshilla e sugjerime, ashtu me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, vëllezërit Murat e Rifat Blaku, Abdullah Vokri, Idriz Hasani, Ramadan Salihu, Ibrahim Stublla, Jusuf Gërguri, Jakup Sokoli, Shefki Toplica etj.
Ndihmuan e dhe shumë zejtarë, punëtorë e tregtarë si: Emin e Nexhip Ejupi, Sylejman Babatinca, Nezir Bunjaku, Sami Sejdiu, Ali Gashi, Miftar Muqolli, Ibrahim Durulaku, Idriz Rrahmani, Rrahim Gashi, Remzi, Ujup e Muhamet Nishefci, Rexhep Visoka – Nga bankënota prej 20 frangësh, e kohës së Mbretit Zogu I, të cilin e pati pru Rexhep Visoka është nxjerrë shqiponja që u priu demonstratave në Podjevë a.n.), Rasim Ahmeti etj. Më ka mbetur në kujtesë dialogu i Rasimit me një koleg të vetin. Pasi Sabiti e kishte përfunduar “fjalimin”, kolegu i thotë Rasimit: “Hajde të shkojmë”, “Ku të shkojmë? ia kthen Rasimi, paj ne këtë ditë e kena prit more djalë, qe sa vjet që t’na prin Flamuri kuqezi. Po a ke pa ti darsëm më të mirë e më të madhe se kjo?! Ec e mos ba shumë zhurëm, ku këta edhe na”.
Ishte edhe një pjesë e madhe e qytetarëv që nuk na ishte bashkangjitur. Ata ecnin trotuarëve (Disa me detyrë të grupit), ose diku mbrapa, apo edhe më larg, anash. Në fytyrat e tyre sheshazi vërehej se edhe ata solidarizoheshin me ne dhe kërkesat tona. Shikimet e tyre sikur na thonin: “Ju lumtë djema, mos na e shihni për të madhe që nuk iu bashkangjitemi, duhet t’na kuptoni e ta dini se edhe ne me ju jemi”. E ne sikur ju përgjigjeshim “S’ka gjë, s’ka gjë, e dimë se edhe ju sot ose nesër do të jeni aty ku jemi ne sot, se nuk keni kah t’ia mbani”.

Trajtimi i demonstratave si armiqësore Për befasinë tonë, as në fillim, as gjatë parakalimit, as gjatë fjalimit nuk ndërhyri as policia, as strukturat politiko-shoqërore, të cilat me aq besnikëri dhe verbëri (jo të gjithë an) u shërbenin politikës antishqiptare të Beogradit. Vetëm Kryetari i komunës, Ramush Rama, gjatë kthimit, doli dhe u “mundua” të ndalojë demonstrimin, duke kërkuar që të ndalet demonstrimi, (ai tani veç ishte kryer, ishim diku te Shtëpia Kulturës, duke u kthyer aty prej nga ishim nisur) dhe të hyhet brenda që të bisedohet se për çfarë kërkesash është fjala.
Është e pabesueshme, por edhe në mesin e policve shqiptarë ka pasur të informuar për veprimtarinë e grupit. Njëri nga ata ka qenë Shefqet Ejupi, i cili, për të fshehur punën e tij me propozimin e Xhaferit i kishte nënshkruar fletëparaqitjet për disa pjesëmarrës në demonstrata. Në vitete e 90-ta, Sami Sejdiu më tregon se si pas përfundimit të demonstratave i kishte marrë disa parulla dhe i kishte ngjitë, një në murin e stacionit të policisë, një në hyrje të komunës, kurse Shefçet Ejupi me një polic tjetër, që nuk i kujtohej ishte serb apo shqiptar, ishin shtirë kinse nuk po shihnin asgjë.

Asnjë gjimnazist nuk u dënua, as u përjashtua nga shkolla !!

Diku më lart kemi theksuar se demonstratat në Podjevë u organizuen nga mësuesit, zejtarët dhe nxënësit e gjimnazit “8 Nëntori”, dhe se, shumica e pjesëmarrësve në demonstratat e 27 Nëntorit në Podjevë ishin nxënësë të gjimnazit “8 Nëntori”. Këtu mund të shtojmë se vërtet roli, dhe ndihma e tyre ka qenë shumë e madhe. Ndihmë të madhe, si rreth organizimit të demonstratave, ashtu dhe me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, gjatë gjithë demonstrimit kanë dhënë: Ramadan Paçarada, Ajshe Ahmeti, Xhemile Gashi, Sabit Ejupi, Safet Nishefci, etj.
Falë ndihmës, organizimit të tyre, nga oborri i gjimnazit “8 Nëntori” edhe u nisën demonstruesit… Ishte nisja e parë e një rrugeje e kosovarëve për t’i treguar pushtetit jugosllav se tash e tutje do ta marrin fatin e tyre në dorë dhe më nuk do të vendosin të tjerët…
Lidhur me organizimin e demonstratave në Podjevë, si me rastin e përpjekjes më 8 Nëntori, ashtu dhe për 27 Nëntorin, kanë qenë të informuar edhe disa profesorë të gjimnazit, në krye me drejtorin e tyre, Selman Qerimin – Brymën…
Natyrisht se pati edhe profesorë, (ashtu si politikanë), të Gjimnazit që, jo vetëm që ishin kundër, por edhe i sulmuan shumë ashpër, u munduan t’i ndalin… i shanë dhe i fyen, duke i quajtër edhe derra, nxënësit e tyre, por shumica i përkrahën dhe i mbrojtën. Është, për t’u shënuar se asnjë gjimnazistë nuk u dënua as u përjashtua nga Gjimnazi. Pati disa shkarkime në Organizatën e Rininsë. U shkarkua nga detyra e kryetari Ramadan Paçarada, dhe nga Komiteti i Rinisë Ajshe Ahmeti… Meritën kryesore për mos marrjen e masave ndëshkuese, ndaj nxënësve, por edhe ndaj profesorëve të Gjimnazit, flitej se ka pasur Ramush Rama, kryetari i komunës, e veçanërisht drejtori dhe profesori shumë i nderuar, Selman Bryma, për çka edhe qe shkarkuar nga drejtori i gjimnazit “ 8 Nëntori” në Podjevë. Shumë ish gjimnazistë të atyre viteve, përkujtojnë këshillat e urta të Selmanit, jo vetëm prej drejtori, profesori por edhe prej një prindi, “Ruane njëri tjetrin, mos lejoni t’u përçajnë”. Falë këshillave të tij, të gjithë nxënësit ishin kompakt. Një mbrëmje ishte ftuar Ramadan Paçarada në SUP, e gjithë klasa shkoi pas tij dhe nuk u largua nga dera e Stacionit policor, derisa nuk u lirua shoku i tyre… Sipas kujtimeve të gjimnazistëve, Rada Trajkoviqi, një kolege e tyre, (sot emër i njohur) me babain e saj, ishte shkaktare për largimin e Selmanit nga Gjimnazi “8 Nëntoir” por edhe nga Podjeva… I ati i Rades ishte ankuar në të gjitha instancat krahinore, republikane madje deri edhe në Federatë se si ishte shkarkuar e bija nga Komiteti i Rinisë vetëm pse kishte kërkuar të dënoheshin demonstruesit… Edhe profesorit Shefki Toplica, i kujtohet se Selmani ishte thirur uregjentisht në Komitet dhe si i kishte thënë: Duhet të bëjmë çmos, që jo vetëm kuadrin por në rradhë të parë nxënësit t’i mbrojmë dhe t’i shpëtojmë”.
Ramadan Paçarada, kryetari Komiteti të Rinisë, të Gjimnazit, edhe sot (tetor 2008) i kujtohen ato ditë të vrullshme e më të lumtura të rinisë që ka kaluar në gjimnazin “8 Nëntori” në Podjevë… Edhe sot i ka të freskëta kujtimet e atyre ditëve… E rikujton, sidomos mbrëmjen e 26 Nëntorit 1968, kur një grup gjimnazistësh mbajtën mbledhje dhe vendosën që të gjithë të merrnin pjesë në demonstrata që do të organizoheshin me rastin e Ditës së Flamuri… Në këtë mbledhje edhe u vendos që të përkrahet vendimi i Grupit organizues, që demonstratat të niseshin nga oborri i Gjimnazit, pikërisht në orën 13.00. Kjo kohë ishte më e përshtatshme meqë në orën 13.00 takoheshin dy ndërrimet, ai i paraditës, dhe i pasditës. Ramadani pohon se një pjesë e madhe e tyre kanë qenë të informuar edhe për përpjekjen e Grupit organizues, që demonstrata të organizohen edhe më 8 nëntor, ditën e mbajtje së mitingut… Ramadani thotë se ka biseduar edhe me drejtorin e Gjimnazit, Selman Qerimin, që të shkojnë në miting në mënyrë të organizuar, pa ia përmendur qëllimin…(Manifestime sportive për ditën e shkollës, shih te Ajshja) Në bazë të përgjegjes që ka marrë nga Drejtori, “se kjo është shumë e rrezikshme…” shihet se Selman Qerimi ka qenë i informuar edhe për përpjekjen e grupit organizues që me 8 Nëntor të organizohen demonstratat…. Ramadanit i kujtohet edhe takimi i parë, pas përfundimit të demonstratave, me komitelinjtë, dhe polemikat e zhvilluara me ta, dhe kur njëri nga ata iu kishte drejtuar gjimnazistëve në këtë mënyrë: Si nuk u erdhi turp të shkoni prapa berberëve dhe terzive, Ramadani ishte përgjegjur, shul shqip: Edhe Shoku Tito ka qenë kovaq!!!“
Flitej se në mbrojtje të profesorëve dhe nxënësve të tyre, përveç kryetarit të komunës Ramush Rama, kryetarit të rinisë, Rrahim Gashit, kishin qenë edhe Nebi Gashi e Ramadan Vraniçi, që më 27 Nëntor 1968, “rastësisht” kishin qëlluar në Podjevë….

NISJA PËR NË PRISHTINË – NDARJA NGA DY-TRE VETA

DEMONSTRATAT PËRFUNDUAN MË MIRË SE SA U MENDUA Kosova sot F/10
Aristoteli e dinte kush merret me politikë
Pas përfundimit të fjalës së Sabitit masa u kthye përsëri rrugës së APJ, gjer te shtëpia e kulturës, vazhdoi rrugës drejtë stacionit hekurudhor, ktheu majtas rrugës “M. Popoviq” dhe doli në vendin prej nga ku ishte nisur. Pas fjalës së Sabitit edhe një herë të përsëritur, demonstruesit në mënyrë të qetë u shpërndanë, ndërsa, të gjithë anëtarët e Grupit, por edhe shumë të tjerë, në krye me profesorin Rifat Blaku, në një autobus të mbushur përplotë u nisën për në Prishtinë që të marrin pjesë edhe në dasmën e madhe kosovare që do të fillonte në orët e pasditës në Prishtinë.
Ndarja ne stacionin e autobusëve nga 2-3 veta për të mos rënë në sy, unë mbeta me Rifat Blakun me të cilin aty kah ora pa pesëmbëdhjetë në katër, pas dite, shkuam drejt Fakultetit Filozofik… Në oborr të Fakultetit asnjëri i gjallë. Hymë brenda në hol askush, qetësi e plotë nuk ndihet zë as s’ lëviz kush. Ç të jetë vallë?! Që të dyve na pushton një ndjenjë shqetësimi, një brengosje e thellë. Mos janë zbuluar? Mos janë burgosur Organizuesit? Apo ndoshta është ndërruar koha dhe vendi i nisjes? Kjo pyetje disi na ngushëllon dhe qetësohemi pak. Presim edhe pak, as zë s dëgjohet. Nisemi për në qytet as s flet Rifati as unë, ecim në heshtje. Aty përballë hotelit “Avalla” takojmë shokët Ismajl Zhushin dhe N.N. Mundohem me pak fjalë t’u tregoj se si në Podjevë i kryem demonstratat me sukses mu ashtu si e kishim paraparë bile edhe më mirë. Ismajli gëzohet më shtrëngon dorën dhe në sytë e tij vërehen lotë gëzimi. N.N. më drejtohet me këto fjalë: “Shko more kep harrna se ka kush merret me politikë, s’është punë kjo për ty”. Sikur të kisha lexuar atëherë Aristotelin e dijshëm, me siguri do t’i përgjigjesha, “Paj more shok jurist vetëm shtaza dhe Perëndia nuk kanë nevojë të merren me politikë dhe se njeiru bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë… jashtë bashkësisë politike jetojnë vetëm kafshët”.
Ky jurist është njëri nga ata të pakët shqiptarë që prishën besën grevistëve dhe grevave që pat organizuar Sindikata e pavarur e Kosovës me tre shtator 1990 në mbarë Kosovën, madje edhe të birin e kishte dërguar me dhunë në punë. Më kujtohet edhe një rast tjetër, një inxhinier, intelektual mjerisht edhe ky, se sa me kokëfortësi mbronte tezën të cilën e kishin lansuar ish spiunët e UDB-së se këto demonstrata i ka organizuar UDB-ja. Po ashtu edhe ky inxhnier si N.N. është njëri nga ata shqiptarët e pakët që ka mbetur në punë në KE të Kuvendit të Kosovës, pas “shpërndarjes” të Kuvendit të Kosovës-suprimit të autonomisë së Kosovës…

