Kalo te lënda

Identifikohen 47 viktima të luftës, varrimi më 26 mars

403x302173851largea_mungojne1382520010Viktimat janë nga Suhareka dhe Krusha e Vogël e Rahovecit. Ky është njëherësh numri më i madh i viktimave që do t’u dorëzohen familjarëve që prej vitit 2006, derisa vazhdojnë të mbesin ende 1700 të pagjetur në mbarë vendin, raporton KTV .

Një punë e madhe dhe e mundimshme është bërë derisa kanë mbërritur në këtë moment. Mbetjet e viktimave të luftës së fundit, pasi janë identifikuar, po futen në arkivolet e mbuluar me flamujt kuq e zi. Punëtorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore po i bëjnë gati që mbetjet t’u shkojnë Familjarëve që janë nga Suhareka dhe Krusha e Vogël e Rahovecit.
Të hënën dhe të martën, familjarët e të identifikuarve do të vizitojnë Institutin për përfundimin e procedurave, para se të dërgohen për rivarrim.
Në mesin e viktimave që janë identifikuar janë edhe katër fëmijë të vrarë në vitin 1999, ka thënë Arsim Gërxhaliu, drejtor i I institut për Mjekësi Ligjore .
Në komunën e Suharekës mbesin edhe më shumë se 100 të pagjetur, derisa varrimi i të identifikuarve do të bëhet më 26 mars. Kjo datë përkon edhe me përvjetorin e masakrës së vitit 99 në këtë komunë, ku u vranë 50 persona, 47 nga ta të familjes Berisha.
E Krusha e Vogël e Rahovecit pret të marrë vesh për fatin e 86 banorëve të saj, ndërsa në mbarë Kosovën mbesin mbi 1700 të pagjetur.

Lini një koment