I plotësohet dëshira Kim Kardashianit
Edhe pse ka shfaqur urrejtje të hapur ndaj Kim Kardashian, si duket Kaney West ka arritur ta bindë kryeredaktoren e magazinës prestigjioze ‘Vouge’, që Kim të dalë në ballinën e saj. E për këtë fakt Kim është shprehur shumë e kënaqur përmes faqes së saj zyrtare në Instagram… Ndonëse Vinture në disa raste ka thënë që Kim asnjëherë nuk do të jetë në ballinë të ‘Vouge’, si duket ajo ka ndërruar mendje.
Bëhet e ditur që Kaney aq shumë e ka lutur sa që ajo nuk ka mundur më ta dëgjoj, e kjo lutje është marrë më shuam parasysh pasi që Vinutre e Kaney janë miq të moçëm. E kjo më së shumti e ka gëzuar të fejuarën e rep artistit, Kimin e cila nuk ka hezituar që në rrjetin social ‘Instagram’ të theksoj se kjo është plotësimi i të gjithë dëshirave të saj.
“Ky është plotësimi i të gjitha dëshirave të mija.Zot. Jam shumë e emocionuar mezi po marr frymë”, ishte mbishkrimi që ka lënë Kim Kardashian. Ndryshe Kim në ballinën e ‘Vouge’ do të shfaqet gjatë muajit prill, ku do të jetë ajo me fustan nusërie dhe Kaney Wets prapa saj i veshur me të zeza.