LDK, në Prizren:Nuk do të ketë kuvend të jashtëzakonshëm
Ekipi negociues i kryesisë qëndrore të LDK-së, bën bashkë degën e Prizrenit, por nuk arrin të afrojë edhe kreun e saj,Eqrem Kryeziun. Bisedimiet mes ekipit qëndrorë dhe të të pakënaqurve të LDK-së së Prizrenit, shmangin kuvendin e jashtzakonshëm.
Ashtu sic edhe kishte paralajmëruar, takimi në mes të grupit të të pakënaqurve të LDK-së dega në Prizren dhe ekipit të kryesisë qëndrorë të këtij subjekti në qendër është mbajtur mbrëmë deri në orët e vona, ku sipas , Fatmir Memës, njërit nga iniciatorët e këtij takimi është diskutuar për shumë cështje dhe është arritur në përfundimin që, për shkak të situatës së krijuar, të shmanget kuvendi i jashtëzakonshëm i degës, që ishtë kërkuar me mbledhjen e 55 delegatëve dhe kërkesën e 33 nëndegëve të LDK-së së Prizrenit.
Por në takimin e mbrëmshëm nuk ka marrë pjesë kryetari i degës së LDK-së, Eqrem Kryeziu. Memaj tha se 90% e anëtarësisë së degës i janë përgjigjur këtij takimi.
RTK, disa herë ka tentuar të kontaktojë me kreun e LDK-së Eqrem Kryeziu, por ai nuk i është përgjigjur kërkesës sonë.
LDK-ja në Prizren, pas humbjes së zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar ishte përçarë në dy grupe, ku mosmarrëveshjet kishin arritur deri në atë pikë sa të kërkohej edhe dorëheqja e Eqrem Kryeziut dhe thirrja e një kuvendi të jashtzakonshëm , pasi sipas tyre, Kryeziu ishte fajtor për të gjitha humbjet./standardi.info