Çka thotë Kurani dhe shkenca për ezanin
Debatet e ngritura kohë më parë lidhur me miratimin e ligjit për kufizimin e zhurmës u bë shkak që edhe një herë në opinionin Kosovar të ngrihet debati për Islamin te shqiptarët.Në vend se teologët, që janë të obliguar t’a japin mendimin profesional fetar e shkencor, ata zgjodhën rrugën e heshtjes lidhur me Ezanin, se a duhet të futet në kuadrin e zhurmave. Kështu iu dha hapsirë indivdëve jo kompetet të dhënë mendime sipas dëshirës dhe qefve të tyre.
Këtë situat më së miri e shfrytëzuan Vehabistët duke e keqpërdorë masën popullore se gjoja Institucionet e vendit janë kundër Ezanit, por edhe Institucionet tona e përsëritën gabimin duke mos u konsultuar me Teolog që kanë njohuri në këtë drejtim , prandaj situata e krijuar i shkoi ma së miri për shtati keqëpërdoruesve të fesë Islame, dhe ngritën tensione të panevojshme.
Unë si Teolog jam përpjekur që në punimin e më poshtëm të argumentoi çështjen e Ezanit në aspektin fetar e shkencor se pse Ezani duhet të dëgjohet në suaza normale.
Ezani zhurmën e shndërron në qetësi shpirtërore
Organi kryesor i shqisës së të dëgjuarit është veshi. Funksioni i tij është mbledhja, përcjellja dhe përpunimi i sinjaleve akustike, tingujve, zërave, zhurmave drejt organeve të tjera të aparatit dëgjimor.
Pjesët e veshit janë:pjesa e veshit të jashtëm, të mesëm e të brendshëm.
Pjesa e jashtme e cila përbëhet nga llapa e veshit, kanali i dëgjimit dhe daullja e veshit.
Pjesa e mesme e cila përbëhet nga tre kockëzat e veshit çekiçi, yzengjia, kudhra (stapes, incus dhe malleus),
Pjesa e brendshme e cila përbëhet nga Kërmilli (Cochlea), që shërben për transformimin e lëkundjeve mekanike në impulse nervore, dhe labirinti, ose i quajtur organi vestibular, që nuk i shërben dëgjimit por ndjenjës së ekuilibrit.
Dueht ditur se dëgjimi është një proces ndijor rezultat i një aktiviteti të sinkronizuar të një serë organesh dhe qelizash.
Njeriu është në gjendje të shquajë një repertor të gjërë tingujsh dhe të prodhojë imazhe sonore, kjo realizohet në sajë të pranisë së një kategorie qelizash të specializuara të pozicionuara në zonën e veshit të mbrendëshëm.
Gjatë procesit të dëgjimit valët e zërit kapen së pari nga llapa e veshit të jashtëm i cili i “mbledh” ato dhe i drejton për në kanalin dëgjimor. Pastaj valët godasin daullen e veshit ose membranën timpanike që shtrihet gjatë fundit të brendshëm të kanalit dëgjimor dhe e bëjnë atë të dridhet. Tre kockat e veshit të brëndshëm (të quajtur çekiçi, kudhra dhe yzengjia) i çojnë këto dridhje te kërmilli i veshit, një organ në formë spiraleje në veshin e brëndshëm.
Dridhjet e zërit që futen në kërmillin e veshit krijojnë valë në lëngun që ai përmban Këto valë bëjnë që një ndarje delikate, membrana bazilare të ndryshojë formën e saj.
Çka thotë Kurani për dëgjimin
Dëgjimi është i përmendur në Kuran, Zoti i Lartëmadhëruar tregon për dëgjimin, shiqimet që nga embrioni ku thotë:
”Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja kur nuk dinit asgjë.dhe ju bëri me shqisa të të dëgjuarit,të pamurit dhe me zemër e mendje…(15,78)
Shihet se sipas Kuranit renditja fillon me dëgjimin e pastaj shiqimet,Kurani dëgjimin e ka përmend në njejës ndërsa shiqimin në shumës.Renditjen e këtyre shqisave e vërteton edhe embriologjia.Te shiqojm si e spjegon embriologjia krijimin e fetusit dhe organet dëgjimore dhe shiqimet:

Dr Musli Verbani, Teolog
Sipas embriologjisë ndjenja e dëgjimit formohët para funksioneve tjera vitale
Që nga java e 8 e shtatëzanisë fillon të zhvillohet Shqisa e dëgjimit .
