Obama ndërron telefonin
BlackBerry shumë shpejtë mund të humbë klientin kryesor që ka: Presidentin amerikan Barack Obama.
Burimet anonime në dijeni për këtë çështje ka htënë se Shtëpia e Bardhë është duke testuar telefonat e mençur nga LG-ja dhe Samsungu për të zëvendësuar telefonin e tyre tradicional BlacBerry. Derisa iPhone 5S nuk është përfshirë në listën e telefonave të preferuar nga Obama.
BlackBerry ka furnizuar Shtëpinë e Bardhë dhe shumë qeveri tjera me telefona të sigurt për më shumë se një dekadë, por në vitet e fundit, Apple dhe kompanitë tjera kanë filluar ta mposhtin dominimin e BlackBerryt në qeverinë amerikane.
Agjencia e komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, e cila kontrollon dhe mbron komunikimin e Obamas, si dhe teknologjinë e brendshme të shtëpisë së tij është duke testuar pajisjet e reja që mund të përdoren së shpejti në qeverinë amerikane.
Raportohet se kjo agjenci është duke testuar telefonat e mençur të LG-së dhe Samsungut për të parë nëse njëra nga këto kompani mund të jetë zëvendësim i BlackBerryt. Sidoqoftë burimet e Wall Street Journal kanë pohuar se testimet janë në fazat e para dhe se vendimi do të merret pas disa muajsh. /publiku.net/