Thaçi nuk e premton 25-milionëshin
Asnjë shumë milionëshe nuk ka përmendur kryeministri Thaçi të premten, tek ka reflektuar ndaj një raporti në “Kohën Ditore”, sipas të cilit ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave nuk do të mund të marrin si kompensim shumën prej 25 milionë eurosh, të cilën e kanë kërkuar prej vitesh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryeministri ka dhënë zotimin vetëm për të respektuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin po kështu nuk përmendet shuma që duhet kompensuar.
Kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi, ka vazhduar të flasë në mjegull përkitazi me kompensimin e borxhit të pretenduar për ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave dhe të Çelikut.
Ai ka thënë se kompensimi do të kryhet, por nuk ka përmendur shumën që do t’u ndahet atyre.