Kalo te lënda

“Po shkelet ligji për klasifikimin e informacioneve”

fotoKomisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovar e të Intelegjencës në mbledhjen e sotme ka diskutuar për verifikimin e disa prej zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

Kryetari i këtij komisioni, Florin Krasniqi, ka treguar se, klasifikimi i informacionit dhe verifikimi i sigurisë është tepër ligj i rëndësishëm.Procesi i verifikimit të pjesëtareve të Policisë dhe shërbimit korrektues ka ngritur mjaft shqetësime në radhët e tyre, ka shpjeguar ai.
“Të gjithë ata që dyshojnë që nuk e kanë kaluar procesin e verifikimit sepse i është bërë e padrejtë prej agjencisë është mirë me u anku me shkrim në Komision.Një pjesë e tyre që kam pas rast mi pa vërtetë Agjencia nuk i ka  në proces të verifikimit me arsyeje shumë të forta”, ka thënë Krasniqi.
Kurse  për anëtarin tjetër të komisionit, Burim Ramadanin, personat të cilët kanë rënë prej verifikimit duhet menjëherë të transferohen ose të largohen nga detyra.
“Në Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme personat të cilët kanë rënë prej verifikimit ose kanë marrë verifikim negativ që me ligj do të duhej menjëherë të transferohen ose të largohen nga detyra të cilën e kanë, por po vazhdojnë të punojnë në të njëjtët detyrë dukje pasur qasje në dokumente sekrete ose konfidenciale, dhe kjo është një shkelje e madhe e ligjit për klasifikimit e informacioneve”, ka thënë ai.

Duke besuar se kjo është mesazh tepër i qartë sidomos për PK-në dhe MBPB që nuk guxojnë të mos respektojnë ligjin.

Nga ana tjetër, Fadil Demaku, njëherësh anëtar i komisionit, ka treguar se ka pasur shumë ankesa  të njerëzve që janë dashur të kalojnë përmes verifikimit.

“Ne si Komision brenda asaj që na lejon ligji do ti marrim në shqyrtim gjitha këto raste dhe do ti shikojmë dmth se ka pas shkelje, ka pas elemente personale subjektivizmi apo çështje tjera që  kanë mundur të ndikojnë në proces”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Lini një koment