Kalo te lënda

Musliu: Naim Tërnava është si Putini

fotoPër kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, imami Osman Musliu thotë se është i ngjashëm si Putini, pasiqë është i dhunshëm dhe e ka ndërruar kushtetutën. “Shkojnë do kriminelë që janë mësu me jetu si kriminelë, shefat e tyre hajnë donera në Stamboll e vijnë këtu, vijnë e u thonë njerëzve hajde me shku në Siri”, ka thënë Musliu.

Ai ka folur edhe për çështje të tjera, si për rastin e Nënës Terezë, duke thënë se e respekton si një humaniste por jo si të shenjtë, pasiqë thotë se pas profetit Muhamed, ai nuk njeh njerëz tjerë të shenjtë.

Osman Musliu: Hoxhallarët keqpërdorin paratë që destinohen për njerëzit me nevojë. Ka pasur hoxhallarë që kanë bashkëpunuar me të gjitha pushtetet, ashtu siç ka pasur që na kanë mësuar fshehtë për rilindasit tanë. Kështu thotë imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu.

“Është e vërtetë që në emër të shoqatave humanitare, shembull shoqatat arabe, ata jam i bindur që i kanë dhënë paratë prej zemrës, por tash ky hoxha i vendit tonë vjen i merr paratë e atij donacioni edhe shkon blenë jetimë, blenë njerëz dhe i kushtëzon ato para dhe thotë mos më thuaj mua se unë nuk kam bërë asgjë”, ka thënë Musliu

Lini një koment