Ndalet mbushja e Liqenit të Badocit [video]
Është ndalur mbushja e liqenit të Badocit nga Ujmani përmes kanalit Ibër Lepenc, raporton KTV.
Që nga vendosja dhe përurimi pompoz i gypit më 16 mars nga kryeministri Hashim Thaçi e drejtori i Ujësjellësit rajonal “Prishtina” , Gjelosh Vata,nuk ka mbetur gjë. Mbushja e Badocit tashmë është ndalur.
Kjo për shkak se ujësjellësi ende nuk e di saktë a është i pijshëm ky ujë, i cili kalon nëpër kanalin e hapur të “Ibër Lepencit”.
Që nga 16 marsi Ujësjellësi vazhdimisht i ka bërë analiza laboratorike këtij uji të cilat sipas Gjelosh Vatës Vatës kanë dal të mira.
Do jetë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i cili javën e fundit të marsit do publikojë rezultatet e analizave që është duke i bërë në këtë ujë.
Derisa në fillim ishte menduar që uji i Ujmanit të shkonte drejt në fabrikë për përpunim tashmë ekziston mundësia e derdhjes së tij në Badoc dhe më pas e përpunimit në fabrikën e ujit në këtë fshat. Ujësjellësi garanton se në çezmat e qytetarëve do ketë vetëm ujë të pijshëm.