Përplasen keq Kuçi, Williamson dhe Borchardt!
Ekranet mediale rrallëherë e sjellin përplasjen brenda takimeve zyrtare. Ajo që rëndom shihet para shkëlqimit të kollareve të njerëzve me funksione e përgjegjësi shtetërore nuk tregon pothuaj kurrë ballafaqimin e njëmendet.
I ngjashëm ishte edhe takimi tri përmasor i përfaqësimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës, i përfaqësuar nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, prokurori i TFHS-së, Clint Williamson dhe shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt.
Një ditë pas këtij takime është bërë i njohur një informacion kryesisht protokollare mbi atë çfarë realisht ka ndodhur brenda takimit.
E vërteta e këtij takimi për herë të parë ka përplasur këmishëbardhët tri përmasorë të përfaqësimit, siç bëjnë të ditura burimet e Publiku.net. Përplasja ka ndodhur për shkak të një parimi fondamental të funksionalizimit apo të manipulimit të drejtësisë në rrafshin ndërkombëtar në raport me popullin shqiptar të Kosovës dhe luftën e tij.
Si asnjëherë më parë në takime të tilla, Zëvendëskryeministri i Kosovës ka qenë i qartë dhe pa ekuivokë përballë përfaqësuesve praktikisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Midis tjerash, zëvendëskryeministri Kuçi ka potencuar se ai, (personalisht, vër. jonë), nuk do të nënshkruaj kurrë tribunal për popullin tim që ka bërë një luftë çlirimtare, raporton burimi i Publiku-t.
Por kjo nuk ishte pika kulmore e tij. Kuçi ka bërë gjithashtu të çartë se nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që e bartë ndonjë gjykim eventual jashtë Kosovës dhe jashtë institucioneve të EULEX-it, transmeton publiku.
Ai në vazhdim e ka arsyetuar qëndrimin tashmë të njohur të institucioneve të Kosovës. Republika e Kosovës ka kapacitete dhe mundësi të ofrojë mundësi dhe përgjegjësi për rrethanat të tilla, siç është edhe mundësia e shtrimit para drejtësisë të mëdyshjes dhe pretendimit të ngritur prej raporti Dick Marty, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë e ka parë si hapësirë optimale edhe bashkërendimin dhe bashkëpunim e misionit EULEX-it në lidhje me pretendime të tilla të ngritura.
Madje, në një rast, Kuçi e ka ngritur lehtë edhe çështjen ‘e lëndimit’ të drejtësisë sui generis, siç është Misioni EULEX në Kosovë, i parë i këtij lloji i Bashkimit Europian, përballë kërkesave të ‘tribunalit’.
Nga burime profesionale të Gjykatës Kushtetuese, Publiku.net ka marrë mendimin se në Kosovës, ka imunitete vetëm Presidenti i Kosovës e askush tjetër përballë EULEX, për temat që është duke i ngritur prokurori amerikan, Clint Williamson, gjatë kohës gjersa ai është në mandat. Në të kundërtën të gjithë të tjerët mund të përballen drejtpërdrejt me gjykatën deri në arrestime dhe burgime edhe gjatë kohës gjersa janë në funksione shtetërore.
Për informacion ndaj lexuesve duhet thënë se draft i «Tribunalit», që ka qarkulluar në mediat e Kosovës e sheh ndryshe pozitën e Presidentit të vendit përballë tribunalit.
Sipas burimeve të Publiku.net, drafti i «Tribunalit» ka ardhur drejtpërdrejt në Kosovë në dy gjuhë, në anglisht dhe në shqip, nga Zyra e Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton. Fjala është për draftin e «Tribunalit» të cilin e ka e botuar e përditshmja «Tribuna» (në origjinal në shqip, vër. jonë).
Sipas atij drafti edhe Presidenti i Kosovës nuk ka imunitetet. Pra thënë hipotetikisht, një Trinunal i tillë ,mund ta marre e ta burgos në Kosovë gjithkënd. Kjo dëshmon që sovraniteti i Kosovës, kur është në pyetje rrethana kushtetuese e shqyrtimit të «Tribunalit», pushon në raport me institucionet e Kosovës dhe bartet te «Tribunali».
Por t’i kthemi ballafaqimit të treshes, pasi qëndrimit të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, i këtij mendimi nuk ka qenë përfaqësuesi i TFHS-së, prokuroi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Williamson. Ai ka vë në pikëpyetje kapacitetet dhe mundësitë e një gjykimi eventual brenda Kosovës. Madje ai, sipas burimeve të Publiku.net, ka shprehur rezerva edhe në raport me ‘kapacitetet’ e EULEX.
Mirëpo, Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, nuk do të ishte kurrë europian sikur të mos ishte më parë gjerman. Ai ka pohuar se EULEX është ‘i rritur’ për t’u përballur edhe me pretendimet e ngritura nga raporti Dick Marty dhe shtesat e saj. Natyrisht pas këtij qëndrimi, prokurori Clint Williamson, nuk ka dashur të ballafaqohet. Ai ka treguar se misioni i tij është kryer dhe se si dhe çfarë do të ndodhë më tej është një çështje e Quint-it në Kosovë.
Java e ardhshme mund të jetë vendimtare se si do të vendoset mbi «tribunalin» e shpikur për shqiptarët e Kosovës. Në këtë rast vërtet, të Mjerë, duke marrë për bazë realitetin, që nga një popull liridashës edhe në luftë, po shndërrohet në një popull mëkatar në paqe!?