Kalo te lënda

Përfundon protesta në Prizren, kërkohet dorëheqja e Mujës

fotoKa nisur në Prizren marshi protestues i qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, që po kërkojnë nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të japë dorëheqje.

Aktualisht, ata po qëndrojnë para hyrjes kryesore të “Shtëpisë së Bardhë”, që është selia e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Qindra protestues i janë përgjigjur thirrjes për protestë, që përveç nga qytetarët aktivë, ka ardhur edhe nga partitë opozitare të Prizrenit.

Kryetari Ramadan Muja nuk është parë as të hënën të ketë hyrë në zyrën e tij.Nga Muja, i cili ka pezulluar pozitën e tij të kryetarit, qytetarët po kërkojnë dorëheqje, pas dënimit me dy vjet me kusht dhe 3 vjet mos ushtrim të detyrës zyrtare nga ana e gjykatës në Prizren. Muja është ankuar ndaj këtij vendimi. Muja është gjetur fajtorë në shpërdorim të detyrës zyrtare. Protesta për dorëheqjen e Ramdan Mujës, ka pasur gjatë gjithë javës që shkoi në Prizren.

Lini një koment