Varrosen viktimat e vrara dje në Pejë
Janë varrosur në Pejë dy të vrarët e incidentit të armatosur që ndodhi në këtë qytet
Familjarët e viktimës Fazli Bajraktarit, i cili ishte kalimtar i rastit, u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta zbardhin rastin. Ndërkohë , nga të plagosurit, katër janë liruar nga spitali rajonal në Pejë dhe dy mbesin të hospitalizuar, por jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja e djeshme ka shqetësuar qytetarët e Pejës. Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurorinë e shtetit nga njësiti rajonal për krime serioze .