Kurrë në jetën time nuk kisha parë kaq shumë flamuj kombëtarë

“Muhabetin” na ndërprenë zëra të largëta, të paçarta derisa para nesh u shfaq një lum njerzish që s’kishte forcë që ta ndalë. Rifati më shikon dhe sikur pyet “Po nga doli gjithë kjo mori njerëzish, dhe ku ishte vetëm pesë minuta më parë? Ra nga qielli apo biu nga toka? Vërtetë ku ishte e nga doli?
Përnjëherë na pushton një ngazllim i thellë. Kur diç të tillë nuk kishim parë. Ishte diçka madhështore, e papërshkrueshme. Sa zili ua kisha Grupit organizues të Prishtinës, që kishte arritur të qitnin në rrugë, si më dukej mua, gjithë dynjan! E ku ishin demonstratat e Podjevës në krahasim me këto. Në Podjevë kishim arritur të qitnim në rrugë ndoshta një mijë, dy mijë, kurse këtu me mijëra. I numëroj flamujt, një, dy, tre, dhjetë, nuk arrij t’i numëroj të gjithë, vërtetë janë shumë dhe kurrë në jetën time nuk kisha parë kaq shumë flamuj kombëtar. Në mesin e atyre që prijnin-ishin në ballë, shoh edhe disa shokë të grupit të Podjevës , Bahriun, Hamitin, Hakifin, Hasanin etj. Hasani dhe flamujt se si ma përkujtojnë Shaban Shalën dhe ditën kur më “mori” e më “çoi” në Klubin e emigrantëve shqiptarë, që ishte vetëm disa metra larg dyqanit tonë, që ta shoh Flamurin Kombëtar. Më bëhet që edhe sot e dëgjoj zërin e ëmbël të Shabanit, “Ja shikoje se si është Shqipja e jonë e gatshmë të fluturoi Kosovës Kreshnike, tokës së Arbërit, siç e quante ai Kosovën, dhe vetëm pret një Skënderbe që t’i prijë”. Ende pa u larguar nga ky vegim – zëri i Shabanit, se si më bëjnë veshët, apo mos po ëndërroj? A është e mundur? Do të thotë se nuk jamë i vetmi që “merrem” me Shaban Shalën, po, po, vërtet unë nuk vegoj, jam në botën reale dhe dëgjoj brohoritjet për Shaban Shalën heroin e Llapit, viktimën e parë, pas “çlirimit” për Flamur. Në janar 1969, në burgun e Prishtinës, në derën e qelisë, sa më kujtohet, Nr. 24, me gjak, apo ngjyrë të kuqe nuk jam i sigurtë, shkrunate: Këtu është mbytur atdhetari i madh Shaban Shala! Wiki Nentor
Ndryshuar për herë të fundit nga Andi Ballshi : 12-11-2009 më 16:30 Arsyeja: Ka munguar titulli kryesor

Andi Ballshi said:
12-11-2009 15:47
Gjashtëdhjetëeteta – Dasmë E Madhe Llapjane Iii
Edhe një herë për organizimin e demonstratave ’68 në Podjevë
Shkruan Abdullah Nishefci

PAK BIOGRAFI (&. BREZI YNË &. ODA SHQIPTARE) për vete dhe shokët

Shumica e anëtarëve të grupi të llapit kanë qenë mësues

Veprimtaria atdhetare as nuk kishte nisur me ne e as që do të përfundonte me ne
Mësuesit janë themel i themeleve të dritës së një kombi Kadare.
Shtresa e mesme – shpëtimi i kombit!
Ne – brezi ynë u edukua, u formua dhe u frymëzua nga ODA – mysafirët, Shaban Shala, emri i bacës ADEM, librat e ndaluar dhe Radio Tirana
Kur Radio Tiranën ishte rreptësisht të ndaluar
Cilët ishim organizuesit e demonstratave në Podujevë, Si u njohën? Ç’i lidhi? Ç’i bashkoi dhe Ç’ nxiti të merreshin me një veprimtari të tillëmi me një veprimtari të tillë, pa u shkuar mendja se po bëni politikë dhe se po hynin në histori…
Shën Pali thotë: “Ai që ka dashuri, gjithmonë ka diçka të jepë”. Edhe ne përpiqeshim të pepshim atë që mundnim, atë që kishim. Nuk jepnim që të na kthehej. Nuk mbillnim që të korrnim-korrtarët do të ishin të tjerët. Asnjëri nuk mendonte për pozita, kolltuqe a levërdi tjera materiale, madje siç thekson Adil Pireva: “As që pretendonim të ishim farë teoricientësh apo ideologësh, por vetëm veprimtarë të thjeshtë për liri e atdhetarë të ndërgjegjëshëm”.
Që të gjithë rrjedhnin nga shtresa e mesme, shtresa që gjithmonë kishte lozur rolin në historinë e njerëzimit. Shtresa që kishte mbajtur barrën më të rëndë të historisë dhe që kishte luftuar më së shumti… Për nga shkalla, niveli i shkollimit, përveç autorit të këtyre rreshtave dhe Hamitit, që ishim vetëm me shkollim fillor, të tjerët i kishin kryer shkollat e mesme… Edhe për nga mosha nuk dallonim shumë. Shumica ishim të martuar, madje në moshë fare të re, 18-20 vjeçare. Kishim rregulluar pak a shumë jetën, meqë shumica, përveç Sabit Sylës, ishim të punësuar si arsimtar, mësuesë e zejtarë.
Sumica e anëtarëve të Grupit të Podjevës kanë qenë mësuesë, që punonin në katër anët e Llapit, (çfarë rastësie!!!), duke filluar nga verilindja, Hertica, (Bahriu), jugu-Batllava, (Shaqiri), Veriu-Bajçina, ( Hasani), qendra-Podujeva-Gllamniku, (Xhaferi, Hakifi e Skënderi), dhe ndoshta nuk do ta teprojmë nëse themi se demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Podjevë i kanë organizuar mësuesit dhe zejtarët (edhe gjimnazistët) – vetëm Sabiti ishte student. Hasani, mësues, bir fshatari të varfër por shumë të ndershëm, tepër i ndieshëm, tip melankolik, për çkado prekej… dhe shpesh reagonte vrullshëm, siç kam theksuar diku, kur në mesnatë deshi të dilte nga oda. Te Hamiti qajti nga gëzimi që u caktua të barrtte flamurin në demonstrata. Po ashtu qau edhe me rastin e nisjes nga oborri i gjimnazit, qante edhe gjatë fjalës së Sabitit; Shaqiri, një kushëri i Hasanit, mësues, po ashtu nga një familje e varfër, por e ndershme katundare, po të gjithë ishim katundar!; Sabiti e Bahriu, dy më të rinjtë, nga mosha por më të vondosurit dhe më të guximshëmit. Edhe atëherë edhe sot më lind pyetja nga gjithë ai guxim, ai vullnet, ai idealizëm, ajo vendosshmëri e tyre por edhe një siguri-bindje në sukses?! Sabiti, student, ishte bir i një fshatari shumë të varfër, Bahriu i biri i një nënpunësi; Xhaferi, arsimtar, rrjedhte nga një familje zejtare, brezi i parë zejtar shqiptar; Xhela ishte bir mësuesi, Skënderi bir një nëpunësi, brezi i parë i shkolluar në Llap, natyrisht në gjuhën serbe, gjuhën e dërzhavës, gjuhën e “Zotit”.

A mund të jetë njeriu plotësisht objektiv

Diku më lartë kam shkrua se atë natë që më informoi dhe më ftoi Hamit Abdullahu për mbledhjen e 24 Nëntorit, (meqë num mundja të shkoja) në rast të mospajtimit të qëndrimeve, i kisha thën do të mbështes ty, Xhaferin, Xhelën, dhe Hakifin…
Përse kisha vepruar kështu dhe a ishte i drejtë një vendim i tillë? Natyrisht jo. Njeriu është vështirë të lirohet plotësisht nga ndijimet subjektive, të jetë real. Këtë mendim e kanë thënë shumë njerëz të dijshëm e shumë moti. Kështu ka qenë dhe kështu, më sa duket, do të mbetet gjithmonë.
Me Hamit Abdullahun u njohëm në vitet e pesëdhjeta, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1957. Ai ushtronte zejen e berberit, unë të rrobaqepësit. Në fillim na lidhte vetëm esnafllëku, por më vonë edhe diçka tjetër edhe më e fortë. Miqësinë tonë e nisëm duke e dëgjuar Radio Tiranën, atëherë rreptësisht të ndaluar edhe për çka mund të fitoje disa vite burg; e vazhduam me këmbimin e librave, po ashtu shumë të rrezikshme e të ndaluar, si Lahuta e Malcis të Fishtes; “Shota” e “Hasan Prishtina” të Ajet Haxhiut; “Tradhtia” e “Ushtima e Korabit” të Kapllan Resulit e libra të tjerë që tani nuk më kujtohet titulli i tyre, e që kanë qenë shumë.

Mësuesit janë themel i themeleve të dritës së një kombi, thote Kadare

Edhe me Xhafer Ejupin njiheshim qysh nga vitet e pesëdhjeta… Ishte i pari shok me të cilin bisedonim për gjëra “me zararë”), se edhe ne duhet dhe borxh e kemi që të provojmë të bëjmë diç për këtë Kosovë; dhe duhet t”u tregojmë pushtetarëve se shumica e llapjanëve mendojnë ashtu siç ka menduar Shaban Shala e Sabit Kapiti… ashtu siç mendonin Adem Demaçi e Zeqir Gërvalla me shokë e shumë të tjerë.
Hakif Shehollin e njoha në një mbrëmje (1968) koncerti të një shoqërie kulturoartistike. Sa më kujtohet ka qenë mbrëmja kur mysafire ishte SHKA “Liman Kaba” nga Dibra. Vetëm pak ditë pas njohjes, e njoftova me idenë që kishte lindur ato ditë, më shumë në formë pyetjeje, se sa ishte e qëlluar ideja për një lloj proteste, që mendonim të organizonim një ditë tregu në Podjevë.
Nga përgjigjja e atypëratyshme u befasova. Më befasoi edhe gatishmëria por edhe besimi. Ai ishte mësues e unë një terzi më katër klasë fillore! Shpesh e përkujtoj atë moment, para hotel “Llapi”, pikërisht në ora 12. Befasia më e madhe ishte besimi që pati tek unë…Pas një ore, kur e ktheva në dyqan e gjeta para dyqanit, duke më pritur. Dhe, që nga ai moment kishim një shokë më shumë, një shok të zemrës e të idealit.
Edhe pse isha gati 10 vjet më i vjetër, sa i vogël, shumë i vogël, më dukej vetja, ashtu si para mësuesit tim të parë Alushi i Bekteshit, ndaj të cilit ndjej një borxh dhe një nderim të veçantë, po aq sa ndaj babës Halit që më rriti e më edukoj…Që të gjithë mësuesit, gati pa përjashtim, i konsideroja si profet, i adhuroja. Sa qesharak kam rënë shumëherë, madje shumë, shumë naiv, kur më kujtohet se me ata të cilët më kanë tërhequr, vetëm për një këmishë, apo për një krevatë kuqezi, apo me një fjalë apo këngë për Shqipërinë… Por me Hakifin nuk kisha gabuar, nuk isha mashtruar, si në shumë raste të tjera. Dua të jam i çiltër, në fillim, më lindi njëfarë dyshimi. Ai krimb që është burim i të gjitha të këqiave… Mos?! Nga thellësia e shpirtit më thoshte një zë “Nuk guxon të dyshosh”. Dhe vërtetë ai zë i shprtit, ai instinkti i njeriut që rrallë gabon, pati të drejtë. Hakifi e tregoi vetën edhe atëherë edhe më vonë. Ndoshta ai ka pasur më shumë të drejtë të dyshojë në mua. Kush isha unë?!…Nga më kishte lindur ajo ide apo e kujt ishte, siç më shtronin lloj-lloj pyetjesh disa me të cilët bisedoja. Ai kurrë nuk më pyeti se ide e kujt ishte, as para hotelit, as pas ardhjes në dyqan, e më vonë edhe në shtëpi. Edhe sot më duket se e dëgjoj atë zë karakteristik të Hakifit: “Kur të doni dhe ku të doni!?… (shih te Zena)
Me Xheladin Rekaliun u njohëm nga mesi i tetorit, 1968. Në fillim më dukej tepër serioz dhe shumë i mbyllur. Nuk fliste gati fare ose shumë pak. Ne nuk ishim mësuar kështu. Ndryshe nga Xhaferi dhe Hakifi, të cilët na mbytnin me ato shakat dhe humoret e tyre therëse, Xhela vërtetë ishte tip tepër i mbyllur, dhe tepër serioz. Por që në fillim u pa se ai kishte përvojë në punën organizative, dhe vërtetë, siç kam theksuar diku më lartë ai solli një freski, një përvojë në grupin tonë që ishte një ndihmesë shumë e madh. Mbi të gjitha më pëlqeu, edhe pse më befasoi serioziteti dhe sinqeriteti i tij, për moshën që kishte. Që ditën e parë më bëri vërejtje shumë me vend. Më pëlqeu mënyra se si e shprehu haptaz, pavarësisht më pëlqeu mua apo jo.
Sa i përket Hasan Shalës, me të cilin e ishim njohur përmes Xhaferit, dhe ishte një kohë bukur e gjatë që njiheshim, ai ka pasur një vend të posaçëm nderi në grupin tonë, në radhë të parë pse ishte vëllai i dëshmorit të Llapit Shaban Shala, por edhe pse kishte pranuar me gjithë shpirt dhe mezi kishte pritur të inkuadrohet dhe të vazhdojë rrugën atdhetare të të vëllait më të madh.
Më duhet të pranoj se nuk isha treguar i drejtë ndaj shokëve të tjerë. Që të gjithë ishin shokë të mirë dhe patriot të vërtetë, meqë kishin pranuar dhe ishin të gatshëm të merreshin me një veprimtari shumë të rrezikshme e pa kurrfarë interesash vetanake e duke marrë parasysh edhe pasojat shumë të rënda për veti dhe familjet.
Ç’të them për Sabit Sylën, tepër idealist e entuziast, shumë guximtar, që sipas mendimit tim edhe ka meritën kryesore që u lidhëm me Grupin Organizues të Prishtinës… Derisa Hamiti ishte motori i grupit, Sabitin e quanim drugëza e Grupit… Po për guximin, vullnetin dhe këmbënguljen e Bahri Shabanit, që s’i trembej syri dhe as që ia ndiente për asgjë vetëm që t’ia arrinte qëllimit dhe në vend që të “Ngrenin kupa e të puthshin çupa” bashk me Sabtin e shokë të tjerë të rinj, meqë ishin më të rinj se ne të tjerët, filluan të merreshin me politikë. Se si më ka mbetur në kujtesë një detal, kur gjyshi i Bahriut, 70-80 vjeçar, që mendoj se ka qenë pjesëmarrësi më i vjetër, jo vetëm në Podjevë, por në mbarë Kosovën, i demonstratave të 68-shit. Ai duke dashur të bëjë shaka në llogari tonën një ditë tha:”Ju vallahi keni me ja nxanë venin T.T. (sekretarit të KK të Podjevës), “Jo gjysh, ia kthen Bahriu, i tërë i skqur, ne nuk luftojmë për me ja nxanë venin askujt por që në ven të T.T. e shokëve të tij, të pashkollë, të vijnë njerëz të shkolluar, të dijshëm e shqiptarë të vërtetë. Edhe Skënder Hoxha, edhe Shaqir Shala ishin dhe u treguan veprimtarë të vërtetë…

