Kalo te lënda

Aksident në Shkodër, plagosen 10 persona, 6 prej tyre ushtarakë

fotoNjë aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mjedë-Kryebushat, ku kanë ,betur të plagosur 10 persona, ndërmjet të cilëve janë edhe 6 ushtarakë.

Policia njoftim se mes të plagosurve ndodhet edhe një 15-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa 15-vjeçari është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale më të specializuar.

Lini një koment