Serbia e hidhëruar në Ukrainën
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar lidhur me promovimin e video spotit të Arsenije Jaçenjukut, duke thënë se me të i është bërë fyerje Republikës së Serbisë. Siç njofton B92, lidhur me këtë ministri serb i Punëve të Jashtme Ivan Mërkiq do të kërkojë sqarime nga ambasadori ukrainas në Beograd.
Në videon promovuese në të cilin Kievi sqaron pse Ukraina duhet të bëhet anëtare e BE-së, prezantohet harta në të cilën ishin fshirë të gjitha ish- shtetet e ish – Jugosllavisë nga ajo dhe të gjitha ato i ishin bashkuar Kroacisë. Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Arsenije Jaçenjuk (në foto) aty ka sqaruar pse konsideron se Ukraina duhet të jetë pjesë e BE dhe , dhe siç njoftojnë serbe, edhe pse e ka përmendur Serbinë në kontest të fillimit të negociatave me Brukselin, për kryeministrin ukrainas nuk ekziston fare Serbia. /Indeksonline/