Prej javës së 18 deri tnë javën 22 të shtatëzanisë formohet veshi i mbrendshëm dhe nervat e trurit janë të zhvilluara mjaftueshëm ashtu që foshnja dëgjon të rrahurat e zemrës së nënës.
Rreth javës së 25 të shtatzanisë foshnja dëgjon edhe zërat e jashtëm, ndërsa gjer në javën e 27 fillon njohjen e zërave.
Për dallim nga shqisa e të të dëgjuarit, shqisa e të pamurit zhvillohet tek në javën e 26 të shtatëzanisë, pas kësaj periudhe embrioni fillon ti hapë dhe ti mbyllë sytë.
Duhet pasur parasysh që fëmijët në rend të parë duhet aktivizuar në dëgjim e pastaj në shiqimin e lojrave, pra në argëtimin e tyre në lojra kompjuterike, pra në rend të parë duhet ta aftësojn shqisën e të dëgjuarit e pastaj shqisën e të pamurit, e jo siq po ndodhë në shekulln njëzet ku po zhvillohet xhenerata e të pamurit në rend të parë e pastaj të zhvilluarit e të dëgjimit, gjë që do të ndikoj që njeriu të jetoj më i izoluar dhe më i mbyllur në vetvete.Shkaktar i kësaj është zhvillimi i i teknologjisë informatike kompjuterike.
Dëgjimi dhe dëmtimi i dëgjimit
Dëgjimi është dhunti e Zotit , dhe këtë dhunti duhet shfrytëzuar për atë për cka e ka krijuar Zoti i lartëmadhëruar.dëgjimi është mjeti i pranimit të shpalljes, pa të dëgjuar nuk do të kishte qenë e mundur të pranohej shpallja prej pejgamberëve, mirpo sikurse edhe pjesët e tjera të trupit dëmtohën ashtu edhe dëgjimi dëmtohët.Zoti i Lartëmadhëruar thotë:” Thuaj : Nëse Allahu ua merr të dëgjuarit të pamurit dhe ua mbyll zemrat dhe mendjet ,cili zot tjetër pos Allahut do tju sjell ato”
Si dëmtohët shqisa e dëgjimit
Dëgjimi dëmtohët kur membrana bazilare deformohet nga një valë zëri që vjen në të, organi i Kortit gjithashtu zhvendoset. Ky organ përmban receptorët dëgjues, një koleksion qelizash me zgjatime ne formë qimesh. Sipër tij është membrana tektoriale. Lëngu tek kërmilli i veshit e shtyn lart membranën bazilare kështu që qelizat me zgjatime në formë qimesh fërkohen me membranën tektoriale. Ky veprim shkakton menjëherë impulse nervore në nervin dëgjimor, i cili i përcjell mesazhet deri në lobet temporale të trurit.
Dëmtimi i dëgjimit bëhet nga:
1. Ndotja akustike.
2. Përdorimi i barnave (ilaqeve) dhe
3. Emocionet dhe ndjenjat negative.
1. Nivelet e dëgjimit dhe ndotja akustike
Si aparat i dëgjimit veshi nuk mund te dëgjoj zërin prej 0-10 dB , këtë ultësi të zërit e kabubërreci
Njeriu nuk mund ta dëgjoj zërin e buburrecit sepse ai ka ultësin prej 0-10 dB, edhe pse Zoti i Lartëmadhëruar këtë e ka treguar para 14 shekujve kur ka thëne:”Dhe atëher kur arritën në luginën e buburrecave ,një buburrec tha:”O ju buburreca hyni në vendet tuaja që të mos u coptoj Sulejmani dhe ushtria e ti duke mos ju vërejtur” en-Neml;18
Fazën e parë të dëgjimit ku veshi mund ta dëgjojë zërin është prej 10-20dB. Ky është zëri më i ulët që Kurani e ka quajtur” Rikza”,me fjal tjera fillimi i dëgjimit fillon nga kjo masë e zërit . Thotë Zoti i Lartëmadhëruar : ” …ose a po e dëgjon zërin tepër të ulët të tyre (Rikza). (Merjem;98)
Faza e dytë e dëgjimit të veshit është prej prej 20-40dB. Ky është zëri i ulët që Kurani e quan ”hemsa”. Thotë Zoti i Lartëmadhëruar:”E para të Githëmëshirëshmit ulen zërat e nuk dëgjohent tjetër pos një zë i ulët (hemsa)”.(TaHa;108)
Niveli kur fillon të çrregullohet gjumi është 42-45 dB,
Dëmtimi i mundshmëm i të dëgjuarit bëhet prej 120-140 dB
Kurani ka përmend se një dënim prej dënimmeve para ditës së kijametit është ”ushtima” (Sajha) e cila do të jetë prej 160 deri në 200 dB.
