Ahmeti: Polica e pastër parakusht për luftimin e krimit
Kryetari komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar polici të pastër, e cila, sipas tij, është parakusht për luftimin e krimit.
“Një pjesë e madhe e zyrtarëve të policisë nuk e kanë kaluar vlerësimin e AKI – së. Arsyeja kryesore është pasuria e pashpjeguar. Kjo duhet të adresohet menjëherë sepse policia e pastër është parakusht i luftimit të krimit”, ka shkruar Ahmeti.