Kalo te lënda

Vulin nesër në Kosovë

fotoTT1VAMQSMinistri pa Portofol i Serbisë, Aleksandar Vulin, nesër do të vizitojë Leposaviqin.

Sipas një komunikate të së ashtuquajturës, Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, ai  do të merr pjesë në shënimin e pesëmbëdhjetë vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO’së, ndaj caqeve të ushtrisë serbe.

“Vulin të hënë në orën 13 do të vë bëjë homazhe para përmendores së të rënëve serbë gjatë bombardimeve të NATO’s”, njoftojnë mediat serbe.

“Në orën 19, Vulin në Shtëpinë e Kulturës në Leposaviq do të merr pjesë në akademinë përkujtimore që i kushtohet përvjetorit të fushatës ajrore të NATO’s”.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se Vulin do të shfrytëzojë rastin të takohet edhe me Kryetarin e sapozgjedhur të Leposaviqit, Dragan Jablanoviq.

Lini një koment