Maradona me një brune të re (Foto)
Caroline Quinn ishte modelja dhe balerina, e ftuar speciale nga “El Pibe”.
Flitet për një ndarje me të dashurën e tij, Rocio Oliva, po ashtu si edhe për një ripajtim me ish-in Veronica Ojieda që duket se është sërish shtatzënë.
Mirëpo, kur për dy alternativat e para s’ka asnjë konfirmim a mohim, Maradona duket ka zgjedhur një rrugë të tretë. Sipas shtypit argjentinas, dy yjet bukuroshe të vendit amerikano-jugor, Vicky Xipolitakis bashkë me shoqen e saj Caroline Quinn, kanë udhëtuar në Dubai, të ftuar nga “El Pibe”, që u ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet.
Megjithatë duket se e ftuara vërtet ‘speciale’, nuk ka qenë bjondia Vicky, por zeshkania Carolina. Ajo është një modele dhe balerinë, jo aq mediatike si shoqja Xipolitis.
Megjithatë duket se i ka lënë shumë përshtypje Maradonas, i cili i ka rezervuar qëndrimin në një nga hotelet me 7 yje të Dubait. Ndërkohë që të dyjave i ka “kontrolluar” edhe telefonat, në mënyrë që të mos “rridhte” asnjë foto nga luksi që po përjetonin bukuroshet bashkë…me Maradonën.