Intelektualët shqiptarë më në fund e kishin kuptuar se kishin jetuar në robëri

Oda Shqiptare

Në odë të burrava, thotë Kadare, nuk bëhen çfarëdo bisedimesh…
Që në fillim kemi cekur se ODA ishte vendi ku i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri… Që të gjithë anëtarët e Grupit të Podjevës ishin rritur në oda të njohura llapjane.
Në odat tona flitej për llapjanët patriotë llapjanë siç ishin: Haxhi Sadria, Murat Gjaka, Ramë Vllasa, Bajram Ajvazi, Fetah Sheholli, Sahit e Jahja Fusha, Ali Ahmeti, Hoxhë Visoka e shumë e shumë të tjerë që s’ishin në mesin e të gjallëve e që nuk u dihej as varri, por edhe për patriotët e gjallë si Sabit Kapiti e Xhafer Meta me shokë, Adem Demaçi e Zeqir Gërvalla me shokë, madje edhe më gjërë për heronjtë kombëtar: Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin; për Shaban Polluzhën, Ibrahim Lutfiun, Rifat Berishën, Nazmi Gafurrin etj. etj…
Është thënë dhe është shkruar se oda shqiptare ishte: Alfabeti dhe shtypi kombëtar; i vetmi institucion kulturor e politkë në gjuhën Kombëtare: oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend… aty mendohej shqip, trajtohej shqip, bisedohej shqip, kuvendohej shqip, merreshin vendime, këshillime, lindëshin ide, shprehej, thuhej, krejt çka i duhej një populli: kritika, lavdërime, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira; Kurrë s’i thuhej një tjetri po gënjen, po rrenë, por nëse vërtetë gënjenjte i thuhej: Po nëse qenka ashtu…. ose unë mendoj pak më ndryshe…
Në një odë të tillë llapjane, siç shkruan Adili, edhe lindi ideja e demonstratave të 1968.
(Në një odë të tillë, në odën e Jakup Lladofcit, pa banga pa dërrasë të zezë, pa fletore, me disa fletë, e me një gjysmë abetare, me nga një gjysmë lapsi, shumëherë dhe një të tretë të lapsit, edhe unë fillova të mësoj Abetaren nga mësuesi shumë i nderua Alush Bekteshi… E ku ta dija unë si fëmijë se ai gjithë atë që na mësonte neve, si shumica e mësuesve shqiptarë, e mësonte natën, ose në ndonjë seminar tremujore…)
500 vjet i kënduam babës mbret, 50 vjet Titos
Në odat tona rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshme trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vllazërimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës.
Në odën tonë vinin njerëz të ndryshëm… Oda jonë, ashtu si gjithë odat shqiptare, ishte e hapur për të gjiithë: edhe për të varfërin edhe për të pasurin, edhe për të mençurin edhe budallain, edhe për hoxhën edhe për mësuesin, edhe për të sëmurin edhe për të shëndoshin, edhe për policin edhe për kaçakun, edhe për ateistin edhe për besimtarin…
Sa me krenari rrëfenin gjyshërit dhe gjyshet tona për lloj-lloj epizodesh trimërie që kishin bërë të afërmit dhe më të dashurit e tyre. Më kujtohet gjyshja ime e ndjerë, nga nëna, se si rrëfent për heroizmin e të vëllait, Xhemë Llalloshi, 15-16 vjeçarë i cili kishte marrë pjesë në një aksion në Merçez të Podujevës, për lirimin e të burgosurve së bashku me trimin bashkëvendasin nga Hërtica, topxhiun Namon Dërvishollin. Rrëfenin për masakrat që i kishin dëgjuar, por edhe për masakrat që i kishin parë e përjetuar, si në kohën e turkut ashtu edhe në kohën e shkaut, sidomos gjatë Ërrëfisë kur, me dhjetra e qindra burra, gra e fëmijë ishin masakruar në sytë e tyre. Vështirë e kishin të rrëfenin por edhe më vështirë të heshtnin, të mbanin mbyllur gjithë ato tmerre që kishin përjetuar.
Por sa më shumë që shtohej terrori e dhuna ata përherë bëheshin më të fortë, më të qëndrueshëm e më të vendosur dhe gjithnjë e më të fortë, lidheshin për tokën mëmë, për Kosovën kreshnike si Anteu për tokën. Sa më shumë shtohej urrejtja aq më e madhe bëhej dashuria për vendin dhe besimi për të ardhmen, për lirinë.
Për gjyshin tim, se si nuk i dihej as varri as nishani, kam shkruar diku më lart, por nuk ishte vetëm kjo. Familja jonë 40 anëtarëshe kishte mbetur herët vetëm në gra dhe fëmijë, pa asnjë mashkull të rritur.
Është shkrua dhe është thënë se secili fshat, secila shtëpi shqiptare kishte nga një Penelopë! Kjo është një e vërtetë. Vetëm në shtëpinë tonë dhe në fshatin Ballofc pati disa ponelopa. Penolopat e Ballofcit ndejtën me ditë, muaj e vite, të ulura në shkëmbat trekëmbësh, pa u shtrirë në shtrat, duke pritur odisetë e tyre,… Në katundet tona, priti guaja burrin, priti i biri të atin, priti babai djalin, priti vallai vëllain, mu ashtu si i ati Uliksin.
Nuk i pata as gjashtë vjet kur pash kufomat e masakruara të fqinjëve, zebicëve… Kishin shkuar në mal për të prerë drunj që të meremetonin shtëpitë e djegura nga “vëllezërit” serbë dhe ishin kthyer në tabuta. Për kthimin e trupave në tabuta dy të rinjve ushtarë, kam shkruar më lart… Në vitin 1953 UDB-ja titiste u mundua të montojë në proces gjyqësor, kinse në odën tonë, me nisiativën e Xhemajl Sejdiut, qe formuar një grup armiqësor. Po thua se të gjithë burrat e laxhes u thirrën, u maltretuan e u rrahën, por falë qëndrueshmërisë dhe pathyeshmërisë së tyre u liruan. E kam borxh që të këtu të shënoj, se më 1950, në odën e Xhemajl Sejdiut, pashë për herë të parë Flamurin kombëtar!.
Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë
Përveç mysafirëve të njohur e të panjohur, mysafirë të shpesht në odën tonë kanë qenë edhe Bajram Ajvazi, Mulla Hysen Statofci, Mulla Ramë Govori, etj. Hamit Zasella, (Për të cilin flitej se kishte sjellë abetarën e parë në Mitrovicë, por edhe në Llap… etj…
Në odën tonë, përveç llapjanëve të përmendur, ishte mysafir i shpeshtë edhe Hamit Zasella (Skënderi) nga Mitrovica. Hamiti ishte një mik-dost i ngusht i axhës Murat. Derisa një mbrëmje, unë lexoja nga libri i Hafiz Ibrahim Dalliut, axha Murat i thotë: Mos asht edhe ky libër që e ke pru ti nga Shqipnia”… Nga muhabeti i zhvilluar mësova se Hami Zasella ishte një atdhetar. Nga goja e tij dëgjova se si i kishte sjellë abetaret e para nga Shqipëria, se si i kishte shpërndarë, jo vetëm në Mitrovicë e Drenicë por edhe në Llap etj. Tregonte se si i kishte rujatur në “Sanë” dhe se si abetaret kishin qenë të rrezikuara, më shumë se ai vetë, edhe nga minjtë edhe nga shkau…
Më ka mbetur në mend rrëfimi rreth regjistrimit të djalit. Kur i tregon ofiqarit, për emërin që kishte vendosur t’ia vejë, ofiqari (natyrisht serb), nuk do t’ia regjistrojë. Por këmbëngulësia e tij bëri që atij, në librin e të lindurve, iu desh të shënojë, jo vetëm një herë emrin Skënder, por për inat të tij e detyroi ta regjistrojë me mbiemër Skënderi. Fjala është për Skënder Skënderin, sot një shkencëta i njohur, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë.
Që në fëmijëri kishim dëgjuar e mësuar Nga Mulla Hysen Statofci për Mithat e Mehdi Frashërin, me të cilët Mulla Hyseni kishte bashkëpunar në vitët e 40-ta. Edhe nga Bajram Ajvazi edhe nga Ramë Govori, edhe nga Mulla H. Statofci edhe nga Meha i Hasanit, edhe nga të tjerët, dilte e njejta porosi: “Kujdesë: Krejt çka vjen nga sllavët dhe miqtë e tyre për ne është e keqe, asaj i vie erë pansllaviste, e çka i vie erë pansllaviste është antishqiptare, pa marrë parasyshë se në çfarë petku vjen… Jugosllavia është një çorbë e tyre. Na kajti, s’na kajti neve. Nuk është se edhe nuk e kemi meritue këtë Kazan. 500 vjet i kënduam Babës mbret, 50 vjet Titos, besoj qe atij që do të vijë pas tij s’do t’i këndojmë as 5 ditë…
Dashurinë për Nënën Shqipëri e ujiti dhe e rriti edhe poema e të madhit Naim “Bagëti e bujqësia” (Unë pata fatin të shoh vetëm disa vargje të saj në vitin 1956). Fara gjeti arën e gatshme, ajo ishte gatitur nga gjyshërit, axhallarët, mysafirët e mësuesit e guximshëm, që nuk na mësonin historinë ashtu siç shkruhej në librat tona, po ashtu siç ishte, dhe vetëm priste farën.
A adhurohej Shqipëria e shokut Enver
Qysh kur lexuam “Bagëtinë e bujqësinë”, Shqipërinë e konsideronim si vendin më të bukur, si vend të shenjtë. Shqipëria për ne ishte edhe Meke, edhe qëndresë, edhe shpresë – ishte ëndrra jonë. E si mos të ishte kur atje kishim gjysmën e trupit tonë, kishim vëllëzërit e gjakut e të gjuhës. Historia, fati, vuajtjet, gëzimet tona ishin të përbashkëta, të pandara. Pra ne nuk e adhuronim Shqipërinë e Shokut Enver Hoxha, Shqipërinë komuniste, (Sa di unë asnjëri nga grupi i Podjevës nuk ka qenë anëtar i PKJ), siç na akuzonin, por Shqipërinë e Naimit të ndritshëm. Nuk e mohoj se Enverin e simpatizonim, bile shumë, kishim arsye dhe aspak nuk na fyente as epiteti nacionalist as epiteti irredentist e as ai separatist as ai enverist.

SUKSESI DUKSHËM I MADH PAKSA NA KISHTE RRITUR MENDJEN – LAZDRUAR

Se kush ishim, dhe çka ishim ne, tregoi bashkangjitja, tregonte besimi që kishin në ne edhe përkundër një propogandeje të madhe që bëhej, si me rastin e përpjekjes së parë, 8 nëntor, si me rastin e demonstratave të 27, se këtu ka dorë UDB-ja, shumica e llapjanëve na besuan dhe na u bashkangjiten. Ky besim, e sidomos nderimi që na bënin pas demonstratave, sikur na rriti pak mendjen. Është e çuditeshme por njeriu kishte nevojë gjithnjë, mund si fëmija për një bravo! Nuk ishin vetëm disa “fëmijë të mashtruar”, siç thonin zyrtarët politik që na kishin ardhur prapa, por edhe të vjetër, burra, të shkolluarë e anafalbetë, por që kurrë nuk u mungoi dashuria për liri. Nuk kishim kryetar grupi, këtë e kam thën edhe diku më lartë. “Ishim të gjithë të barabartë në mesin e të barabartëve”, kështu thotë Adili për grupin organizues të demonstratave, por kështu ishte edhe në Grupin e Podjevës. Por, më duhet të theksoj, se, që nga mbledhja e 6 nëntorit, Xheladin Rekaliu kishte një vend nderi më të lartë…
Suksesi i demonstratave të 68-shit ishte një sukse që nuk kishte arritur asnjë organizatë as ilegale as legale. Por, ishim të vetëdijshëm se nuk ishte sukses, merite vetëm e Grupit Organizues, ishte meritë e gjithë llapjanëve – kosovarëve… Nuk e di kush e tha, se kërkesat, dëshirat e brezit 68, ishin përfshirë, thithur nga të gjitha shtresat e popullatës, nga zejtarë, punëtorë, nxënës, mësuesë por edhe disa intelektualë e udhheq politikë…
Megjithëatë, dëshira për “një bravo, për një ju lumtë” nuk ka treguar, dëshmuar se ndonjëri nga ne ka patur ambicie, lakimi karrieriste për pushtet a ndonjë pozitë, as atëhere kur kishim filluar të merreshim me gjëra me zararë, por as më vonë, kurrë nuk na kishte shkuar mendja për ndonjë prestigj, shpërblim apo për të dalur në gazeta. Por do të ishim të lumtur edhe ne siç thoshte Çajupi, po të munt të vënim edhe një gur të vogël, një gurriçkë makar në godinën e kombësisë sonë do të ndjenim një lumturi të veçantë”. “As që pretendonim të ishim farë teoricientësh apo ideologësh, por vetëm veprimtarë të thjeshtë për liri e atdhetarë të ndërgjegjshëm” thotë Adil Pireva. Kishim menduar se sa vite burg do t’i “fitojmë”.
Që nga Lidhja e Prizrenit, organizata e Kaçakëve, partizanët e LNÇ, ishte një sukses i madh, për herë të parë i një Grupi – Organizate kombëtare që kishte ditur se ç’ishte e mundshem dhe çka nuk duhej dhe nuk mund të kërkohej… Kjo edhe i kishte tmerruar shovinistët serbë! Por jo vetëm shovinistët serbë por, mjerisht edhe disa udhëheqës politikanë e intelektual shqiptarë… Te këta të fundit madje shihej edhe njëfar xhelozie. Vërtetë suksesi, simpatia, kishte ndikuar që organizuesit e demonstratave të 68-shit të bëheshin edhe objekt, jo vetëm i urrejtjes, por edhe i zilisë…. Ishte, Organizata e parë, anëtarët e së cilës ishin gjykuar e dënuar me burgime të rënda, ndërsa kërkesat e tyre ishin realizuar! “gjë që kurrë s’kishte ndodhur diçka e tillë, madje sa ishin ata në burg”!, thekson Adili.
Por meqë të mirat i shfrytëzonin edhe pjesa e madhe e popullësisë, përveç vëllezërve-motrave, bijave dhe të afërmeve të organizuesve, organizuesit aspak nuk brengoseshin. (Jo vetëm organizuesit e demonstratave që u dënuan, por edhe anëtarët e familjeve të tyre patën pasoja të mëdha: vëllezërit, motrat dhe të bijët e bijat e tyre, nuk kishin të drejtë as për shkollim as për punësim… (Kështu kishte ndodhur me bijat e Xhelës dhe të Hakifit, edhe pse nxënëse të shkëlqysheshme nuk kishin të drejtë të regjistroheshin në fakultete; vëllai im, Nysret Nishefci, madje edhe si nxënës i shkollës tetvjeçare, qe larguar nga shkolla! Edhe pas dilpomimit në Akedeminë e Arteve për 8 (tetë) vjet mbeti pa punë… (Vetëm pse ishte vëllai im!)

