Kapen 231 kg drogë
Një sasi prej 231 kilogramë lëndë narkotike e tipit marijuanë është kapur ditën e sotme në kufirin shqiptaro-grek.
Droga u kap nga policia greke në afërsi të Janinës. Sipas burimeve zyrtare, lënda narkotike u gjet në një mjet, i cili u braktis kur dy trafikantët pikasën se policia u ishte vënë pas. Ndërkaq, policia ndaloi një makinë të dytë, e cila kishte për detyrë të kontrollonte rrugën.
Në pranga janë vënë dy shqiptarë të cilët dyshohen të jenë bashkëpunëtorë në këtë trafik.