Kalo te lënda

Kryetari i LVVsë dhe kryetarja e Listës Guxo,fushatë në Oslo

Kryetari i LVVsë Albin Kurti dhe kryetarja e Listës Guxo,Donika Gërvalla,qëndruan në Oslo, në kuadër të fushatës zgjedhore që po zhvillojnë në diasporë.

Për të shfrytëzuar buxhetin e shtetit në mbulesën e hargjimeve,këto tubime po kamuflohën si tubime të Kryeministrit dhe zv kryeministres.

Përndryshe të gjithë janë të njohur se kjo është fushatë zgjedhore, tubime këto që po i parapregadisin deputetët e LVV gjithandej nëpër Evropë,të cilët në vend se të marrin pjesë në seancat parlamentare,ata po bëjnë fushatë partiake.

Në tubimin e sponzoruar nga Ambasada e Kosovës në Norvegji, ku muarrën pjesë afër dyqind vetë,e ku një numër i madh i tyre ishin bashkatdhetar nga Maqedonia Veriore  .

Kurti dhe Gërvalla u munduan të kamuflojnë qellimin e vërtet të organizimit të këti tubimi, pasi kishin marr shumë kritika përmes komenteve të bashk’atdhetarëve në faqën zyrtare te Ambasadës,në facebook, ku ishte vendos lajmrimi për kët tubim.

Fjalimi i tyre ishte pakurfar domethënje dhe krejt bosh,përveq kërkesës konkrete të regjistrimit për votim, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Derisa Donika Gërvalla foli për ” suksesin” e liberalizimit të vizave,ajo spjegoi edhe për rrezikimin e Norvegjisë nga Rusia.

Albin Kurti foli për “sukseset” në   shtrirjen e sovranitetit në  Kosovën veriore,madje foli edhe për Napoleon Bonapartën.

Edhe në kët tubim sikurse të gjitha tjerat, munguan flamuj dhe simbolet shtetrore të Kosovës

Vlen të theksohët se salla për kët tubim kishte kushtuar 15 000 kr, ndersa porosia e sallës ishte bër nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji

Zonja Gërvalla kishte ardhur nga Lituania ku kishte një udhëtim zyrtar ,udhëtim ky i cili pamundësoi paraqitjen e saj në gjykatë në Prishtinë ,më 7 nëntor 2024,kur ishte parapa seancë për aktakuzën ndaj saj, për mos deklarim të pasurisë.

Në vazhdim disa nga komentet kritike që e detyruan adminin e faqes zyrtare të Ambasades, ta bllokojnë mundesin për më shumë komente

Lini një koment