Kalo te lënda

MPJ: I është dhënë leje Vuçiqit që ta vizitojë Kosovën

4322Ardhjen e Vuçiqit në Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hartuar planin operativ për këtë vizitë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se i ka dhënë leje kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq që ta vizitojë Kosovën por nuk e ka bërë publike agjendën gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ardhjen e Vuçiqit në Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hartuar planin operativ për këtë vizitë.

Në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë sot erdhi ekipi përgatitor i vizitës së kryeministrit serb, i shoqëruar edhe nga zyrtari ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq.

Edhe pse ende nuk dihet agjenda, mediat kanë raportuar se kryeministri serb do të qëndrojë në mjediset e banuara me shumicë serbe.

Lini një koment