Kalo te lënda

Dorëheqje!!!

dor-euml-heqje_hdDhjetëra protestues janë nisur nga shatërvani i Prizrenit për të marshuar drejt Komunës duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit te kësaj komune, Ramadan Muja.

Qytetarët aktivë të Prizrenit mbanin mbishkrimin “dorëheqje” dhe e brohorasnin atë.

Rruga në të cilën protestonin qytetarët ishte bllokuar për vetura, ndërsa aty qëndronte një numër i shtuar i pjesëtareve të policisë.

Turmës gjatë rrugës iu kanë bashkuar edhe kalimtarë të tjerë dhe së bashku i janë drejtuar objektit të Komunës që sigurohej nga disa të Policisë së Kosovës.

Protesta ka përfunduar ka incidente, ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë duke thënë se shpresojnë në shkarkimin e Mujës gjatë kësaj jave.

 

Lirim Krasniqi, një nga protestuesit, ka thënë se kryetarit Muja po i bën presion kryeministri Hashim Thaçi i cili nuk po e lë të japë dorëheqje.

Protestuesit e kanë akuzuar Mujen se po e mban peng Komunën, e cila sipas tyre do të duhej të ishte e qytetareve. /KP/

Lini një koment