Një i plagosur gjatë një përleshje në Gërmi
Një përleshje fizike në Gërmi ka eskaluar dhe ka rezultuar me një person të plagosur.
Incidenti ka ndodhur në terrenet e sportive në Parkun Gërmia, rreth orës 13:30, kur gjatë përleshjes që ka ndodhur një person është plagosur.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes gjatë incidentit janë dëgjuar edhe të shtëna.
Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se sot rreth orës 13:30 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një incident në Gërmi.
“Bëhet fjalë për lokacionin e quajtur ‘te koshat’ në Gërmi, në fushën e basketit. Njësitet policore menjëherë kanë dalur ne vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin dhe aty kanë gjetur një mjet (thikë) dhe asgjë tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë .
“Si pasojë e këtij incidenti, një person dyshohet se ka pësuar lëndime, të cilat pritet të konstatohen nga mjekët kompetentë. Policia e Kosovës është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë”, thuhet në njoftim.