Kalo te lënda

Skandali i PTK-së, tender njëburimor 15 milionësh

403x302173879PTKMenaxhmenti i Postës dhe Telekomit të Kosovës, përmes formës së negocimit, ia ka besuar projektin kompanisë ‘Alkatel Nokia Siemens’

Menaxhmenti i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) nuk ndalet me keqpërdorime me tenderë të negociuar pa njoftim publik. Së fundmi menaxhmenti i PTK-së për projektin më të madh të kompanisë, përmes formës së negocimit, tentoi t’ia japë kompanisë ‘Alkatel Nokia Siemens’ tenderin për projektin e 3G-së – shkruan Kosova Sot.

 

. Ky projekt parashihet t’i kushtojë PTK-së mbi 15 milionë euro. Por skandaloze në këtë çështje është se menaxhmenti i PTK-së, përmes formës së negocimit ia ka besuar projektin kompanisë në fjalë, e ndërkohë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik ka shkuar ankesa nga kompania ‘Infinite Solutions KAD’, pronari i së cilës dyshohet se është i afërt me kryeshefin e PTK-së./standardi.info

 

Lini një koment