Kalo te lënda

Dilemat për kandidatët – krerë të partive: të nominohen apo votohen

403x302174307kreretKomisioni për legjislacion i kryesuar nga Arben Gashi me pesë vota pro, një kundër dhe një abstenim e ka miratuar dhe proceduar për seancë plenare projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Tri çështjet diskutabile që pritet të qartësohen në mes dy leximeve mbeten, vota për liderin e partisë, pragu zgjedhor dhe mënyra e numërimit të votave, për kandidat dhe subjekte politike.

Anëtari i komisionit nga PDK  Arsim Bajrami tha se duhet të gjendet zgjidhja e pranueshme që nuk krijon ndeshje me kushtetutën pavarësisht vullnetit të partive politike. E para sipas tij ka të bëjë me çështjen e bartësit të listës, pra nëse do të jetë bartësi i listës i votuar apo do të nominohet drejtpërdrejtë nga partitë politike. Pastaj çështja e vend numërimit të votave në qendrat e regjionale apo do të ketë një numërim të vetëm në qendrën nacionale.

“Me partitë politike jemi marrë vesh që të jetë në vend votime. Por nëse ne do të aplikojmë numërimin elektronik apo digjital , skanimin e votave në qendra regjionale apo qendrën regjionale ka një kosto financiare por është mirë për të dalë zgjedhjet e mira”, tha ai. Ai tha se  këto tri çështje ne duhet definuar pas leximit të parë pas marrjes së opinioneve. “Nëse ka një vullnet politik edhe nga kryesia e kuvendit edhe nga grupet parlamentare që ndoshta mos të shpenzojmë afatin kushtetues prej 6 javësh, mundemi që brenda një apo dy jave të mblidhemi dhe të marrin propozimet e deputetëve dhe të përmbyllim sa më shpejt miratimin e këtij ligji”, tha Bajrami.

Arben Gashi tha se në mes dy leximeve ka hapësirë të mjaftueshme që të specifikohen sidomos dy çështjet e para, pasi mund të ketë implikime kushtetuese. “Këto dy pika duhet ti diskutojmë edhe të ardhmen për të  mos pasur implikime kushtetuese. Prandaj mes dy leximeve këto të dy duhet të rregullohen”, tha Gashi.

Ndërkohë që Albulena Haxhiu kërkoi që bartësit e listave të jenë të barabartë sikurse të gjitha kandidatët e tjerë, duke shtruar nevojën që edhe numërimi i votave si për parti ashtu edhe për kandidatë të bëhet në qendrën komunale.

“Shpresoj se do të hiqet dispozita që është e paraparë sepse ne jemi që edhe bartësi i listës të kandidojë si të gjitha kandidatët e tjerë. Pra mos ti shkojnë votat e subjektit politik”, tha ajo. Për Haxhiun diskutabile mbetet edhe çështja e numërimit të votave.

“Ne kemi kërkuar që këto numërime të bëhen në qendra komunale edhe për subjektet politike edhe për kandidatët brenda listës. Pra jo që të hapen kutit në vendvotim”, tha Haxhiu. Ajo në vijim kërkoi që të hiqen edhe dispozitat që interferojnë votimin me kusht. “Nëse me një dispozitë tjetër e kemi hequr votimin me kusht në nenin 36 pika 2 ekziston votimi me kusht. Pra ne jemi dakorduar që të mos ketë më votim me kusht. Jemi 15 pas luftës dhe nuk duhet me që të ekzistojë dispozita e këtilla që e njohin votimin me kusht”, tha ajo.

Ardian Gjini nga AAK tha se nuk është e thjeshtë se si do të vendoset për bartësin e listës sepse duhet të dimë a do të kemi pesë apo gjashtë kandidatë në listën e votuesve.

“Nuk ka të bëjë këtu me atë se a do të ketë vota të mjaftueshme bartësi i listës apo jo, nuk ka ndodhur kurrë. Mirëpo  duhet ta shohim aspektin se a do të votohen parimisht pesë apo gjashtë kandidatë në listë”, tha ai.

Ndërkohë që Halit Krasniqi nga PDK shfaqi mendimin se votat e partisë ti shkojnë bartësit e listës me automatizëm dhe që të mos përfshihen në listën e pesë kandidatëve sepse kështu bënë konkurrencë jo lojale. “Çështja e bartësit të listës që nuk do të duhej të diskutohej kaq gjatë sepse është një qëndrim, një kriter për të gjithë njësojë.  Natyrisht se ju krijon rrethana lehtësuese të gjithë kandidatëve tjerë të listës dhe hiqet një kandidaturë që ashtu kështu është një nga më të favorizuarit dhe nuk është i barabartë asnjë bartës i listës me të tjerët.  Heqja e tij , në këtë rast pak a shumë krijon një komoditet dhe rivalitet të barabartë të tjerëve, tha ai.   Kostoja buxhetore e këtij projektligji kap shumën prej 11 milion euro. I.K.

Lini një koment