LDK-ja po e mban në këmbë qeverinë
Disa nga subjektet politike sikurse PDK-ja dhe LDK-ja, tashmë kanë dhënë qëndrimin dhe janë marrë vesh që zgjedhjet nacionale të mbahen në qershor, apo edhe më 25 maj, ndërkohë që edhe zyrtarë të partive të tjera politike thonë se janë të përgatitur për këtë periudhë zgjedhore, madje janë të interesuar kaherë që qeveria aktuale të rrëzohet, mirëpo nuk e kanë gjetur mbështetjen. E, njohës të proceseve zgjedhore vënë në dyshim përgatitjen e partive politike për të hyrë në garë.
Ardian Gjini, shef i grupit parlamentar nga AAK thotë se partia e tij është e interesuar kaherë që kjo qeveri të shkarkohet.
Edhe Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se rëndom, për shkuarje në zgjedhje varet shumë nga disponimi dhe interesi individual e grupor i njerëzve në pushtet, partive të tjera opozitare, si dhe faktorit ndërkombëtar, që i dirigjon të dyja palët./Kosova Sot/