Kalo te lënda

Zbulohet misteri i telefonatave dhe fjalët e fundit të pilotit

zbulohet-misteri-i-telefonatave-dhe-fjal-euml-t-e-fundit-t-euml-pilotit_hdEdhe ditën e pestë të zhdukjes, po vazhdon kërkimi i udhëtarëve dhe ekuipazhit të avionit që fluturoi nga Kuala Lumpuri i Malajzisë në Pekin të Kinës.

Edhe pse nuk ka ende asnjë gjurmë, në publik dolën gjoja fjalët e fundit të pilotit në fluturimin fatal.

“Në rregull, natën e mirë”, thuhet se ishin fjalët e tij.

Këtë informacion e bëri publik Iskandar Sarudin, ambasador, teksa ka biseduar me familjet e të zhdukurve në Pekin.

Autoritetet lokale thonë se nuk dinë se në cilin drejtim është zhdukur aeroplani.

Po ashtu, është sqaruar misteri që ka të bëjë me telefonatat, pra se po bëjnë celularët e të zhdukurve. Kjo i mbante gjallë shpresat e familjarëve, se të dashurit e tyre mund të mos kenë vdekur. Por, sipas ekspertëve, ky fenomen i “thirrjeve fantome” tregon vetëm se po kërkohet rrjeti.

“Kjo nuk do të thotë se telefoni që thërret cingëron”, thotë Jeff Kagan. “Rrjeti kërkon telefonin, dhe fillimisht bazohet në vendin ku celulari ishte herën e fundit. Pas kësaj vazhdon kërkimi dhe nëse nuk ka sukses, thirrja ndërpritet”.

Lini një koment