Kalo te lënda

Ski-NORVEGJI:Kremtohët Dita e Flamurit

Me rastin e 28 Nëntorit – Festës Kombëtare, shkolla shqipe “NËNA TEREZË” në Ski solemnisht kremtoi DITËN E FLAMURIT! Për pak ditë, u organizua një solemnitet i cili do të mbahet mend gjatë. Ishte një organizim perfekt nga antarët e Shoqatës në fjalë e prindërit shumë korrekt, të sinqertë e atdhetar! U këndua për Flamurin, Datën e shenjtë 28 Nëntor, u përmendën fytyrëndriturit dhe Qytetet kryengritëse nga e kaluara e lavdishme e Kombit tonë. Ishte një Shqipëri Etnike në miniaturë, sepse kishim prindër nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova Lindore, prej nga edhe i kemi nxënësit tanë. Vulë e këtij manifestimi ishin vashat e grupit “SHQIPONJAT” të cilat me një korreografi vallesh nga mësuesja Albione F.Gashi ngjallën emocione tek të pranijshmit.
Faleminderit në emër të organizatorëve familjarët të cilët kishin përgatitur edhe ushqime për fëmijët tanë e mysafirët të cilët ishin të pranijshëm.
Imri A.TRENA/Zeriarberit.com/

Lini një koment