Organizata e parë pa program

Grupi i Podjevës, (ashtu si edhe ai i Prishtinës), ishte Grupi – Organizata e parë pa program, të përpiluar, (programi i tyre ishte i shprehur në shkruarjen dhe brohoritjen e parullave), pa statut, pa kryetar, pa betim para flamurit e pistoletës… Anëtarët e grupit silleshin njësoj si ndaj atyre që ishin pro, si ndaj atyre që ishin kundër dhe asnjënjësave, si ndaj atyre që rrinin dhe shikoni sehir… Kjo ishte arritur falë disa këshillave të Mulla Ramë Govorit e disa të tjerëve, që u përmendën në fillim. (Gjithnjë jam duke folur për Grupin Organizues të Podjevës, por, kjo frymë, kjo ide, sa di unë, por edhe sipas shkrimeve të Adil Pirevës dhe të Selatin Novosellës, ka qenë edhe te anëtarët e Grupit Organizues të Prishtinës).
Ishte, ndoshta e vetmja organizatë-grup që nuk e kishte në program bashkimin gjithëkombëtar, kjo edhe më së shumti i tmerroi shovinistët serbë, dhe kishte ndikuar që organizuesit e demonstratave të 68-shit të urreheshin aq shumë nga shovenët serbë. Nuk kishin prova për ta gjykuar, edhe pse organizuesit u akuzuan si irredentistë, nacionalistë e shkatërruesë të Jugosllavisë vetëqeverisëse socialiste… Nuk kishte dhënë fjalë të mëdha patriotike për bashkim më Nënën Shqipëri… Ishte i vetëdijshëm se kërkesa për bashkim ishte e drejtë, por, për momentin e caktuar, ishte e pamundshme… Nuk e di nga na kishte hyrë në kokë se pa bashkimin e dy gjermanive nuk do të ketë bashkim kombëtar!?
Nuk e di nga kush u th a, apo u shkrua se brez i 68-shit ishte shumë real me forcën e mundësitë – kaçikun dhe nuk i bëri gabimet e shumë organizatave, si të LP, etj, që siç shkruan Lumo Skendo, alias Midhat Frashëri që s’i kish ardhur akoma mjaftë fuqi dhe barra që desh të ngrinte ishte shumë e rëndë për eshtrat e hollë të saj edhe kështu u thye në mes…” Sikur i përmbaheshim porosisë së Horacit i cili këshillon: të marrim përsipër vetëm një barrë që i përshtatet shpatullave tona… Andaj lindi një ide e re se idealet e Lidhjes së Prizrenit dhe të gjitha organizatave të tjera që i përmendëm më lart mund të realizoheshin me mjete të reja, paqësore, pa luftë, pa dhunë, pa revolucion, pa kryengritje të armatosur, edhe pse më vonë u vërtetua se kjo nuk ishte një ide krejt e qëlluar. Këtë e treguan sidomos vitet e 90-ta kur u vërtetua se vija që përkrahu idenë, se Liria, Pavarësia e Kosovës do të arrihej lehtë e pa luftë, ishte plotësisht e gabuar. Por, kurrsesi nuk mund të pajtohemi me mendimin se kjo vijë nuk e dha kontributin e vetë dhe se u tradhtua, apo tradhtoi siç e përdorim lehtë ne shqiptarët, mund të thuhet se u mashtrua, sikur se u mashtuam shumë herë. Dhashtë Zoti të jetë mashtrim i fundit…

Kërkesat e demonstratave të 68-shit, ishin kërkesa që deri diku përputheshin me kërkesat e politikanëve shqiptarë që ishin në pushtet. Demonstratat edhe qenë një ndihmesë e madhe për këta politikanë, por me të drejtë është thënë se nuk ditën, apo nuk patën guxim, t’i shfrytëzojnë sa duhe e si duhet… Po cili shqiptar, cili politkan shqiptar nuk dëshironte, nuk ishte për Republikën e Kosovës?!. (Vërtetë pati edhe të tillë por ishin të pakët. Në Podjevë siç flitej kishte qenë vetëm një që nuk kishte mundur ta merrte me mend, ta kuptonte se si është e mundur të kërkojmë të ndahemi nga Serbia!!!?)
Suksesi i madh shkatoj urrejtje edhe më të mahe (Borisavi…)
Mendoj, që me të drejt u tha, se pikërisht për atë se Kërkesat e organizuesve u realizuan, meqë ato ishin kërkesa reale, të drejta, (Me këtë nuk them se kërkesat, përpjekjet madje deri edhe në vdekje të organizatave të më hershme, që nga LP, nuk kanë qenë kërkesa reale, të drejta kombëtare a.n), të mundshme, të arrijtshme, të realizueshme, dhe meqë ishte Organizata-Grupi i parë që kishte arritur një sukses të madh, urrejtja e shovinistëve serbë ishte edhe më e madhe, andaj anëtarët e Grupit, madje edhe pas “larjes së faijt” (edhe te Podjevës ashtu si të Prishtënës e qyteteve tjera) u përcollën, u ndoqën, u burgosën edhe u gjykuan… Andaj edhe plotësiht e natyrishme që shovinistët serbë nuk ishin të kënaqur me dënimet e shqiptuara, edhe pse shumë të larta, (gjë që s’kishte ndodhur askund, në asnjë vend të botës, rinia të dënohej për veprimtari rë tilla) ndërsa vetë anëtarë e grupit ishin, ndiheshin shumë krenarë, ishin të kënaqur…
Si ndaj çdo organizate, legale apo ilegale, ashtu edhe ndaj organizuesve të demonstratave ’68, shovinistët serbë, u shfrynë – shfrynë urrejtjen shekullore ndaj shqiptarëv e çdo gjëje shqiptare…

Trumbetimi i Ali Shukrisë

Urrejtja ndaj organizuesve dhe simpatizuesve të demonstratave u përhap edhe tek katundarët serbë. (Ajo vërtetë vetëm sa ishte mbuluar për një kohë nën parullën e vëllazërim-bashkimit).
Propoganda, jo vetëm e Beogradit por edhe e disa politkanëve shqiptarë ishte aq e fortë sa neve na trajtojshin, jo vetëm si nacionilistë e ekstremistë por edhe sikur të ishim gogola e përbindsha.
Këtë e vërteton edhe ky rast: Një ditë derisa isha në librarinë “Rilindja”, për ballë komunës, ku kthehesha shpesh, hyri fqinj im, Borisavi, mori një formular dhe doli. Nuk më përshëndeti si bënte zakonisht, pasi doli e pashë duke qëndruar para komunës. Dola dhe pasi e përshëndeta e pyeta se ç’hall kishte. Më tregoi formularin ia mora nga dora dhe hyra në zyrën e Jusuf Gërgurit. Jusufi ia plotësio dhe bashkë me të shkuam në Arkiv ku e dorëzoi. Po atë ditë duke shkuar për në katund – Ballofc, kishte takuar axhën tim, Murat Nishefcin, dhe ndër të tjera i kishte thënë; “E kam ditur se i biri Halitit nuk mund të jetë demonstrat”!!!

VI GJYKIMI – DËNIMET

Demonstrata e Podjevës, falë oranizimt të shkëlqyer të Grupi, por edhe disiplinës së pjesëmarrësve, përfunduan si është më së miri. Nuk pati kurrfarë çregullimesh, nuk u përdor dhuna, asnë gur nuk u hodh, asnjë xham nuk u thye, ato u zhvlluan në mënyrë te denjtë, ashtu siç i ka hije një populli të qytetëruar e të kulturuar, mu sikur të ishi bërë rrugëve të Parisit, të Londrës etj., me një përvojë të gjatë, e jo në një mes që pak dishim se ç‘është demonstrata. Megjithatë, organizuesit e demonstratave të Podjevës, ashtu si edhe ato të Prishtinës e qyteteve të tjera, u gjykuan e u dënuan me dënime të rënda….
Edhe përkundër faktit se demonstratat ishin plotësisht paqësore, në bazë të qëndrimeve partiake ato u trajtuan armiqësore, ashtu si të gjitha demonstrata në Kosovë, kurse oeganizuesit e tyre u shpallën armiq e shkatërrues të sistemit vetëqeverisës socialist, armiq të barazisë nacionale, armiq të vëllazërimbashkimit, madje armiq edhe të vetë popullit shqiptar. Ishin dënuar më shumë pse nuk u ishin përmbajtur qëndrimeve të Partisë, të propozuara e të miratuara në Beorad- se ç’është e lejueshme të kërkojnë shqiptarët e çka jo! Ata mund dhe duhej të kërkonin vetëm aq sa nuk cenoheshin interesat serbojugosllave.
Mjerisht, demonstratat e 68-shit, në rradhë të parë, ata që i dënonin dhe i emëronin, ishin vetë politikanët shqiptarë, ashtu siç i kishin emëruar e etiketuar edhe bartësit e tyre me lloj lloj epitetesh fyese. Kishte nga këta plitikanë që pa fije turpi gërthitnin “Si nuk u vjen turp, deri dje s’kemi pasur Abetare, e sot kërkoni univesitet shqiptar! E dini se çka bërë Serbia për shqiptarëte sot të kërkojmë të ndahemi!? Jen në vete apo jo?! E të tjera e të tjera.
Ndaj organizuesve të demonstratave, jo vetëm politikanët serb e jugosllavë, por edhe politikanët shqiptarë, edhe pse, siç thamë më lartë, shumicës së politikanëve shqiptarë, demonstratat u konvenonin dhe u kishin shërbyer, ATA publikisht ishin distancuar – demonstratat i shpallën armiqësore, ndërsa organizuesit e tyre armiq, jo vetëm të Jugosllavisë Socialiste por edhe të vet popullit shqiptar…
Fadil Hoxha, më shumë i lidh me propogandën e Tiranës, duke i quajtur: ” viktima të propogandës së Titarënës”…
Veli Deva, sulmon mësuesit që nxitën disponim irredentist, dhe vazhdon të bëjë fajtorë punën më rininë, sidomos shkollore. “ Në vende publike, në oborre shkollore etj, shpesh këndohen këngë irredentiste, nën firmën e barazisë kombërtare… ne haptas duhet të flasim se si disa arsimtarë po i edukojnë fëmijët tanë. Të gjithë këta arsimtarë, duhet patjetër të largohen nga shkolla…
“… parullat e tyre, gjëja për interesin e shoqërisë, në të vërtetë janë vetëm kamufllim i tendencave të tyre irredntiste kundër Jugosllavisë socialiste… për këtë të gjitha kombet e Kosovës, në rradhë të parë shqiptarët, kërkojnë dënime të ashpëra – më të rënda kundër këtyre armiqve, jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të vetë popullit shqiptar”, trumbetonte Ali Shukrija.
Ndërsa KK i LK të KM kishte konkluduar: Përmbajtja a parullave me të cilat forcat reaksionare kanë dalë në rrugë dhe momenti i zgjedhur qartë flet se fjala është për një bashkim të kundërshtarëve politikë të të gjitha ngjyrave, duke filluar nga agjentura e jashtme, përmes forcave të mbetura reaksionare dhe shoviniste gjer te devijantët e ndryshëm…
Mendoj, që me të drejt u tha, se pikërisht për atë se Kërkesat e organizuesve u realizuan, meqë ato ishin kërkesa reale, të drejta, (Me këtë nuk them se kërkesat, përpjekjet madje deri edhe në vdekje të organizatave të mëhershme, që nga LP, nuk kanë qenë kërkesa të drejta… a.n), të mundshme, të arrijtshme, të realizueshme, dhe meqë ishte Organizata-Grupi i parë që kishte arritur një sukses të madh, urrejtja e shovinistëve serbë ishte edhe më e madhe, madje edhe pas “larjes së faijt”, organizuesit, e grupi të Podjevës, ashtu si dhe të qyteteve të tjera, u përcollën, u ndoqën, u burgosën edhe u gjykuan…
Me të drejt u tha dhe u shkrua se ndaj organizuesve të demonstratave ‘68 u shfrynë shovinistët serbë, shfrynë urrejtjen shekullore ndaj shqiptarëv e çdo gjëje shqiptare…

