Kalo te lënda

Narkobosi serb Shariq mohon çdo akuzë

20140324134615510646Beograd, 24 mars – Narkobosi i Bllkanit, serbi Darko Shariq, ka dalë sot para një gjykate speciale në Beograd. Mediet e Beogradit raportojnë se ai ka mohuar çdo akuzë dhe ka akuzuar “ish-regjimin” e Beogradit për kurdisje. 

“Nuk ndihem fajtor për asnjë nga pikat akuzuese. E gjitha është rrenë”, citohet të ketë thënë Shariq, serbi i cilësuar si narkobosi i Ballkanit, i cili pas shumë vitesh që ndiqej është arrestuar më 18 mars në Mal të Zi.

Ai dyshohet për kontrabandim sasish të mëdha të kokainës, për krim të organizuar, shpëlarje parash. Darko Shariq, sipas raporteve të policisë së Serbisë, përveç në Plevle e Bernaë të Malit të Zi, fshihej edhe në Mitrovicë.

Lini një koment