Niveli më i larti i ushtimës është në ditëne kijametit të cilën Zoti i Lartëmadhëruar e ka cilësuar është ”Saaaahatun” e cila do të jet prej 200 deri në 240 dB
Shurdhimin e nervit të veshit e shkakton ndotja akustike ndërsa ndotjen akustike e shkaktojnë: zhurmat e prodhimit në industrinë tekstile, në prodhimin e mineraleve, po ashtu ndotjen akustike e shkaktojnë burimet e ndryshme të veprimtarive njerëzore sic jan mjetet e transportit, pra që nga mjetet motorike automobilistike, hekurudhore (trenat)dhe ajrore (aeroplanat), etj.
Makina në ecje (50 km/orë) shkakton akustikën në 60-80 dB; Trenat e shpejtë, me shpejtësi maksimale (300 km/orë) shkaktojnë zhurmën në 110 dB; Kamioni në ecje (50 km/orë) shkakton zhurmën në 78-92 dB; Aeroplani në ngritje shkaton zhurmën në 110 dB;
Përpos industrisë dhe mjeteve motorike dhe automobilistike ndotja akustike shkaktohët edhe nga aktivitetet private, qofshin nga lokalet natës muzika rok e lartë, apo sallonet e bastoreve.
Dihet se në Evropë rreth 65% e popullësisë janë të ekspozuar niveleve të larta të zhurmës (për 24 orënë 55 dB) e cila shkakton acarime dhe shqetësime të ndryshme.
Rreth 113 milionë njerëz (17%) janë të ekspozuar ndaj niveleve të zhurmës nëmjedis më të mëdha në 65 dB. Rreth 10 milionë njerëz janë të ekspozuar ndaj niveleve të papranueshme të zhurmës (për 24 orë në 75 dB).
Ka një konsensus se niveli i zhurmës në mjediset e hapura nuk duhet të kalojë 65 dB gjatë ditës, ndërsa në vendbanimet e reja ai nuk duhet të jetë më shumë se 55 dB.
Përpos zhurmave të jashtme janë dhe zhurmat e brendshme të veshit të cilat vijnë nga dëmtimi mikroskopik në mbaresën e nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Lëndimet në këto mbaresa shkaktojnë edhe humbjen e dëgjimit.
2. Përdorimi i barnave (ilaqeve)
Dëmtimi i dëgjimit nuk bëhet vetëm prej ndotjes akustike, por edhe prej faktorëve tjerë siq janë:marrja e tepërt e ilaqeve ( barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit si dhe aspirina) Po ashtu nga proçesi i plakjes Pastaj ndikon faktori social-psikologjikë dhe ekonomik, demografikë si dhe statusi social.
3.Emocionet dhe ndjenjat negative.
Faktor tjerë të dëmtimit të dëgjimit janë edhe varietet emocionale negative, sikurse zemërimi, depresioni, ankthi, shqetësimet e ndryshme, lodhja si dhe dëshpërimi.
Ezani dhe dëgjimi
Ezan (ar: Edhan) është folje nga emri ”udhun” që do te thotë vesh.Edhe pse në gjuhën shqipe quhet ezan duhet të quhet edhan. Veshi është mjeti i pranimit të shpalljes nga Zoti i lartëmadhëruar. Kur është dhëne propozimi që thirrja për namaz të bëhet nëpërmjet kumbanave ose borisë nuk ka kalue ai propozim por iu është dhënë përparësi prpozimit të zërit të njeriut dhe është caktue sehabiu Bilalli r.a cili ka pasur zërin e bukur .
