Shkolla e vrasësit që arsimonte brezat e rinj
Sadik Abazi, si njëri prej pjesëmarrësve në krime të rënda, prej vitit 2007 ka hapur shkollën e tij private profesionale në Davidovc të Shtimes Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj para atëherë patën zgjedhur fjalët më të mira në ceremoninë e hapjes së një shkolle nga një vrasës, tashmë të konfirmuar nga Gjykata e Apelit – shkruan Koha Ditore.
Hoxhaj në atë kohë ishte ministër i Arsimitë, ndërsa Limaj minsitër i Transportit dhe Terlekomunikacionit. Në këtë cilësi, në gusht të vitit 2007 ata kishin marrë pjesë në hapjen solemne të një shkolle të mesme private në Shtime, pronë e Sadik Abazit. Abazit iështë vërtetuar me aktgjykim të formës së prerë dënimi me 12 vjet burgpër vrasje në bashkëkryerje të Ibush Klokoqit, së bahku me Nazim Bllacën, Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën.
Ministria e Arsimit që e kishte licencuar këtë shkollë për herë të parë më 31 mars 2008, ka thënë se do ta rishqyrtojë licencën pas krijimit të rrethanave të reja. Është arsyetuar se në vitin 2007 Abazi kishte sjellë vërtetim të Gjykatës Komunale të Ferizajt se nuk ishte nën hetime.
Abazit para më shumë se një viti i ishte vërtetuar me aktgjykim të formës së prerë dënimi me 12 vjet burgim për vrasje në bashkëkryerje të Ibush Kllokoqit