Për orgaizim ose pjesëmarrje, por edhe përkrahje të demonstratave të 27 Nëntorit 1968, në Podjevë u dënuan:

Për vepër penale:

Hamit Abdullahu, berber, (ka vdekur më 30 korik 1994), me 16 muaj burgim. Burgun e vuajti në burgun e Prishtinës dhe të Nishit.
Sabit Syla, student, me 14 muaj. Burgimin e vuajti në Prishtinë e Goliotok dhe
Hakif Sheholli, mësues, me 12 muaj. Burgimin e vuajti në burgun e Prishtinës dhe të Nishit.
Për kundërvajtje me nga 1 muaj:
Hasan B. Shala, mësues, ka vdekur më 1983; Shaqir Shala, mësues, Selatin Vokrri, mësues, Skënder Hoxha, mësues, Bahri Shabani, mësues, Hasan SH. Shala, student, Xhafer Ejupi, arsimtar, Nexhip Ejupi, rrobaqepës dhe Abdullah Nishefci, rrobaqepës. Nezir Bunjaku, berber, u dënua me një muaj edhe si pjesëmarrës edhe si përkrahës dhe se kishte “fyer” udhëheqësinë kosovare.
Suksesi i arritur, gati qindpërqind kërkesat e demonstratave të 68-shit u realizuan, dhe simpatia e madhe ndaj organizuesve, jo vetëm e popullit por edhe e një pjese të madhe të politkanëve shqiptarë, i kishte tmerruar politikanët serbë… Andaj edhe plotësiht e natyrishme që shovinistët serbë nuk ishin të kënaqur me dënimet e shqiptuara, edhe pse shumë të larta, ndërsa vetë anëtarë e grupit ishin, ndiheshin shumë krenarë, ishin shumë të kënaqur…
Në krahasim me “parashikimet” tona, kishim biseduar me disa juristë, veçmas Adem Ajvazin, gjykatës, dënimet nuk ishin të larta, natyrisht në krahasim me dënimet e studentëve të Beogradit ishin shumëfish më të larta. Kishte mendime se kërkesat për dënime sa më të larta ishin të politikanëve që vetë në fillim nepër tubime të ndryshme, deri sa nuk ua kishin tërhequr vërejtjen nga lartë… kishin kërkuar atë që u kërkua në demonstrata, me qëllim që të laninn fajet para organeve më të larta serbe e jugosllave. Natyrisht as me këto dënime e qëndrime ata (politikanët kosovarë) nuk shuan etjen shoviniste të sllavokomustëve…
Mund të pohoj me sinçeritetin më të plotë se, edhe në mëmgjesin e 8 Nëntorit 1968, edhe në mëmgjesin e 27 Nëntorit 1968, që të gjithë anëtarët e Grupit, kanë dalë nga shtëpia, por nuk kan menduar se si dhe kur – pas sa vjetësh do të kthehen! Madje, edhe vetëvetes ia kishin caktuar minimumin e viteve të burgimit, minimumi ishte pesë vjet. .
Sa për ilustrim të asaj që shkruam më lart dhe se ç’ndodhi me arganizuesit e demonstratave, pse u përcollën, u ndoqën dhe u burgosën edhe pas vuatjes së dënimit, nxorëm pjesë nga libri i Selatin Novosellës: “Kosova ‘75”
“… Ndonëse organizatorët e demonstratatve të 27 nëntorit 1968,… ishin dënuar më burg të rëndë deri në pesë vjet: ndonëse ishin dënuar më shumë se organizatorët e demonstartve të Beogradit dhe të Zagrebit, të mbajtura po në të njëtin vit; ndonëse nuk kishin shembull në botë që demonstruesit të dënoheshin për vepër të tillë me këso dënimesh drakonike, prapseprapë pushteti jugosllav as me ato nuk ishte i kënaqur. Këtë do ta thonë shumë herë organet e burgjeve ku do t’i mbajnë dënimet demonstruesit, do ta thonë plotikanët serbë dhe kuislingët shqiptarë, si Sinan Hasani, i cili vlerësonte: Madje, edhe përkundër masave administartive e ligjore, … e as që ishin adekuate dënimet me peshën e veprave dhe nuk iu shkulën thellë rrënjët e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptaromadh” … Pushtuesi jugosllav jo vetëm se i cilësoi të buta dënimet e shqiptuara për demonstruesit, por kërkoi që ata të jenë gjithnjë nën mbikëqyrje… dhe që të kihet kujdes për çdo lëvizje e veprime të tyre. Këto cilësime vinin për shkak të qëndrimit të tyre gjatë hetimeve, gjatë gjykimeve, gjatë mbajtjes së dënimeve dhe shoqërimit të tyre pas lirimit nga vuatja e burgut… gjatë hetimeve kishin mbajtur qëndrim të fortë dhe me asnjë fjalë nuk e kishin rënduar njëri tjetrin; gjatë hetimeve secili prej tyre e kishte marrë mbi vete organizimin e demonstrata, me qëllim që nga hetimet të liroheshin të tjerët ose që në gjykim të lehtësiheshin ata, pa marrë parasysh se sa do të dënoheshin vet; gjatë mbajtjes së dënimit do të jenë shumë solidarë mes vete, duke u ndihmuar reciprokisht dhe duke bërë disa herë greva në mrojtje të njeri-tjetrit… edhe pas lirimit të tyre nga vuatja e dënimit, ishin gjithnjë së bashku në shoqëri, në shtëpi të njëri tjetrit, në fakultete, në gazmende familjare, në vizita të ndryshme, në shëti në qytete, etj…arsyeja pse ishin të tillë: një kohë të gjatë njheshin reciprokisht para se të arrestoheshin; në ngritjen e tyre intelektuale dhe në vetëdijen e lartë kombëtare.. Me burgosjen e tyre pushteti jugosllavë mendonte se do të çrronjosë definitiv irredentizmin shqiptar në Kosovë”.

DISA KUJTIME PLOTËSUESE PËR SHOKËT INTELEKTUALËT DHE POLITIKANËT E ASAJ KOHE:

Ejani, ejani, o kujtime, se kam nevojë për ju. Zëmra sot më ka pikëllim. Ejani se u dua. T’ëmbëla a të hidhurë, gjithnjë u kam dashur, o miqt’ e mij… Midhat Frashëri

Xheladind Rekaliu dhe tri nënat tona të mëdha

Për Xhelën, diku më lartë, kam thën se ishte serioz, tepër serioz, por edhe I sinçertë, tepër I sinçertë. Ai ishte enverist, tepër enverist. Ai ishte fanatik enverist, ashtu siç ishim shumica. Ishte fanatik enverist jo pse ishte komunist, por pse ishte nacionalist!-në vitet e 68-ta, mendoj se të gjithë ekstremistët-nacionalistët ishin enveristë. Ai ishte I pakompromist-nuk donte ta dinte të pëlqen apo nuk të pëlqen ta hudhte në sy, prapa kurrë. Ishte optimist-fanatik optimist.
Me Hamitin kishin shumë tipare të përbashkëta por edhe shumë gjëra që I dallonin, gati aq sa I bashkonin. Ajo që I bashkonte-dashuria për atdhe-kombëtaren-besimi në liri-bashkimi-optrimizmi. Edhe në sëmundje, që të dyve të pashërueshme e shumë të rënda, që të dyt treguan një durim të paparë. Mejkët kanë thënë se dhembjet e Xhelës kanë qenë dhimbje të mëdha, tepër të padurueshme, por kurrë nuk u dëgjua të ankohej, kurrë nuk bëri oh, gjithnjë sipas porosië së Nënës së Mic Sokolit:Plaç I thoshte dhimbjes. I tillë ishte edhe Hamiti. Edhe ai pati një sëmundje të rëgjatë e të rënd.

Xhela nuk mund të kishte shumë shokë. Ishte tamam një personazh i Niçes. Ishte i zhveshur. Kishte një fytyrë. Nuk vente maskë. Si për miqtë si për armiqtë, ishte ai që ishte. Nuk shtihej. Më duket se është i vetmi njeri që kam njohur, që nuk dinte të shtihej, nuk dinte të gënjente… Kur fitonte një bindje për tjetrin ishte vështirë t’i nxirrej nga koka! Ai kurrë nuk arsyetohej as ankohej. Ishte shumë i hidhëruar përse nuk pata shkuar në mbledhjen e 24 nëntorit… Me asgjë, më tha me një rast, nuk mund ta arsyetosh mungesën! Hamitit i kisha treguar të vërtetën, dhe isha i bindur se i kishte treguar edhe atij, por ai ishte i tillë që nuk donte kurrfar arsyetimesh. Madje edhe njëherë, në prezencën e Hamitit më tha “Vërtetë Dul, përse nuk erdhe atë natë”, meqë të njëten pyetje dhe në të njëtën mënyrë ma kishte bërë edhe një herë… Kur e pashë se ishte aq i mllefosur, edhe unë kokë shqiptari, desha t’i them “nuk desha të vijë dhe pikë dhe për këtë kurrë më nuk dua të bisedojmë”, por nuk pata kohë meqë ndërhyri Hamiti dhe tha: Xhelë a po di çka po flet? Ti po sjellesh tamam si një komisar komunist … U shkaktua një heshtje pak sa e gjatë… Xhela, pas pak nxori një cigare, e ndezi, e thithi dhe filloi një muhabet krejt tjetër, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ka qenë tepër vështirë të mbash inat me të. “Po shkojmë te unë për darkë, besoj se nëna do të na përgatit diçka të mirë dhe do ta luajmë nga një shah, tha pas një heshtjeje të gjatë. Shkuam te ai ku ndejtëm deri vonë dhe u kënaqëm. Askund nuk ndiheshim më mirë dhe më të lirë se aty… O zotë çfarë gruaje dhe çfarë nëne e mrekullueshme ka qenë nëna Bahrie. Më kujtohet, gjatë kohës sa ishte Xhela në burg, ishte e sëmurë, edhe ajo pati një sëmundje të rëndë e të gjatë, bashk me Jetishin, të atin e Xhelës e dërguam te mjeku. Kur u kthyem në shtëpi, unë desha të largohem, Jo tha, do të hysh brenda, ta pish një kafe, sikur të ishte Xhela këtu dhe më përqafoi duke më thënë: “ Linda një djal e Zoti më dha edhe disa të tjerë, kur ju shoh juve më duket se edhe zemrën disi e kam të plotë”. Vërtetë ka qenë një nënë e madhe, dhe jo paarsye, bashkë me nënën e Ismail e Osman Dumoshit, nënën Sadie, dhe nënën e Sabri e Selatin Novosellës, nënën Naile, i quanim Tri nënat tona të mëdha.
Natyrisht, kishim pasur edhe mospajtime të tjera… Për disa (anëtarë të grupi tonë) zbulimi, burgosja dhe dënimi i Adil Pirevës ishte humbje, për të tjerët fitore! Por këto mospajtime kurrë nuk kanë ndikuar që të hidhërohemi e të mos flasim, ose të leçitemi. (shih te F. Kujtime: Shabani etj.

HAMIT ABDULLAHU: Toska i Llapit

(Hamiti vdiq më 30 korrik 1994)
Me Hamitin siç shkruam më lart, u njohëm në vitet e pesëdhjeta. Edhe pse ka kaluar, gati një gjysmë shekulli, truri im e rikujton, takimin e parë me Hamit Abdullahun, mu sikur të ishte dje! Atë ditë të largët të 28 nëntorit l957, kur në dyqanin tonë të rrobaqepësisë, erdhi atdhetari Shaban Shala. Ishte veshur si për bajram (festë), “çou” më “urdhëroi”. Vetëm disa metra larg dyqanit tonë ishte Klubi i emigrantëve shqiptarë. Pas një trokitjeje të Shabanit, derën e hapi një zgjatafell, me sy të vegjël të stërkuqur e zhbirues, i cili kundërmonte një erë të rëndë rakie. Në murin përballë më ra në sy fotogrfia e një plaku mjekërbardh dhe shqiponja e zezë dykrenare në fushën e kuqe. Shabani sikur e kuptoi habinë time, duke bërë me gisht drejt murit përballë, më tha: ” Ky plaku mjekërbardh është Ismail Qemali, që më 28 Nëntor 1912 e ngriti flamurin në Vlorë, lart është flamuri shqiptar, anash portreti i Skënderbegut, kurse këto fotografi janë të tre vëllezërve frashëri.
Ai që na hapi derën iu drejtua një çuni 15-16 vjeçarë, që më vonë mora vesh se quhej Hamit, me një zë të lartë e të vrazhdë, ” Të thashë se nuk përshëndetet shqiponja ashtu, ajo është përshëndetje enveriste. Hamiti si për inat të tij, ngriti dorën e djathtë, duke e bërë grusht, dhe ia krisi me sa zë që pat, “Për atdhe me ty përpara”.
Ky ishte takimi i parë me Hamit Abdullahun. Kjo ishte edhe hallka e parë që na lidhi – Shabani – Klubi i emigrantëve shqiptarë – Flamuri kombëtar – portreti i Skënderbeut – Ismail Qemal Vlora dhe vëllezërit Frashëri.
Hallka e dytë, ishte “Bagëti e bujqësia” e Naimit, prap përmes Shaban Shalës dhe Lahuta e Malcisë. Kësaj hallke i shtohet Radia Tirana dhe shumë libra të tjerë të ndaluar, me përmbajtje “armiqësore” që Hamitit ia dërgonte nga Tirana, një kosovar, sa më kujtohet quhej Mursel Halimi, përmes punëtorëve kosovarë që punonin në Zvicër e në Gjermani.

