Kalo te lënda

Pas Badovcit, edhe Batllava pritet të mbushet me ujë

fotoOF78M7QPNga: Burim Xhemajli

E përfunduan me Badovcin. Tani ja kanë mësyrë Batllavës. Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka filluar punët për mbushje me ujë edhe të liqenit të Batllavës. Edhe pse më herët zyrtarë të ujësjellësit dhe ata të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenc’ patën thënë se mbushja e Batllavës me ujë është e pamundur, tani gjërat kanë ndryshuar. Drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Gjelosh Vataj, ka konfirmuar për gazetën se kanë filluar punët në teren për dërgimin e ujit në Batllavë. Ai nuk ka pranuar të flasë rreth planit të dërgimit të ujit në këtë liqen, por sipas tij, kjo gjë do të arrihet.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim, si të kemi diçka konkrete do t’i njoftojmë të gjithë. Mirëpo tani për tani vetëm jemi duke diskutuar. Punëtorët tanë i kanë marrë disa detyra, tash shohim si po shkojnë punët”, ka thënë Vataj. Kostoja për dërgimin e ujit në Batllavë pritet të jetë e madhe, por kjo sipas Vatajt, nuk duhet të jetë pengesë për dërgimin e ujit atje.

“Kostoja është shumë e madhe, por kur është në pyetjet uji, kostoja nuk duhet të jetë pengesë për të siguruar ujë”, ka thënë Vataj, duke shtuar se nëse vazhdon kjo thatësi, atëherë do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta mbushur me ujë edhe Batllavën. Gazeta ka provuar të kontaktoj edhe me drejtues të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenc’ në lidhje me përpjekjet për dërgimin e ujit edhe në Batllavë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur …(më gjerësisht në gazetën Tribuna).

Lini një koment