Kalo te lënda

Lëndohen 7 punëtorë në “Kosova B”

fotoX1GUOMUANjoftohet se janë lënduar shtatë persona gjatë punës në TC ‘Kosova B’, Obiliq. Sipas njoftimit ata janë të një kompanie private, që po kryenin punë brenda objektit të termocentralit.

Në njoftim theksohet se aksidenti ka ndodhur derisa ata po zbrisnin me lift, kur është këputur tërheqësja e liftit, me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore, por nuk bëhet e ditur shkalla e lëndimit e as e rrezikut për jetën e tyre.

Lini një koment