Kalo te lënda

Thaçi: Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

fotoKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi propozon që Presidenti i Kosovës të zgjidhe tnë mënyr ëtë dejtpdrejtë nga populli.

Në një intervistë për emisionin “Bugajski”, në Albaniascreen, kryeministri Thaçi shprehet se për sa kohë që deputetët dhe kryeministri zgjidhen nga populli, nuk k arsye pse të mos zgjidhet dhe presidenti nga populli.

“Reforma elektorale po vazhdon. Besoj që do ta ftojmë edhe Komisionin e Venecias që të na ndihmoj në reformën e plotë elektorale, që do të krijoj mundësi edhe për zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejtë por edhe në reformën elektorale që do të kemi më shumë zona elektorale se një ne Kosovë dhe aspekte te tjera teknike dhe profesionale”, ka thënë Thaçi.

Duke komentuar ndërhyrjen e Rusisë në Krime, Thaçi thekson se NATO është aleanca më e fuqishme.

Sa i përket anëtarësimit në OKB, Thaçi shprehet se për anëtarësim nuk duhet nxituar, pasi në të kundërt, rrezikohet që të Kosova të ketë të njëjtin status si Palestina.

Lini një koment