Kalo te lënda

Bien bazat ukrainase në Krime (Video)

bien-bazat-ukrainase-n-euml-krime-video_hdGrupi i njohur si “Ushtria Popullore e Krimesë”, është mbledhur para një baze ajrore që ishte nën kontrollin e ushtarëve ukrainas.

Ata nuk hasën as rezistencën më të vogël nga ato pak trupa ukrainase të mbetura aty që pas vendimit të qeverisë së re në Kiev për të tërhequr nga Krimeja gjithë personelin ushtarak dhe familjarët e tyre.

BBC thotë se tashmë baza është në kontroll të plotë të forcave ruse që i bashkohet bazave të tjera të marra nën kontroll më herët.

Njëra prej tyre është edhe baza e aviacionit ushtarak në Belbek. Pas ditëve të tëra nën rrethim të trupave ruse, personeli ukrainas është urdhëruar që të lëshojë kontrollin e saj.

Kreu i bazës ushtarake në Belbek thotë se ka urdhëruar atë pak personel që i ka mbetur që të qëllojë disa goditje paralajmëruese në ajër nëse sulmohen. Ai i tha BBC-së se prej ditësh pret një urdhër nga Kievi se çfarë duhet të bëjë, por asnjë urdhër i tillë nuk ka mbërritur.

Në Kiev e mohojnë diçka të tillë. Shefi i Ushtrisë deklaroi se të gjitha njësive ushtarake ukrainase në Krime u janë dhënë urdhrat e nevojshëm se si duhet të reagojnë në rast se sulmohen.

Një ditë më parë Presidenti rus, Vladimir Putin firmosi aktin përfundimtar që integron Krimenë si pjesë e territorit të Federatës Ruse, ndërsa në Bruksel, si shprehje mbështetjeje Bashkimi Evropian nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e përkohshme të Kievit. /Telegrafi/

Lini një koment