KYATA: Do të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Në 15 vjetorin e Bombardimeve të NATO-së, Pakti Atlantik i Rinisë së Kosovës, ka falënderuar të gjithë shtetet anëtare të NATO-së për atë çfarë kanë bërë për Kosovën.
“Në këtë përvjetor të 15-të të fushatës së NATO-s në ish Jugosllavi, e cila solli shpresë dhe paqe te populli i Kosovës, ne si KYATA Kosova, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha shtetet anëtare të NATO-s dhe për tërë ato burra dhe gra që kanë shërbyer 15 vjet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar kryetari i kësaj shoqate, Besim Salihu.
Po ashtu, KYATA shpreh ngushëllimet e saj për të gjithë ata që kanë humbur jetën në misionin e Kosovës.
“KYATA Kosova do të vazhdojë të promovojë vlerat e paqes, demokracisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe të mbështesë të gjitha përpjekjet e NATO-s në misionet e tyre për të bërë botën më të mirë dhe më të sigurt”, thuhet më tutje në deklaratën e lëshuar për media.
KYATA, zotohen se edhe më tutje kjo shoqatë do të vazhdojë të punojë më shumë në të ardhmen e afërt, me shpresën e të pasurit Kosovën në mesin e vendeve të tjera krenar si një vend anëtar i NATO-s.