Kalo te lënda

Po kthehej nga Meka, e sheh aeroplanin duke u fundosur në det?

po-kthehej-nga-meka-e-sheh-aeroplanin-duke-u-fundosur-n-euml-det_hdNjë grua nga Malajzia, Raja Dalelah Raja Latife, ka thënë se derisa po kthehej me aeroplan nga Meka, nga dritarja e aeroplanit ka parë se si po fundosej një aeroplan tjetër në detin Andaman.

“Vërtetë është dukur si aeroplan. Kur kam këqyrë më mirë, kam parë bishtin dhe krahun e aeroplanit në ujë”, thotë malajzianja 53 vjeçare, transmmeton Telegrafi.

Gruaja thotë se nuk do të gënjente “sepse sapo është kthyer nga vendi i shenjtë”, por një pilot me eksperiencë thotë se kjo teori është vështirë për t’u besuar, meqë aeroplanët mbi detin Andaman fluturojnë në një lartësi prej 11 mijë metrash.

Lini një koment