Kalo te lënda

“Presidentja në Kosovë nuk është ajo e New Yorkut”

562X315850876_atifeta-jahjaga67888Presidentja mund të ketë qenë ylli i mbrëmjes ku iu dha çmimi kryesor në New York nga Clinton Global Iniciative për promovimin e paqes, por në Kosovë ka mendime të ndryshme për udhëtimin e saj në Amerikë, në kohën kur vendi është zhytur në një krizë të thellë institucionale, raporton KTV. Derisa Kosova ka mbetur me Gjykatë Kushtetuese jashtë funksionit, me Qeveri në detyrë e pa kryetar Kuvendi, udhëtimi disa ditësh i Jahjagës në New York po kritikohet nga KIPRED-i. Albert Krasniqi thotë se liderët tanë politikë nuk po mund t’i frenojnë dëshirat e tyre për udhëtime. Ai tha se presidentes i është ndarë çmimi për lidership për ndërtim institucionesh dhe integrim në BE, e asnjëra nga këto atribute nuk janë në kompetencë të presidentes. Por, për Ismet Kryeziun nga KDI-ja, presidentja po shihet si një nga figurat më kredibile që prezanton imazhin e Kosovës në botë. Ai tha se agjenda e presidentes është planifikuar më herët, prandaj nuk duhet të lidhet me zhvillimet në Kosovë. Megjithëse presidentja po shihet si e vetmja figurë që tash mund të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçit institucional, Kryeziu thotë se jo gjithçka është në dorën e Jahjagës.

Lini një koment