Ezani është sunet i fortë dhe po ashtu sunet kifaje,që dotë thotë se nëse në një lagje thërritet ezani në shtëpi ai cili falet nuk e thëret ezanin, kjo nënkupton se mjafton ezani i njërit për të tjerët,por nëse në një lagje nuk ka ezan atëher ai i cili falet në shtëpi e thirrë ezanin aq sa e dëgjojn veshët e tij sepse ezan do të thotë dëgjim. pra do të thotë thirrje publike e cila duhet të arrij deri te veshi i njeriut e jo që i tejkalon normat e e veshit sepse ezan do të thotë aq sa arrinë te veshi e jo cka e dëmton veshin. Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: ”Dhe ku ka fjalë më të bukur se sa fjala e ati j i cili thërret për Allah dhe vepron punë të mira dhe thotë:më të vërtet unë jam prej muslimanëve” Fuslet,
Komentatorët mendojn se këtu ështä fjala për atë i cili e thërret ezanin.ezani thirret në një gjuhë të përbashkët: gjuhën Arabe. Në Ezan përmendet emri i Allahut, i të dërguarit të tij, bëhet thirrja për lutje dhe për shpëtim. Siq e përmendëm më lartë se dëmtimi i dëgjimit shkaktohët prej tre faktorëve e ato janë:ndotja akustike, përdorimi i barnave dhe emocionet negative.
Duke patur parasysh se 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji përderisa Prof.Japonez Emoto (ka punuar me mikroskop mbi kristalet e ujit për 12 vite me radhë ) ka konstatuar se kristalet e ujit reagojnë ndaj faktorëve të jashtëm, si nga: fjala dhe muzika. Ai ka konstatuar se kur njeriu dëgjonë fjalë të bukura ose kur i thuhen lutje, pastërtia dhe përbërja gjashtëkëndëshe e kristaleve të ujit shfaqet më dukshëm, përderisa kur artikulohet fjala “djall” pranë ujit, kristalet hyjnë në forma kaotike, deformohen.Po ashtu kur pranë ujit lëshohet muzikë Heavy-metal, kristalet e ujit shpërbëhenPërpos kësaj kur pran ujit përdoren fjalë fyese, banale kristalet e tij deformohën.
Ai ka konstatuar se kristalet e ujit reagojnë edhe kur mendohen gjëra negative, kur njeriu është i shqetësuar, kristalet e ujit deformohen.” uji reagon edhe sipas gradëve të ndryshme të vetëdijes, sikur i di të gjitha dhe merr formë sipas përbërjes së tyre.
Në një rast kur është pyetur Prof. Emoto: ” Si reagojnë kristalet e ujit kur u jepet të dëgjohet Kuran? Apo ndaj 99 emrave të Allahut?.
Përgjigjja e tij ka qenë: ” Kristalet shfaqeshin në një mënyrë aq të bukur, saqë fillova të mendoja nëse unë kam gjë lidhje me Islamin?
A nuk ka thëne¨ Zoti i Lartëmadhëruar:”Pra më të përmendurin e Allahut qetësohen zemrat” Err-Rrad;28. Thirrja e ezanit 5 herë në ditë, në ezan bëhet përmendja e Allahut dhe kur ushqim ditorë përpos ushqimit janë barnat dhe ndotja akustike shkaktohet nga fabrikat automjetet dhe nga faktorët e ndryshëm dhe krijohën zhurma të ndryshme të cilat shkaktojnë shqetësime, ezani shqetësimin e shëndërron në qetësim të zemrës dhe në qetësi shpirtërore. Gjithsesi kjo do të mbetet temë diskutimi në të ardhmën sepse njeriu ka nevojë të qetësohët e qetësimi i i zemrës së njeriut bëhet duke e përkujtuar Zotin sepse Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë:”Ata të cilët besojn dhe i qetësojnë zemrat e tyre duke e përkujtuar Allahun, pra duke e përkujtuar Allahun qetësohën zemrat dhe shpirtërat”.
(err-Rra`d;28)
Autori është Teolog dhe ky shkrim është ekskluziv për standardi.info