Kalo te lënda

Ramadani: S’ka vend për panik nga Gripi i derrit

fotoDrejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se numri i të prekurve nga gripi i derrit është në suazat e normales .
Ramadani thotë se numri i qytetarëve të prekur nga gripi, është pasojë e përhapjes së madhe të sëmundjeve virale gjatë periudhës së fundit.

“Mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë vaksina si masë mbrojtëse nga gripi H1N1 dhe A1N1”, ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tw mwrkurwm është regjistruar viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave. Viktima e regjistruar është nga fshati Shlivovë i Gjilanit. Ajo në klinikë ishte transferuar në ditën e 8-të të sëmundjes.

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1. Katër pacientët ende po mjekon në Klinikën Infektive, ndërsa për 3 raste të tjera janë në pritje rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtar.

Lini një koment