Kalo te lënda

Serbia nuk është kundër Rusisë

fotoNënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq lidhur me krizën në Ukrainë ka deklaruar se Serbia nuk do të ketë qëndrim armiqësor ndaj Rusisë.
“Qëndrimi i Serbisë ndaj situatës në Ukrainë do të jetë plotësisht i përgjegjshëm dhe atë nuk do ta marrë qeveria teknike por Serbia deh ajo do të respektojë obligimet e veta në rrugën drejt BE-së dhe nuk do të keqtë qëndrim armiqësor ndaj Rusisë”, ka deklaruar ai për medie gjatë konferencës së shtypit me kryetarin e Replbika Sërpska Milorad Dodik, njofton B92.
“Ne respektojmë integritetin territorial në të drejtën ndërkombëtare, por mos të na flasin për këtë ata që e kanë shkelur atë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.
Kryetari i RS-së pa u hamendur fare ka thënë se Republika Sërpska është në anën e Rusisë.
“Ne nuk mundemi sikur Dodik të të mbajmë njërën anë, edhe pse këtë e kuptoj “, ka thënë Vuçiq.
Milorad Dodik ka shtuar se “kur të vijë koha edhe Republika Sërpska do të mbajë referendum sipas shembullit të Krimesë.
MPJ Serbisë lidhur këtë krizë ka theksuar se dihen qëndrimi i Serbisë por ajo këtë qëndrim nuk e ka përcaktuar.
Vuçiq ka shtuar se fjala është për balancë ndërmjet Evropës e Rusisë, sepse qeveria serbe nuk është as gjermane dhe as dhe as ruse por e Serbisë” ka thënë Vuçiq dhe ka pyetur “a mos doni të them se ne përkrahim shkeljen e integritetit territorial e të na thonë keni hequr dorë nga Kosova apo të na thonë se do ta lëmë rrugën evropiane”.

Lini një koment