Bie “Dora e zezë” e SHIK-ut në pranga, priten arrestime tjera
Vrasësit më të mëdhenj të Kosovës, dyshohen edhe për rastet Zemaj, Hajdari, Kastrati e Dajaku
EULEX-i dhe policia e Kosovës ia kanë dalë që të vënën pranga dy prej pjesëtarëve më të fuqishëm, të grupit që ka kryer vrasjet më të bujshme në Kosovë. Ata dyshohet se kanë kryer vrasjet më të mëdha dhe më spektakulare, si atentati ndaj kolonel Tahir Zemajt, deputetit të LDK-së Smajl Hajdarajt etj., por që nuk përjashtohet mundësia që këta të kenë qenë në dijeni edhe për atentatin ndaj Xhemajl Musfatës, dhe dyshimet shtohen, pasi mendohet, se që tria këto viktima janë vrarë me të njëjtën armë.
Policia e Kosovës dhe EULEX-i riarrestoi Florim Ejupin nga fshati Sekiraqë dhe Bajram Kiqmari nga fshati Lladrofc, të dyshuar për vrasjen e një policit të SHPK-së, Arsim Rustolli, dhe Kojo Essuman polic i UNMIK-ut nga Gana, të cilët vdiqën sipas plagëve të marra në një pritë që iu është bërë nga disa persona të armatosur.
Gjykimi
Rasti i tyre ishte i mbyllur kur në vitin 2007 ishin shpallur të pafajshëm atëherë kur me rastin e tyre merrej prokurori italian Mauricion Saulstro, e tash që shkoi ky i fundi, rasti duket se është hapur prapë.
Për këtë vrasje të dyfishtë tashmë dënimin e vuan që vite, Shkumbin Mehmeti, ndërsa Florim Ejupi e Bajram Kiqmari ishin lënë në liri.
Grupi i ‘famshëm’ i Florim Ejupit është i njohur për vrasjet e shumta të pasluftës. Bajram Kiqmari përbërës i këtij grupi është i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e dy policëve në Shajkovc të Podujevës me 23 mars 2004. Ky grup thuhet se ka bashkëpunim me grupin e Agron Sylejmanit.
Kreu i këtij grupacioni Florim Ejupi, ishte arrestuar po në atë kohë në Tiranë dhe qe ekstraduar me një procedurë shumë të shpejtë. Grupi i Florim Ejupit dyshohet për një seri vrasjesh dhe vepra të tjera penale që nga viti 2001.