Kalo te lënda

Fadil Nura ‘kryetari’ i çmendur!

HYNëse do të ishte naj ‘Llepa Brenë’ me këmbë të gjata, me buzë të fryra, me gjinjë të mëdhenj sa të Kujtim Shehut, me prapanicë më të madhe se të Kim Kardashianit, qysh kanë qejf Ata, a do ta kishte përzënë nga Komuna e Skenderajt, zëvëndësi i Kryetarit në burg, Sami Lushtakut.

Fadil Nura, me duart e tij e ka sulmuar për ta larguar me dhunë nga Komuna e Sami Lushtakut (njëherit qytetar nderi i Vlorës), e ja ka nxirë dorën plakës 75 vjeçare, Xhylë Dërgutit, e cila ka shkuar në komunë për të gjetur çare!

Meraklinjtë e qeverisë Thaçi ua kanë hapur dyert e Institucioneve të tyre vetëm bukurosheve të reja.

Prandaj, shtikllat, kllak-kllak gjëmojnë malin, dhe aty këtu nëpër Institucionet e Thaçit ka kauça dhe shihet korridoreve naj kondom i rastit, por që heshtet, se marre…!

Qe një shans i mirë për ta kërkuar dorëheqjen e Fadilit, i cili i urren plakat, i diskriminon, neveritet prej tyre, prej varfërisë neveritet, dhe lypësisë, se ia kujtojnë kohën kur vishej me xhemper të leshtë yrrnneku ‘nja mar’-nja mrapsht!

Në fakt kur i rreh plakat e varfëra, i rreh kujtimet e tij të fëmijërisë, kur i fshinte qurrat me mëngën e xhemperit vija-vija, të cilin e ndërronte një herë në javë!/Nga Kimete Berisha/

Lini një koment