Kalo te lënda

Rama impresionohet me projektin e Mimozës për Alpet (Foto)

rama-impresionohet-me-projektin-e-mimoz-euml-s-p-euml-r-alpet-foto_hdKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Kosovë. Ndalesa e parë e Ramës ishte në Gjakovë ku zhvilloi një takim me kryetaren e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën diskutoi për projektin e Alpeve si pjesë e ofertës turistike.

Rama thotë se është i impresionuar nga projekti të cilin e ka prezantuar Kusari-Lila para tij, por që nuk janë dhënë detaje se për çfarë projekti konkret bëhet fjalë.

Ndërkaq, Kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila, ka thënë se me Ramën kanë diskutuar gjerë-e-gjatë për projekte të ndryshme të përbashkëta ekonomike.

“Qytetari i nderit i Komunës së Gjakovë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nderoi Gjakovën sot me prezencën e tij në rrugëtimin e tij për në Pejë. Biseduam për Eko Zonën, Zonën e lirë ekonomike të Gjakovës dhe brendimin e produkteve të përbashkëta. Me Kryeministrin Rama do vazhdojmë diskutimet për projektet e përbashkëta”, ka thënë Kusari-Lila në Facebook.

Më vonë, Rama do të vizitojë edhe Komunën e Pejës, i ftuar nga biznesmenë kosovarë.

Ndërkaq, Kusari-Lila këtë takim me Ramën e ka shfrytëzuar edhe për t’i bërë disa fotografi ku ata shihen se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, profesionale e miqësore, fotografi të cilat i ka shpërndarë menjëherë me përcjellësit e saj në rrjetet soci

 

 

ale. /Telegrafi/

 

Lini një koment