Hamitin të gjithë e nderonin, të gjithë i nderonte

Mungesën e shkollimit Hamitit ia kishte plotësuar oda, plus edukata familjare, kontakti me njerëz të profesioneve të ndryshme, e veçanërisht leximi sistematik i librit me përmbajtje atdhetare. Për t’u bërë atdhetar i mirë, thuhet, nuk duhet shkollë e madhe, mjafton vullneti, dëshira dhe guximi e që nuk i munguan Hamitit Të gjithë myshterinjët i nderonte dhe të gjithë e nderonin, por ndaj ish të burgosurve politikë, atdhetarëve llapjanë, duke filluar nga Mulla Ramë Govori, nismëtarit të NDSH dhe ismail Ajetit-Bushit, të cilët ishin dënuar me pushkatime e burgim të gjat, ndaj anëtarëve të Organizatës së atdhetarit Sabit Kapitit, si Nuhi Gashi, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Ibrahim Demolli, etj, si dhe anëtarëve të LBSH-së të Adem Demaçt, Azem Beqiri, Zeqir Gërvalla etj, kishte një nderim të veçantë.
Hamiti veçmas dallohej nga anëtarët e grupit me guximin, vendosmërinë dhe urtësi e gjindshmëri.
Guximin e tregonte duke u shoqëruar me ish të burgosurit politikë, me shpërndarjen e librit me përmbajtje atdhetare, për çka mund të “fitonte” disa vite burg. i pari ndër të parët e vuri në dyqan flamurin kombëtar dhe portretin e Skënderbeut. Që në vitet e pesëdhjeta i shkruajti Radio Prishtinës, “Përse nuk flisni gjuhën e Naimit, bilbilit të gjuhës shqipe”. Natyrisht letra nuk u lexua, për çka ishte dërguar, në emisionin “Lexuesit na shkruajnë”, por u përcoll atje ku përcillej çdo gjë e “dyshimtë e nacionaliste”. Që atëherë u quajt toska i Llapit. Jo vetëm se pranoi që mbledhja e 24 nëntorit 1968 , ku definitivisht u vendos të organizoheshin demonstratat e 27 nëntorit në Podjevë, të bëhet në shtëpinë e tij, por edhe mori pjesë në përgatitjen e parullave dhe me Flamurin kombëtarë në dorë iu priu demonstratave, jo vetëm rrugëve të Podjevës por edhe atyre të Prishtinës…
Se vërtetë ishte i gjindshmëm tregon ideja e shpikjes së letrës anonime, të cilën organet e hetuesisë e kishin “ngrënë” siç thoshte shpesh e që ishte një ide shumë e qëlluar dhe e mençur. Ajo letër “shkëputi” lidhjen me mbledhjet e më parshme organizative, po ashtu edhe me Grupin organizues të Prishtinës dhe lehtësoi (vërtet rëndoi akuzën ndaj Hamitit) akuzën ndaj Adilit, (Pirevës), Xhelës, (Rekaliut( dhe ilazit (Pirevës) por edhe për të gjithë anëtarët e grupit të Podujevës ishte një lehtësim i madh, meqë ishte marrë si e vërtetë se ideja, qe edhe në Podujevë të bëheshin demonstratat, kishte lindur nga kjo letër – aty për aty. Po si kishte lindur kjo ide? Vërtet prindërit na kishin mësuar të jemi të drejtë, të ndershëm dhe gjithmonë ta flitshim të vërtetën, vetëm të vërtetën, po të shkohej edhe koka, mirëpo jeta, përvoja, na impononte diçka tjetër. “Edhe në mbledhjen e 24 nëntorit lindi ideja e letrës anonime, por, derisa ngjitesha shkallëve për te hetuesi”, tregonte Hamiti, mu kujtuan fjalët e “imamit” tonë, si e quanim shpesh Mulla Ramë Govorin, “armikun rreje, hedhja derisa s’ta ka hedhur ai, kështu na porosit edhe Kurani i madhërueshëm. Ndaj të pabesit s’ka besë, thotë populli i ynë i mençur”. Edhe tubimi në shtëpinë e tij kur u mbajt mbledhja vendimtare për organizimin e demonstratave, kinse për të përgëzuar hyrjen në shtëpi të re, ide shumë e qëlluar, po ashtu ishte ide e Hamitit…
Është thënë se Perëndia, për profetë, zgjodhi njerëz të thjeshtë e pa shkollë dhe pa influencë, vetëm e vetëm për të poshtëruar filozofët dhe njerëzit e mëdhenjë e të shquar, ndërsa ne do të shtonim se Perendia , në vitet e 60-ta, zgjodhi pikërishtë Hamitin për të poshtëruar disa intelektualë dhe politikanë llapjanë, ashtu siç zgjodhi në vitet e 90-ta, ushtarët e UÇK-së, për të poshtëruar politikën dhjetëvjeçare të nënshtrimit.

XHAFER META (një ish i dënuar politiksht): U çoftë e mbara e dalshi faqebardhë dhe ta dini se po ua kam lakmi!

(Fjalët e fundi, në dalje nga duqani)
Një mbrëmjen e 26 nëntorit, gjersa isha përgatitur ta mbyllja dyqanin, sa i kisha fikur dritat, erdhi, Xhafer Meta, një mik i dajallarëve të mi, i them të dalim ta pijmë nga një kafe, jo, tha do të ulemi pak këtu, dhe mos i ndez dritata!. Pak më shkoi mendja se për çka kishte ardhur pikërish në këtë kohë. Filloi ngadal, ashtu si e kishte ai zakon, me një zë të qetë, “Më duhet të bisedoj diçka me ty Dul, si vëllau me vëlla apo si prindi me evlat. Unë, si e di, kam shumë fëmijë, por Tefikun e kam si hazreti Jakupi Jusufin”, e dita se ku po del, “ashtu desha t’i them unë jam për Halitin, babain tim, por e tha ai vetë. Edhe ti tash veç je prind, e di se ç’është evlati. Bali Halit është shumë i merakosur. Ai nuk mund ta paramendojë që ty të ndodhë diçka… Dëgjo, Xhafer, i them, jeni ndër njerëzit më të nderuar nga unë, jeni ndër ata që ua kam pasur lakmi, ende pa ju njohur, vetëm emrin kur ua kam dëgjuar, herët si fëmijë edhe në odën tonë por më shumë të dajat. Për herë të parë ju pashë, nëse të kujtohet, në vitet e 50, kur erdhët me Riza Vokrrin, në Ballofc, për ta bindur Balin Halit që të më dërgonte në shkollë… Mu si sonte që ke ardhur të më bindësh që të heqi dorë nga “Politika”… Jam gati për çdo gjë që kërkoni t’ju dëgjoj, por vetëm këtë mos e kërko të lutem, nga unë… Qëllimin kryesor e kishte që të mos mirrja pjesë në demonstrata. E dini, jam i sigurtë se keni qenë njoftuar, për 8 nëntorin. Unë nuk kam dashur të bisedoj me ju, jo pse nuk kam pasur besim te Ti por nuk kisha besim tek vetja, andaj më është dashur të mbaja një rezervim ndaj teje, ashtu si edhe ndaj disa të tjerëve. E di tha, ndoshta edhe më mirë është bërë që ajo përpjekje dështojë. Unë, i them mendoj ndryshe, dhe pikërishtë këtu është problemi që unë nuk mund të heqi dorë nga ajo që po kërkon babai im. Unë e ndiej vetën fajtor përse atë ditë nuk mundëm t’i thomi Ali Shikrisë boll më… A bën të të pyes unë diçka, i them, a keni marrë pëlqimin nga bablokun, baba Met, dhe ai keni treguar se çka je duke bërë, edhe pse e di, si e di gjithë Llapi, se ai ka qen një trim dhe patroit i njohur? Natyrisht, tha, jo, Po sikur ta pyetshe, e të thoshte “Jo”, do ta dëgjoje?! Nuk mu përgjegj, vetëm më shikoi drejt në sy, me sy të përlotur. Pasi, pushoi pak, tha: Të them të drejtën jam prek pak qysh mos me më njoftue, për 8 nëntorin! (Ishte fjala për përpjekjen e demonstrimit gjatë mitingut të përmendur). Baca Xhafer, i them, edhe një herë po ta them se nuk ka qenë në pyetje mosbesimi, dhe se nuk ka nevojë të ta përsëris se sa i nderuar ke qenë, jo vetëm nga unë po nga të gjithë llapjanët, e sidomos nga shokët e grupit, por vendimi ynë ishte ishte i tillë, dhe ia tregoj shkaqet e mosbisedimeve dhe këshillimeve me disa, sië kemi theksuar gati në fillim…
Është edhe një arsye tjetër, madje shumë e madhe, që unë nuk mund të heqi dorë nga ajo që kërkon im atë, është mosshkuarja në mbrëmjen e 24 nëntorit te Hamiti, (mosmarrja pjesë mbledhjen e 24 nëntorit), dhe, nëse nesër unë nuk u bashkangjitem shokëve si do të komentohet?! Hë të lutem veje vetën në vendin tim. Mendoi bukur shumë, mu duk tepër gjatë, dhe më në fund u përgjegj: “Do të veproja ashu siç paske vendosur ti, dhe shtoi “Qofshi faqebardh e u daltë mbarë”.
Po a bën edhe një pyetje, si lindi kjo ide dhe kush qëndron prapa jush? Iu përgjegja shkurtimsht, se ideja për një lloj proteste ishte paksa më e moçme… (shih te Ideja
Pas sa vitesh, pas vdekjes së Xhaferit, i biri Tefiku, më pati treguar, se në mbrëmjën e 7 nëntorit 68, M.B. një kryudbash me një tjetër paskan ardhur në shtëpi të Xhaferit dhe iu paskan kërcënuar se nëse nesër, (është fjala 8 nëntorit ditën e Mitingut), ndodh diçka dije se kije me pësue shumë keq!.. Është interesan, se po ky M.B., me një polic, në mbrëmjen e 7 Nëntorit 1968, erdhi para dyqanit tim, iu afruan Flamurit kombëtar, ishte i ri kuq si gjaku me shqiponjen e zezë dykrershe, i madhësisë 2×1,30, e shikoi bukur gjatë, pastaj filloi ta shikoi dhe prek flamurin jugosllav, dhe atë të partisë që ishin shumë më të vegjël dhe të vjetër, ai jugosllav ishte edhe i shkyer mu si një leckë, hyri brenda dhe mu drejtua me fjalë shumë të ashpëra “Pse kështu kush je ti që guxon të luajshë në kët mënyrë me flamuj?!… Po atë natë Flamurin kombëtar persona të panjohur patën ndyer, jo vetëm me baltë… Erdhi Raif Gashi e shikoi, as më pyeti gjë, as i tregova se kush ishin përdhënuesit, isha i sigurtë se cilët ishin.

RAMUSH RAMA (Kryetar komune)

Pas botimit të Fejtonit pata mjaft vërejtje të drejpërdrejta por edhe të tërthorta rreth shkrimit për Ramushin, se kam qenë tejet subjektiv dhe se kam shkruar me një simpati të madhe e që nuk e paska merituar. (Vërejtje kam marrë edhe për disa të tjerë, disa ndoshta me vend).
Po, e pranoj se kam shkruar me një simpati të madhe dhe mendoj se edhe ndonjë tjetër do të shkruajë për Ramushin dhe se Ramushi e meriton këtë. As që më shkon mendja se Ramush Rama ka patur vetëm merita pa asnjë “gjynah”. Pse shkrova dhe do të shkruaja me një simpati për Ramush Ramën? Për emrin e Ramushit, për herë të parë dëgjova në vitet e pesëdhjeta, së pari nga shoku e miku im, tani i ndjerë, mësuesi Imer Ajvazi, se si në një mbledhje të mësuesëve llapjanë, me një guxim të madh, kishte mbrojtur shkollën shqipe që donin ta mbyllnin shovnët serbë. Këtë, sipas kujtimeve të Nazmi Sejdiut dhe Shefki Zenelit (që të dytë mësuesë në vitet e 50-ta), Ramushi e kishtë bërë edhe në Prishtinë kur edhe kishin dashur ta burgosnin. Kjo për mua thoshte se ai ishte një atdhetar i madh por edhe guximtar. Se ishte trim, mendoj se e vërteton edhe ky rast: Në maj të vitit 1963, i veshur si ushtar, pritsha në koridorin e komunës, Ramushi kaloj atypari dhe pas 10-15 minutash duke u kthyer më pyeti se çka po pres, i tregova, hapi derën e zyres, para së cilës isha duke pritur dhe iu drejtua punëtorit zyrtar më këto fjalë: Stevo për pesë minuta t’ia kryesh punën këtij ushtari, mbylli derën dhe shkoi duke me thenë, “Nëse nuk ta kryen për dy-3 minuta eja te unë” Vërtetë pas dy-tre minutave doli Steva me dokumentin në dorë, “Merre, më tha, “tuzhibabo jedno” (qaramash-njeri që ankohet përherë). Një tjetër moment që për mua ishte shumë më madhor se dy të parët, ishte i vitit 1967, po atë ditë që u konstitiua- Kuvendi i Kosovës, ku Fadil Hoxha ishte zgjedhur kryetar Kuvendi. Në mbrëmje ishim mysafirë te Idriz Hasani: Ramushi, i vëllai Kadrushi, Jakup e Xhafer Ejupi dhe unë. Kadrushi përmendi një rast kur i kisha kërkuar ndihmë për ta vizatuar shqiponjën në një pëlhurë, dhe më quajti disi pariot. Ramushi reagoi, plotësisht me vend. “Patriot, tha, ishte Shaban Shala që dha jetën për flamur, dhe se me emrin e tij duhet të emërohet ndonjë shkollë në Llap”. Kjo për mua ishte e pabesueshme. Të dëgjoja në vitete e gjashtëdhjeta nga kryetari i komunës, që një shkollë të emërohej me emrin e Shaban Shalës, të cilin e kishin mbytur udbashët e të njëjtit shtet të cilin përfaqësonte Ramushi, ishte befasia më e madhe dhe më e këndshme për mua… Ramushi foli edhe për zgjedhjen e Fadilit për kryetar Kuvendi, më kujtohet rikthimin e tij në Kosovë e konsideronte si ngjarje shumë të madhe për Kosovën. Është e vërtetë se ramushi ka qenë një fadilist i flakët. Në të kohë, mendoj se shumica e intelektualëv që i konsideronim si më shqiptarë, kën qenë fadilista. Këta intelektualë, shumica mësuesë kishin ndikuar te një numër i madh llapjanësh që Fadili të përmendej me një simpati të madhe. Nuk e mohaj edhe unë, por si zejtar e admiroja…
Mendoj se Ramushi u takon atyre poltikanëve shqiptarë, që siç thotë V. Majer mezi pritnin të dëgjonin zërin e popullit për ta pasuruar pozitën e autonomisë… dhe se nuk i takon byrokracisë politike të të vjetërve por as të të rinjve… Ramushi ishte njëri nga ata politikanët realist, që, siç thotë Demaçi, “nuk u mungonte ndjena atdhetare, por ishin real dhe e dinin se çka është e mundur e çka jo…
Historiani llapjan, Dr. Fehmi Pushkolli, në librin: “Llapi gjatë historisë”, lidhur me Ramush Ramën shkruan: “Si kryetar i Kuvendit të Komunës në Podjevë ( ishte brenda viteve 1967 – 1969), “Ramush Rama ka dhën kontribut të veçantë në zhvillimin e arsimit, shkollave, kulturës dhe të tjera, jo vetëm për Llap, por edhe për Kosovën në përmasa kombëtare. Me angazhimin e tij, në vitin 1962 u hap Gjimnazi në Podujevë.. u ngritën 10 shkolla të reja në fshatra… dërgoi 83 mësuesë, pa shkëputje nga puna, në kryerjen e Shkollës Normale në Prishtinë, … u ndanë 272 bursa për nxënës e studentë… Në vitet 1969-1974 ishte deputet dhe kryetar i Këshillit për Arsim. Shkencë dhe Kulturë në Dhomën Krahinore të Kuvendit të Kosovës, koha më e rëndësishme për formimin e institucioneve, së Universitetit, RTP… Prej vitit 1974-1981 ishte drejtor i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës…”
Kaq për Ramush Ramën. Këto ishin ato që më kishin shtyrë të shkruaja me simpati dhe në një mënyrë subjektive. Më ka mbetur disi në kujtesë një shkrimi i Rrustem Berishës, në “Zëri…” ato ditë që ishte zgjedhur Ramushi për kryetar komune, se si intelektualët llapjanë i kanë borxh t’i ndihmojnë Ramushit. Besoj se shumë intelektualë llapjanë kanë se çka dhe përse të shkruajnë për jetën dhe për veprën e Ramushit, tani të ndjerë.

