Kalo te lënda

Norvegji:U mbajt Kuvendi i X zgjedhor i Degës së LDKsë

Në Asker të Norvegjisë,u mbajt Kuvendi i X zgjedhor i Deges se  LDK-se ne Norvegji, ku kryetar me votat unanime te gjithe delegateve, u zgjodh Arben Vranovci,pa kunder kandidat

Në Kuvend morrën pjesë delegat nga vise të ndryshme të Norvegjisë,ndersa punën e kuvendit e percollën dhe e përshëndetën nëpërmes videos online, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit anëtar i Grupit Politik për Mërgatën,z.Armend Zemaj, Kryetarja e Forumit të Gruas,znj. Jehona Lushaku, si dhe anëtari i Kryesisë së LDKsë ,njëherit kryetar i Degës së LDKsë në Vushtrri,z.Xhafer Tahiri.

Kush është Arben Vranovci i cili u zgjedh kryetar i Degës së LDKsë në Novegji?

Arbeni është një 43 vjeçar profesionist,inxhinjer  i diplomuar me titull Maxhister i Shkencave Ndertimore,veprimtar burimor i forumeve të LDKsë,i cili ka kontribuar familjarisht në LDK.

Vllau i ti, Ismet Vranovci, ishte sekretar i Degës se LDKsë në Ferizaj dhe kryetar i Grupit të Asamblesitëve të LDKsë në Kuvendin e  Ferizajt,i cili vdiq në moshën e re, nga një sulm të pa pritur në zemër,në vitin 2021.

Që nga viti 2007 Arbeni jeton në Norvegji,ku është i punësuar në kompanin e njohur norvegjeze ” Norconsult”në seksionin e hidrocentraleve.

Arbeni jeton me familje në Norvegji,është i martuar dhe babë i tre fëmijëve.

Për kët ngjarje raportoi edhe faqja zyrtare e LDKsë për Mërgatën

Kliko në link

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02rPW8SZU9UVho2aivT2CVBo1n7xcvv1Uujwbnqbrw3ivwiSsmDKXFAhZe2bRdNX6hl&id=61551217047310

<!– /wp:paragraph —

Lini një koment