Kalo te lënda

KEK-u: Rritja e pagave nuk do t’i rrisë tarifat e energjisë

403x302173640KEDS-fakturat_e_rrymes-10_janar_2014a-Laura_Hasani-1389790888Punëtorët e KEK-u do të përfitojnë një rritje të pagave prej 120 eurosh në mënyrë lineare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kostoja vjetore e kësaj rritjeje është 6.9 milionë euro. Por, Bordi i KEK-ut ka sqaruar se kjo kosto mund të kursehet nga shpenzimet operative të KEK-ut dhe e njëjta nuk do të ndikojë në rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për rritjen e pagave për rreth 4 mijë e 900 punëtorët e kësaj korporate. Ata garantojnë se rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut nuk do të ketë ndikim në rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Mjetet për rritjen e pagave, sipas kryetarit të Bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi, do të vijnë nga ulja e shpenzimeve operative, përkatësisht nga ulja e orëve jashtë orarit.

Lini një koment