Hafije të vjetra të UDB-së jugosllave
“UÇK-ja” e LPK-së ishin komandantë pa ushtarë. “Ushtarët vinin nga LDK-ja”, – pranon Fatmir Limaj, i cili ishte nga të paktët kuadër të së majtës në Kosovë. “Kuadrot” e Lëvizjes u bënë rezidentë të Tiranës. Paratë i kishin të bollshme dhe rrethoheshin nga bukuroshet kryeqytetase.
“Luftën” e bënin me fjalë, duke lëshuar plot gënjeshtra nga Radio-Televizioni Shqiptar.
Uniforma njëshe, e FARK-ut me “UÇK-në”, i njëjtësonte ushtarakët luftëtarë me ata fiktivë e hileqarë. Loja me uniformën u bë me shpresën e bashkimit të “dy faktorëve ushtarakë”. Por, në fakt, krahu i LPK-së, i cili identifikohej me “UÇK-në”, nuk përbënte kurrfarë faktori, sepse ushtarët ishin të papërfillshëm në numër, në raport me LDK-në, FARK-un.
Realisht, në Kosovë, edhe pse u bë një shkrirje hileqare e “faktorëve ushtarakë”, asnjëherë dhe askurrë nuk arriti të bëhet ushtri e rregullt, UÇK-e. Ai që bëri nismën e parë dhe që mund ta bënte UÇK-në, kolonel Ahmet Krasniqi me shokë, e vranë enveristët e Tiranës dhe stalinistët e Kosovës, përkatësisht, SHISH-i dhe SHIK-u, me porosi të Serbisë./Botasot/