Kalo te lënda

​‘Ringjallet’ Paul Walker (Video)

lsquo-ringjallet-rsquo-paul-walker_hdI ndjeri Paul Walker i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti me makinë, rikthehet sërish në ekran, për të vazhduar filmin që e kishte nisur për xhirim përpara vdekjes së tij në Nëntor të vitit 2013.

Walker shfaqet në trailerin e “Brick Mansions” në formën më të mirë dhe në kulmin e aftësive të tij të aktrimit, duke u bërë protagonist i disa skenave vërtet të vështira.

Aktori i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, është protagonist i disa dyluftimeve dhe veprimeve të rralla akrobatike që të lënë pa frymë.

“Brick Mansions”, së shpejti në kinema, do të jetë edhe homazhi i fundit mbi karrierën e shkëlqyer, të ndërtuar në jetën e shkurtër të aktorit të pafat. /Telegrafi/KP/

Lini një koment