Babai plagos djalin me sëpatë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku babai ka goditur me sëpatë djalin, pas një sherri në familje. Sipas policisë, dali 18 vjeçar, i identifikuar si Alban Sejdarasi ka qenë në gjumë në momentin kur është goditur nga i ati. Burimet zyrtare bëjnë me dije se sherri në familje ka ndodhur për shkak të abuzimit të tepërt me alkoolin që kryente kryefamiljari 52 vjeçar, Thoma Sejderasi. Mësohet së ai ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer aktin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 në këtë qytet. Djali 18 vjeçar është qëlluar me sëpatë në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai pritet të dërgohet në spitalin e kryeqytetit.
Ndërkaq, blutë e Korçës kanë vënë në pranga 52 vjeçarin për të vazhduar procedimin e mëtejshëm.