Reagim: Gënjeshtrat pamfletiste të UDB-shit Ibrahim Kelmendit
Ibrahim Kelmendi ishte i rekrutuar si informator në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, si nxënës i shkollës së mesme; me pseudonim “SIJALICA”.
“Unë, Emin Fazlija, kurrë në jetën time nuk kam qenë në shërbim të armikut, por gjithmonë me tërë qenien time kam punuar për bërjen e Shqipërisë etnike, e këtë e vërteton më së miri angazhimi dhe puna ime me gjithë ata shumë bashkëveprimtarë, me të cilët kemi bashkëvepruar.
Ibrahim Kelmendi i ofendon pa sjellur asnjë fakt, dëshmi, dokument a argumet dëshmorët e kombit. Lind pyetja: Pse I.K. nuk i bëri këto akuza derisa ishin gjallë këta atdhetar e dëshmorë të kombit: Hysen Tërpeza, Enver Hadri, Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi etj.?
I.Kelmendi e ka ditur mirë se sikur të ishin gjallë ata: Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, I.Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit. Për të gjallë të tyre, nuk e ka pasur guximin ta thotë as edhe një fjalë të keqe kundër tyre… Kurse Emin Fazlinë, duke menduar se është moçmuar dhe me shëndet të lig, ai ka hallet e veta e nuk i bie ndërmend të përgjigjet as me ligj e as me kanun..!
Ibrahim Kelmendi ishte i rekrutuar si informator në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, si nxënës i shkollës së mesme; me pseudonim “SIJALICA”.
Në vitin 1979 me urdhërin tonë krijoi Organizatën “FRONTI I KUQ POPULLOR” dhe nxjerrë organin informativ “BASHKIMI”. Qëllimi kryesor ishte kanalizimi dhe identifikimi të nacionalistave shqiptarë. Ky organizim pati sukses.
Në vitin 1980, përcjell z. HYSEN GEGEN me material propagandues për në Kosovë, ku ne ishim të informuar nga Ibrahim Kelmendi, për nisjen, datën dhe mjetin e udhëtimit. Me të arritur në Kosovë Hysen Gega është arrestuar me gjithë dokumentacionin.
Pas arratisjes së JUSUF GËRVALLËS,I.Kelmendi ka qenë i detyruar t`i afrohet. Dhe për çdo lëvizje, organizime të informojë, si koordinator në diasporë, sidomos për Gjermani dhe Zvicër”, shkruan Bota sot./standardi.info