Shefki Sejdiu &. Rizah Vokrri

Bartje nga Kujtimet: Unë profesorin Shefki Sejdiun e njihja, vetëm si fytyrë, si profesor gjimnazi. Kurrë as një mirëmngjes nuk i kisha thënë. Ishte vështirë qoftë edhe një mirëmengjesi t’ia drejtoje! Edhe po ta njihja nuk kisha guxim të bisedoja me të. Ai ishte tepër serioz, kjo nuk më pëlqente te Ai. Gati gjithnjë e shihja fillkat vetëm, me askënd nuk shoqërohej gjatë shkuarjes-ardhjes për në gjimnaz! Kisha dëgjuar nga Rizah Vokrri, se shqiptar më të zotin, e më të mirë, jo vetëm në Llap, por as në Kosovë nuk ka. Dy tri herë mendova t’i them axhës Rizah që të bisedonte me profesor Shefkiun, por hoqa dorë, edhe pse me axhën Rizah bisedoja si me vërsnikët, apo kolegët e mi. I kam besuar shumë por edhe më ka besuar. Shumë më ka dashur por edhe më shumë e kam dashur. Nuk besoj se na lidhte vetëm ana familiare “ilake”. Nëna e axhës Rizah dhe gjyshja ime, nga nëna, ishin motra. Na lidhte diçka ma shumë. Janë disa të tjerë, si Faik Zeneli-Pakashtica, Mulla Mehmeti-Bajrami, nga Dumnica, Emin Maloku, Mulla Ismaili nga Perani,… që përveç shokëve dhe miqve të ngusht, të babës, si Mulla Ilazi-Prapashtica, Nexhmi Z. Sejdiu, e disa të tjerë, më kishin pranuar si vërsnik të tyre. Nuk di pse. Di një gjë se ky pranim, kjo miqësi qe shtuar shumë pas ngjarjeve të 68-shit.
Nuk kam mundur ta harroj një “ligjeratë”, të Mulla Ilazit, që e përsëriste në xhami e nëpër oda, me rastin e regjistrimit të popullësisë në vitet e 70-ta: Ne të gjithë mendojmë shqip, të gjithë flasim shqip, pse jemi shqiptarë, e jemi shqiptarë pse kështu deshi Krijuesi ynë. Çfarëdo që bëjmë ndryshe jemi në kundërshtim me krijuesin, Allahun, Zotin tonë.

JETULLAH GASHI (Kryetar e Komitetit Komunal në Podjevë

Me insistimin e Hasan Shalës dhe të Idriz Gashit, kisha konkuruar për arsimtar në shkollën e Bajçinës, edhe pse Komisioni më kishte pranuar, si kisha dëgjuar, kishte ndërhyrë Komiteti Komunal, dhe më refuzuan. Nuk di as vet, por nga kurreshtja apo nga naiviteti, shkova në Komitet. Më pranoi mirë, dhe ndër të tjera më tha se unë asgjë nuk kam gisht në këtë punë dhe se i vjen mirë që paskam arritur nga një rrobaqepës gati të bëhem profesor, por mos e ndal dhe kryeje, vetëm një gjë po ta them se kurrë në arsim nuk do të punosh… Mos mendoni se jeni më shqiptarë se unë!. (Sa herë e kam dëgjuar këtë frazë?!). Mos mendoni se e doni Kosovën më shumë se ne?!. Nuk them se jeni të këqinj, por se jeni nacionalista naiv dhe se nuk keni haber me politkë mund ta them. Nuk dua këtu të them ato që kam thënë dhe më duhet të them nëpër mbledhje, se jeni nacoinalistë dhe irrdentistë, maoistë, enveristë, dhe se vetëm sherr jeni duke bërë dhe duke sjellë probleme… madje tha edhe këtë: keni marrë rrugën e ballistëv, kur reagova, se si është e mundur, ne kaq të ri të jemi ballist. Ai tha se edhe në Kroaci janë të ri po shihni çka po bëjnë… Ju nuk dini asgjë prej gjëje. Për atë që ju mendoni ta realizoni është një ëndërr, është utopi. Rruga e vetme është kjo e LK me në krye shokun Tito… Ai që merret me politikë duhet ta dijë se ç’është e mundshem e çka jo, tjetër se çka na kana. (!!!… Nga të gjithë ju vetëm Skenderi, (Hoxha) është përmirësua, ka pa gabimin, ndërsa Hakifi (Sheholli) mund të dijë diçka! Nuk di se çka deshi të thotë për Hakifin..) Të gjithë të tjerët vetëm mund të jenë nacionalista dhe asgja tjetër, dhe nuk di çka të duhet ty të shoqërohesh me ta?! Çka tu desh ta bësh bajraktar të birin e Jetishit, (ishte fjala për Xhelën në dasmën e vëllaut tim), edhe më keq ia fute Hilmi Durmishit në veturë, ide e kujt ishte ky budallallëk, vetëm që të na nxirrni telashe e probleme. (Për këtë rast po atë mbrëmje, si flitej, ishte tubuar Aktivi Politik!!). Ia thash ashtu siç ishte në të vërtetë. Flamurin ia kemi dhënë Xhelës me plotë vetëdije, meq mendonim se ai e meritonte, ndërsa sa për Hilmiun, mund t’ua themë se nuk është bërë me kurrfarë qellimi të keq, por ka qenë vetëm një rastësi, asgjë tjetër.
“Ne njihemi një kohë të gjatë, të njoh shumë moti dhe më njeh shumë mirë, më intereson një gjë përse tash nuk më përshëndet si më parë”, vazhdoi Jetullahu… Ishte e vërtetë që nga zgedhja për Kryetar të LK nuk e përshëdtsha, shtihesha se nuk po e shoh, shkaku ishte se kishim dëgjuar se është duke e kundërshtuar Ramush Ramën dhe se ishte kudër shumë intelekrualëv të mirënjohur llapjanë, të cilët edhe u detyruan ta lëshonin Podjevën).. (As sot nuk e di se si dhe kush më kishte propozuar për anëtar të komisionit për zgjedhje në vitin 1965. Jetullahu ka qenë kandidat, nuk e di për deputet Federativ apo republikan, gjat punës së komisionit kishin ardhur disa rome dhe kur e panë mbiemrin Gashi, “Kurrë nuk do ta votojmë se ai nuk po na jep ndihma”, unë mundohesha t’ua skjaroj se nuk është ai gashi që po mendoni, se ky është mësues dhe se është shumë i mirë , (Jetullahu ndërkohë kishte hyrë në lokalin ku bëheshin votimet dhe e kishte dëgjuar “polemikën” time me romet, dhe natyrisht i kishte ardhur mirë. Edhe më parë vinte në dyqan por pas këtij rasti vinte edhe më shpesh, edhe me punë edhe pa punë, dhe disi u bëmë shokë, ashtu si me shumicën e mësuesve të tjerë llapjanë, të cilët, gati që të gjithë, i admiroja!
Kisha dëgjuar nga Rexhep Paçarada, Rrahim Gashi, (kryetar i rinisë) e shumë të tjerë se ai (Jetullahu) nuk ishte zgjedhur me pajtimin- pëlqimin e plotë të intelektualëve të vërtetë llapjanë, por nga karrieristët, heshtakët, injorantëtë, politikanët lakej, politikanët Legen, që as dinin, as donin, as që kishin haber në politkë as ekonomi as tregti, madje shumica e intelektualëve të vërtetë e atdhetarë, ishin hapur kundër tij, dhe pas zgjedhjes së tij, është e vërtetë se shumë prej tyre e lëshuan Llapin. Zgjedhja e J. në krye të komitetit mendoj ishte shumë e dëmshme. Ishte rival numër një i Ramushit. Natyrisht ai, sipas mendimit tim, kishte disa veti, karaktere pozitive, vërtetë ishte serioz, me moral të fortë, por aq i bindur në drejtësinë e titizmit dhe të komunizmit jugosllav, se vetëm ajo ishte rruga e vetme, e drejtë dhe e vërtetë!. Nuk mund të them se ishte tradhtar dhe antishqiptar, siç etikohej… Unë shihja disa veti pozitive, ashtu si te shumica e njerëzve edhe të mirën edhe të këqen. Kurrë nuk i kam shikuar njerëzit vetëm të zi as vetëm të bardhë, por edhe të përhimtë, gri… Nuk di nga naiviteti apo sinqeriteti i tepruar gjithnjë iu kam ofruar të tjerëve me një inferioritet të tepruar dhe se ai filani është shumë më i mençur se unë dhe ka më shumë të mira se të këqija!..

NDUE SELMANI: (Kryetar i Gjykates Komunale ne Podjeve)TI JE AVDULLAH SHNADERI – TERZIA A ?!

Në vjeshten e viteve të 70-ta për çdo ditë udhëtoja me veturë për në Prishtinë. Një mengjes heret, Ndue Selmani, më bëri me shenjë me dorë që të ndalem. Edhe atëherë edhe sot mendoj se nuk më kishte parë mirë, ishte një mengjes i ftohtë, xhëmat e veturës ishin mjegulluar, se përndryshe nuk do të hipte në një veturë me mua. Po sa e kalova urën mbi lumin Llap, takoi Hamitin. (Hamiti ushtronte zejen e berberit në Lluzhan), E ndali veturën dhe ia hapi, derën e prapme. Hyn duke thënë një mirëmengjesi, vetëm pasi ulet vëren bashkëudhëtarin tjetër. Të kishte qenë ndonjë tjetër, në vend të Hamitit me siguri do të befasohej, ndoshta edhe do të reagonte në njëfarë mënyre, por Hamiti ishte Hamit, e të tillë ka pasur pak në Llap. Asnjë fjalë, që të tre heshtnim, dhe që të tre, isha i sigurtë, mendonim të njëten gjë. Vitet 68 e 69, demonstratat dhe dënimet. Ndue Selmani, kishte qenë kryetar i gjykatës në Podjevë dhe kryesues i Trupit Gjykues që kishte dënuar Hamitin, më së rëndi, Hakifin dhe Sabitin. Kështu kaluam gjer në Lluzhan. Shtiheshim se po dëgjonim Radio Prishtinën. Isha i sigurtë se asnjëri nuk e dëgjonim, por secili e mendonte të njëjtën ngjë por nga këndi i vetë. Vetëm pasi zbriti Hamiti, Ndue ia zgjidhi grykën thesit. Ti je Avdullah shnajderi (Rrobaqepësi) a ? Po i them, e di ti se edhe para edhe pas gjykimit sa letra anonime kam marrë për ty, madje edhe ka patur interesime të drejtpërdrejta, pse nuk ishe në mesin e këtyre të treve, (ishte fjala, për Hamitin, Hakifin e Sabitin. Që u gjykuan si organizues të demonstratave në Podjevë). E kemi ditur se në dyqanin dhe shtëpinë e juaj keni mbajtur mbledhje, e kemi ditur edhe shumë gjëra për ty e për të tjerët… por i kemi rënë më së shkurti që kemi mundur… Thënë të drejtën më befasoi. Edhe se si ia filloi të flasë, gjë që nuk e prisnja fare, por edhe më shumë për atë që tha. E filloi kështu: “ E di se nuk do të më besosh, por edhe ti edhe unë e dimë se nuk kam kurrfarë nevoje të të arsyetohem. Edhe atëherë edhe sot mendoj se e keni patur gabim. Më janë dhimbsur mu si të ishin djem të mij, edhe ky berberi, edhe ai Sheholli, por më së shumti ai studenti, (ishte fjala për Sabiti Sylën). Filloi të arsyetohej, nuk e dija përse, as sot nuk e kam të qartë, përse dhe çka i duhej ajo. (Ka qenë viti 1972 ose 1973))…

