Kalo te lënda

Ushtria ruse përgatit sulm në lindje të Ukrainës

ushtria-ruse-p-euml-rgatit-sulm-n-euml-lindje-t-euml-ukrain-euml-s_hdPo rritet rreziku për shpërthimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Deshchytsia, i cili ka dënuar mbledhjen e forcave ruse në kufirin lindor të shtetit.

“Situata është më e tensionuar se një javë më parë”, tha ai për ABC. “Ashtu si janë gjërat tani, në qoftë se forcat ruse marrin zonat lindore të Ukrainës, do të jetë e vështirë për të kërkuar nga ukrainasit që jetojnë atje të mos hakmerren ndaj pushtimit ushtarak”..

Se forcat ruse janë gati për ta sulmuar Ukrainën, këtë e thatë edhe shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Andriy Parubiy.

Po ashtu, NATO konfirmon se Rusia ka grumbulluar forcat në lindje të Ukrainës dhe në kufi me Moldavinë, pranë rajonit separatist Transdniestria.

“Forcat ruse në kufi me Ukrainën janë të konsiderueshme, dhe shumë të gatshme”, ka thënë gjenerali Philip Breedlove.

Lini një koment