STUDENTI N.N. Taman Zhozef Fushe i Stefan Cvajgut

Diku më lart kam përmedur Studenti N.N, krënden e xhehenemit. Këtu do të përpiqem që portretin e tij ta përshkruaj pak më gjërësisht. Vërtetë ishte krëndja e xhehenemit, si e quanim atëherë, por edhe sot. Më ka rënë rasti të rrij në kafene e në oda me të, kurrë asnjë fjalë, kurrë, asnjëherë nuk iu dëgjua zëri pos një zë i dobët, zë sorre, i një merhabaje të shterrur. Kishte një zë të hollë femëror- as femre as mashkulli… Më vonë “ekonomist” i diplomuar… të mos dëgjosh së paku një fjalë që vlen diç!… Askund nuk e kam gjetur më të përshtatshëm dhe nuk është dashur farë mundi të gjejë shprehje të qëlluara e të duhura për të portretizuar, botën e brendshme dhe të jashtme të këtij N.N. Askund nuk i flen vendi më mirë se në rrobet e Fushesë. Taman Zhozef Fushe i Stefan Cvajgut, (i njohur si biogarfi më i shquar i figurave të shquara por edhe të urryera). Por unë nuk jam Cvajg as NN nuk është Zh. Fushe por një çyçar….“Sikur ta kishte kryer shkollën e manastirëve-bizantine, për t’i mësuar shumë gjëra, para së gjithash teknikën e të heshturit dhe të fshehurit, artin kryesor për të fshehur ndjenjat, mendimet e veta. (Mjeshtrinë e hetimit të botës shpirtërore dhe të psikologjisë së njerëzve?) Askush nuk mund t’i zbulonte asnjë shenjë emocioni, zemërimi, inati… “Faktin që gjatë gjithë jetës, madje edhe në çaste të shpërthimeve të pasionit, ky njeri arrin të zotërojë çdo muskul të fytyrës, që asnjëherë, askush, nuk mundi të zbulonte asnjë shenjë zemrimi, inati, emocioni në fytyrën e tij të nemitur e si të ngrirë që me zërin e tij monoton shpreh njëlloj qetësisht edhe fjalët më të rëndomta, edhe ato më të tmershmet dhe me hapa njëlloj të qetë shkonte edhe në dhomat e Perandorit, edhe në mbledhjet gjithë rrëmujë të Asamblesë… Fusheja edhe kur ishte tridhjetë e dy vjeç. Atë nuk mund ta quash kurrsesi burrë të bukur. Trupi i ligur, i tharë, thuajse pa gjak; fytyra e ngusht, koskëdalë, me përvijime të vrazhda, është e shëmtuar dhe antipatike. Hunda e mprehtë, buzët e holla, gjithmonë të shtrënguara pas njëra-tjetrës, sytë e ftohtë, si të peshkut, nën kapakët e rëndë e si të pëgjumur, bebëzat e hirta, si të maces, ngjajnë me zare prej xhami. Gjithçka në këtë fytyrë, gjthçka te ky njeri sikur vuan nga mungesa e mishit të gjallë: ai duket si dikush nën dritën e një llambe me gaz, i zbardhulët, në ngjyrë të blertë, të shpëlarë. Nuk ka shkëlqim në sytë, nuk ka sensualitete në lëvizjet e tij, nuk ndihet ndonjë kumbim i metaltë në zërin e tij…”
I tillë ishte edhe studenti N.N; Intrigash, edhe dje edhe sot edhe atëherë e kemi ditur…

PËRFUNDIM

Shtrohet pyetja: A kanë qenë të informuar organet partiake e shtetërore për organizmin e demonstrata të 68-shit??? Ka mendime se po! Kështu mendoj edhe unë… (shih diku më 8 nëntor NN-in me një tjetër, të cilin mjerisht e kam harruar, policia i kishte marrë dhe kishin shkuar për Orllan…) Nëse po! Përse lejuan të organizoheshin ato? Përse nuk i burgosën organizuesit para se të vepronin?!
Mendoj se, natyrisht jo për të gjitha hollësitë, kanë qenë të informuar. Përgjegjen “pse lejuan!? e gjej këtu: Politikanëve shqiptarë iu konvenonin këto demonstrata dhe kërkesat e tyre. Ishin po ato kërkesa që në fillim të diskutimeve rreth ndërrimeve të Kushtetutës jugosllave i kishin kërkuar. Cili politikan shqiptar mund të ishte kundër Vetëvendosjes, kundër asaj që Kosova të ishte elemnt federativ dhe kundër Republikës së Kosovës?! Edhe nëse kishte kundër ndarjes nga Serbia, ata ishin të pakët. Në Podjevë flitej se vetëm njëri nga strukturat e larta, kishte shprehur habi: Si është mundur të ndahemi nga Serbia!) Por edhe ish-rankoviqve po ashtu u konvenonin këto demonstrata! Donin t’i tregonin opinionit jugosllav se vetëm dora e fortë, ashtu si politika rankoviqiane mund t’i mbajë në zap shqiptarët.

Sa i përket strukturave të udhëheqësve politikë të Llapit, edhe nëse nuk na kanë dashur, mendoj se, shumica e tyre nuk na kanë urrejtur. Kishte prej tyre që edhe haptas e shprehnin simpatinë ndaj organizuesve të demonstratave. Kam pas fituar një bindje se edhe atyre u kishin pëlqyer. Por, ishte Partia ajo që caktonte se çka duhet dashur – çka duhej përkrahur, e çka duhet urrejtur. Më duket se më shumë u pëlqente se sa ishin kundër, kjo fare lehtë vërehej në sjelljet e tyre, se si gjithnjë më dukej na shikonin me një simpati. Këtë mendim timin e vërteton edhe rëfimi i Hamitit, pak ditë para se te vdiste. “Gjithnjë e kam parasyshë fytyrën e Ramush Ramës, (kryetari i komunës) edhe pse mundohej të tregohej shumë i ashpër, unë disi vëreja njëfar nënqeshjeje në fytyrën e tij, dhe më dukej sikur thoshte, “Grahni ju se shumë mirë e keni nisur veç mos e teproni, unë po bëj punën time e ju bënie t’juajen”. Hamitit, Ia përkujtoj një mbrëmje në korzën e Podjeves, derisa shëtitnim, ishim 10-12 veta me koka të qethura, një bashkëvendas i tij, kishte thënë: “I shihni këta, pa flokë? Unë do t’ua hiqsha kokat, jo flokët! “Po, po, por ai ishte një kurkushi, edhe pse më vonë pati marrë funksione të larta në komunë, kam një bindje se asnjëri nga udhëheqësit komunal nuk do të mendonte kështu”. Edhe atëhere edhe sot mendoj se Hamiti kishte të drejtë.
Ndërsa Xhafer Ejupit, Jakup Ejupi, drejtori i shkollës, ku punonte Xhaferi, atë natë kur ka shkuar te Hamiti, me lot në sy i kishte thëna kam lakmi dhe që nga sonte rroga ime do të ndahet në dy pjesë, njëra për familjen tënde dhe tjetra për familjen time!”
……………..
Nga gjithë këto kujtime shihet se për demonstratat e 68-shit kanë qenë dy taborre të skajshme të intelektualëve dhe të politikanëve shqipatarë: njëri që i tejçmonte, tjetri i nënçmonte. Natyrisht kishte edhe të tillë që ishin aq indiferent thuase nuk kishte të bëntë farë me të as me rrethin ku jetonin…!
Deri sa njëri taborr, vazhdimisht përsëriste: Ju kemi thënë se këto demonstrata sjellin vetëm dëm do të hiqen edhe ato pak ndryshime pas Plenumit, ua keni hapur gojën nacionalistëve serbë- ish udbashëve, dotë çojnë ujë në mulli të tyre, ata tash do të shfryhen, etj, etj., Mustafë Hoxhë Nishefci, sipas Dr. Hakif Bajramit do të thotë: … më duket se më 1968 rinia e tha fjalën e saj: filloi të qajë… Ato ngjarje na kanë dhënë krah, na kanë dhënë Flamurin me të cilin hyra në Prishtinë triumfalisht si komandant më 18-19 nëntor 1944… demonstratat e 68 ia kanë dhënë – vu – kapakun tragjedisë së shpërnguljeve në Turqi. Demonstratat e 68 kishin hapur dy përspektiva strategjike kombëtare, së pari e shpejtuan aktivitetin për hapjen e Universitetit, së dyti ato hapën nevojën që në krye të Partisë në Kosovë të vijnë kuadro të reja…Rruga jonë deri në vitin 1968 del si e projektuar me njëfarë stihije politke…
E ndiej një si detyrim shpirtëror që këtu t’i shënoj disa fjalë të axhës tim,Tahir Nishefcit: “Unë në jetën time kam pasur disa gëzime që kurrë nuk kam mundur ta harrohen, e njëri nga ato gëzime ka qenë dita kur hyri në kafenë (nuk më kujtohet emri i kafesë, an) një shok ( sa më kujtohet ishte fjala për Shaban Lepajën ) dhe na tha “Myzhde vllazën Kralevina e Jugosllavisë kapituloi! U quam dhe u përqafuam duke qajtur nga gëzimi. Një kësi gëzimi kam ndier edhe pas 27 vjetësh, më 27 nëntor 1968, kur i pashë gjithë ata flamuj kuqezi rrugëve të Prishtinës”.

Krejt në FUND

Ndoshta dikush do të thotë se e kam tepruar me gjithë ata emra, me çka mund të nxirret një përfundim se që të gjithë llapjanët, pa përjashtim, madje edhe strukturat politike, paskan qenë për organizimin e tyre. Jo, jo. Eshtë një pjesë edhe e intelektualëve edhe e ish të burgosurve, që nuk na përkrahën, madje edhe na shanë e na fyen me lloj lloj epitetesh. Emrat e tyre nuk e pashë të arsyeshme t’i përmend. Po shënoj vetëm disa raste. Rasti i parë, derisa nxënësit dilnin nga oborri i gjimnazit, profesori i tyre, “Ku po shkoni o derra! Një rast tjetër Hakifit, një koleg etij i thotë: “Si s’të erdhi turp të shkosh pas berberëve e terzive?! Ndërsa autorit të këtij vështrimi, një tjetër:: “Shko more kep pantolla se ka kush merret me politikë”. Një rat tjetër, pas përfundimit të demonstratave, profesori i mërdhezur, siç tregonin nxënësit, kishte filluar t’i rrahë kokës me ditar!!! Dhe pa qenë fare e paraparë tema me shkrim, të cilën edhe kurrë nuk ua pruri nxënsve, caktoi temën e hartimit “Çfarëdo pune që bën, mendoje fundin”.
Në këtë vështrim, të nxjerrë nga një punim më i gjërë, përgatitur në vitet 92-96, (një pjesë është botuar në gazetën “Bujku” në Nëntor të vitit 1996, ndërsa plotësuar gjatë vitit 2001-2003, botuar në Kosova sot më 2005. Plotësimet e fundit janë bërë në vitin 2007-2008, dhe është botuar, në 8 vazhdime, në gazetën ditore “Zëri”, nga 16-24 shtator 2008), jam munduar, natyrisht me ndihmën edhe të shokëve, të qes në letër disa kujtime, jo vetëm rreth oragnizimit të demonstratave të 68-shit në Podjevë, por edhe disa kujtime të tjera që mendoj disi e kanë veshur “skeletin” e këtyre ngjarjeve, që sipas mendimit tim janë ndër ngjarjet më të rëndësishme, si një hallkë në gjithë vargonjtë e historisë sonë kombëtare. Jam munduar të jem sa më objektiv, i paanshëm, e sa kam arritur, këtë do ta vlerësojë lexuesi i nderuar. Jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që thotë Shën Jeronimi se kush synon të merret me shkrime apo me gojëtari do të ketë kundër vetes aq shumë gjykatës sa edhe lexues”. Fatkeqësisht te ne në kohën e fundit, fiton kundërshtarë, madje edhe armiq, madje. madje edhe epitetin tradhtar, nëse nuk flet dhe nuk shkruan si mendojnë “ata”.
Kam përmendur disa ngjarje e shumë veta që kanë ndihmuar në organizimin e demonstratave të 68-shit në Podjevë. Kërkoj falje nga të gjithë ata që është dashur të përmendën, janë lënë në heshtje, por jo me qëllim, e nuk jan përmendur, por edhe për ata që, ndoshta, nuk është dashur përmendur, që sipas disave, as gjatë viteve të 60-ta, as më vonë, nuk kanë gëzuar ndonjë popullaritet e respekt, e megjithate janë përmendur…

Këto kujtime do t’i përfundoja me fjalët e Bogdanit: …Të lutem pra, lexuesi im i urtë, të më arsyetosh nëse gjen fjalë që do t’i trazojë vesht, sepse as dielli pa hije, e as hëna pa mjegulla nuk është…

Andi Ballshi said:
22-12-2009 13:07
Gjashtëdhjetëeteta – Dasmë E Madhe Llapjane III
Andi Ballshidhe një herë për organizimin e demonstratave ’68 në Podjevë

Këto kujtime do t’i përfundoja me fjalët e Bogdanit: …[I]Të lutem pra, lexuesi im i urtë, të më arsyetosh nëse gjen fjalë që do t’i trazojë vesht, sepse as dielli pa hije, e as hëna pa mjegulla nuk është…
Ndryshuar për herë të fundit nga Andi Ballshi : 22-12-2009 më 13:15

Preng Sherri said:
22-12-2009 16:49
Unë me sa e di për këtë ekziston një roman i shkruar!
Tashti s’më kujtohet dhe aqë emri por posa ta gjejë do ta them!

Hyrja Regjistrimi Forumi i Plotë Kreu
Copyright ©1998-2016 ForumiShqiptar.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: